Mirëdita edhe nga unë.
Më lejoni që fillimisht ta uroj kryetarin e komunës për punën jashtëzakonisht të motivuar dhe të suksesshme. Të falënderoj këshilltarët që e mbështesin punën e kryetarit të komunës, administratën këtu në Vinicë, të cilët po ashtu e mbështesin punën e kryetarit, sepse pa këtë nuk do të mund të realizoheshin projekte. Gjithashtu, do të doja të falënderoj edhe zëvendëskryeministrin dhe ministër i Transportit, si dhe kolegët nga Qeveria, deputeten që vjen nga Vinica, të cilët me punën dhe përkushtimin e tyre të përditshëm kontribuojnë për më shumë projekte për Vinicën, por edhe për rrethinën, sepse është shumë e rëndësishme që në këtë mënyrë të zhvillohet i gjithë ky rajon dhe Komuna e Vinicës.
E shfrytëzoj këtë rast për të paralajmëruar edhe një projekt tjetër të rëndësishëm, i cili më në fund po fillon të realizohet, e ai është rruga eksprese Koçan–Vinicë–Dellçevë. Javën e ardhshme do të shpallet thirrje publike për përgatitjen e studimit të fizibilitetit dhe zgjidhjes paraprojektuese, me çka praktikisht fillojmë realizimin e këtij projekti. Ky është një proces që zgjat disa muaj, e më pas me mjete nga buxheti dhe në bashkëpunim me institucionet financiare ndërkombëtare do të shpallet tender për realizimin sipas parimit “Yellow FIDIC” të këtij projekti, i cili do të jetë shumë i rëndësishëm dhe është premtuar me vite, por ja që erdhi koha edhe të realizohet.
Edhe një çështje tjetër që mendoj se po e përfundojmë gradualisht, sepse ato procese duhet të përfundojnë në aspekt kohor, është se më në fund kemi mbledhur oferta nga institucione financiare me renome botërore për financimin e projektit të spitalit klinik, fakultetit të mjekësisë dhe konviktit studentor në Shtip. Kështu që javën e ardhshme kam takim me ministren e Financave, e më pas takim të përbashkët edhe me ministrin e Shëndetësisë dhe pres që, si pjesë e atij bashkëpunimi strategjik me Britaninë e Madhe, edhe ky proces më në fund të fillojë të lëvizë, sepse kishte disa norma ligjore që duhej të përfundonin dhe pres që gjithçka të vihet në binarë dhe shumë shpejt të jemi dëshmitarë të rifillimit të ndërtimit të këtyre objekteve, nga fillimi, por edhe të vazhdimit të asaj që duhet të vazhdohet.
E shfrytëzoj edhe një herë këtë rast që ta uroj kryetarin e komunës dhe t’i dëshiroj të vazhdojë edhe më tej, të mos ndalemi këtu. Është mirë të jemi të suksesshëm, por duhet të jemi edhe më të suksesshëm në të ardhmen.