Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Mickoski paralajmëron investime dhe punësime të reja në “Kostal”

Mickoski paralajmëron investime dhe punësime të reja në “Kostal”

Faleminderit edhe nga ana ime еdhe ndaj mediave që jeni këtu.

Unë shpreh kënaqësinë time, sepse “Kostal” i beson Ohrit, i beson Maqedonisë, beson në biznesin e vet këtu dhe vazhdon ta zgjerojë gamën e tij të prodhimit.
Megjithatë, bëhet fjalë për një kompani që në përgjithësi është biznes familjar me një traditë të gjatë. Aktualisht, nëse e analizojmë gjendjen e tyre në vitin 2024, arrijmë në një qarkullim prej rreth 3.5 miliardë eurosh, që është një arritje e rëndësishme.
Qëllimet e tyre këtu në Maqedoni janë mbresëlënëse, të sigurojmë 200 vende të reja pune, të arrijmë një qarkullim i cili do të jetë më i madh se 300 milionë euro dhe ne si Qeveri jemi absolutisht këtu për të ndihmuar në realizimin e këtyre qëllimeve, sepse kjo për ne si shtet është shumë e rëndësishme.

Accessibility Menu