Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Mickoski: Bashkëpunimi mes INOVA-s dhe universiteteve shtetërore është kyç për zhvillimin e shkencës dhe ekonomis

Mickoski: Bashkëpunimi mes INOVA-s dhe universiteteve shtetërore është kyç për zhvillimin e shkencës dhe ekonomis

Të nderuar përfaqësues të komunitetit akademik,

I nderuar publik

Arsimi nuk është shpenzim – ai është investimi më i fuqishëm për të ardhmen e shtetit. Në çdo shkollë që ndërtojmë, ndërtojmë edhe forcën e atdheut tonë.

Nelson Mandela ka thënë: “Arsimi është arma më e fuqishme që mund ta përdorësh për ta ndryshuar botën.”

Prandaj, për mua është nder që sot jam pjesë e kësaj ngjarjeje, e cila i kushtohet avancimit të bashkëpunimit mes akterëve kyç në zhvillimin e shkencës, inovacioneve, sipërmarrjes, zhvillimit teknologjik dhe dijes.

Iniciativa e Agjencisë për Inovacione, Zhvillim Shkencor-Teknologjik dhe Sipërmarrje (INOVA) për vendosjen e bashkëpunimit me universitetet shtetërore paraqet një hap të rëndësishëm në drejtim të lidhjes më të mirë të arsimit, shkencës dhe ekonomisë. Në kushtet e ndryshimeve të shpejta globale, partneritetet e tilla janë të domosdoshme për krijimin e rezultateve të qëndrueshme dhe afatgjata.

Roli i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, si dhe i universiteteve, është i një rëndësie të veçantë në ndërtimin e një sistemi që do të mundësojë zhvillimin e kuadrove cilësore, të përgatitur për t'iu përgjigjur sfidave bashkëkohore. Njëkohësisht, lidhja me sektorin privat dhe institucionet krijon bazën për një transferim më efikas të njohurive dhe teknologjive.

Fokusi i këtij partneriteti është në përputhje me prioritetet tona strategjike, e ato janë: nxitja e inovacioneve, mbështetja e sipërmarrjes dhe "startup-eve", si dhe zhvillimi i një ekonomie konkurruese të bazuar në dije.

Nënshkrimi i këtij memorandumi për bashkëpunim paraqet një mesazh të fuqishëm se së bashku mundemi më shumë, se përmes partneritetit mund të krijojmë kushte për zhvillimin e sipërmarrjes, për mbështetjen e "startup-eve", për rritjen e konkurrueshmërisë së kompanive tona dhe për ndërtimin e ekonomis të bazuar në dije.

Është veçanërisht e rëndësishme që kjo iniciativë hap hapësirë për bashkëpunim më të thellë ndërmjet universiteteve, institucioneve dhe sektorit të biznesit, gjë që mund të rezultojë me projekte të reja, hulumtime të përbashkëta dhe krijimin e zgjidhjeve me zbatim real. Në këtë mënyrë, krijohen kushte për mbajtjen e talenteve të rinj dhe përfshirjen e tyre aktive në zhvillimin e ekonomisë vendase.

Pres që përmes aktiviteteve të përbashkëta të përmirësohet ekosistemi inovativ dhe teknologjik, të nxitet fryma sipërmarrëse tek të rinjtë dhe të krijohen mundësi të reja për zhvillim dhe rritje.  

Si Qeveri, mbetemi të përkushtuar në mbështetjen e iniciativave që kontribuojnë në zhvillimin ekonomik, inovacionet dhe lidhjen më të mirë ndërmjet institucioneve.

Në fund, më lejoni që edhe një herë t'i përgëzoj të gjitha palët e përfshira për këtë iniciativë domethënëse dhe të shpreh bindjen se ky partneritet do të sjellë rezultate konkrete dhe përfitime afatgjata për mbarë shoqërinë.

Ju faleminderit!

Accessibility Menu