Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Mickoski nga Vjena: Përcaktimi i Qeverisë është i qartë, ndërtojmë ekonomi e cila krijon, e jo vetëm që shpenzon

Mickoski nga Vjena: Përcaktimi i Qeverisë është i qartë, ndërtojmë ekonomi e cila krijon, e jo vetëm që shpenzon

Ka momente kur Evropa duhet të zgjedhë: a do të reagojë apo do të udhëheqë.

Sot jemi pikërisht në një moment të tillë.

Jetojmë në një kohë rishqyrtimi.

Një kohë kur siguria nuk merret si e mirëqenë, kur energjia bëhet politikë, bashkë me ekonominë bëhen çështje mbijetese.

Në rrethana të tilla, fjalët kanë më pak peshë se vendimet, ndërsa deklaratat vlejnë aq sa jemi të gatshëm t’i zbatojmë.

Prandaj, diskutimi për ekonominë, tregtinë dhe investimet është një temë teknike, por edhe një debat i thellë për atë se çfarë Evrope duam të ndërtojmë.

A do të jetë një kontinent që përshtatet me krizat apo një kontinent që e formëson botën dhe rregullat e saj.

Përcaktimi ynë është i qartë.

Të ndërtojmë një ekonomi që krijon, e jo vetëm që shpenzon.

Të ndërtojmë një shtet që ofron siguri, e jo pasiguri.

Të ndërtojmë një sistem ku puna shpërblehet dhe besimi ka vlerë.

Këto nuk janë slogane të përditshme.

Ky është një drejtim i qartë.

Investimet i shohim si motor të ndryshimeve.

Ndryshime që sjellin industri të re.

Dituri të reja.

Cilësi të re.

Standard të ri.

Ne nuk kërkojmë vetëm investitorë të huaj.

Kërkojmë partneritet.

Kërkojmë besim.

Kërkojmë vizion të përbashkët se ku duam të jemi pas dhjetë vitesh.

Austria është një nga partnerët e rrallë me të cilët ky vizion mund të shndërrohet në realitet.

Jo vetëm për shkak të pranisë ekonomike, por edhe për shkak tëkonzistencës, seriozitetit dhe njohjes së rajonit.

Por më lejoni të jem i qartë.

Nuk duam vetëm ta ruajmë bashkëpunimin.

Duam ta ngremë në një nivel më të lartë.

Koha e re kërkon një dinamikë të re.

Më shumë investime në prodhim.

Më shumë investime në energjetikë.

Më shumë partneritete në transformimin digjital.

Më shumë infrastrukturë që lidh, e jo që ndan.

Tranzicioni energjetik është një test për të gjithë ne.

Test i kapacitetit.

Test i vizionit.

Test i lidershipit.

Për ne, ai është një mundësi.

Një mundësi për të krijuar një ekonomi e cila do të jetë më e fortë se krizat dhe e gatshme për të ardhmen.

Por kjo mundësi mund të realizohet vetëm me partnerë që mendojnë afatgjatë.

Prandaj na duhet një Evropë e cila nuk pret, por vepron.

Evropë e cila nuk heziton, por vendos.

Evropë që nuk i frikësohet konkurrencës, por e krijon atë.

Të nderuar miq,

Do të them diçka që besoj se të gjithë e ndiejmë, por rrallë e themi mjaftueshëm qartë:

Evropa nuk do të jetë e fortë nëse pjesët e saj mbeten të dobëta.

Evropa nuk do të jetë stabile nëse periferitë e saj mbeten të pasigurta.

Evropa nuk do të jetë e konkurrueshme nëse ekonomitë e saj nuk rriten së bashku.

Prandaj kjo është një çështje e bashkëpunimit bilateral.

Por, kjo është edhe një çështje e përgjegjësisë së përbashkët.

Ne jemi të gatshëm ta marrim këtë përgjegjësi.

Jemi të gatshëm të punojmë.

Jemi të gatshëm të marrim vendime.

Jemi të gatshëm të japim rezultate.

Dhe për këtë arsye besojmë se me një partneritet të bazuar në besim dhe projekte konkrete, do të ndërtojmë diçka që do të zgjasë më shumë se një mandat, më shumë se një krizë, më shumë se një gjeneratë.

Evropa nuk duhet të jetë vetëm një ide.

Evropa duhet të jetë rezultat.

Ju faleminderit.

Accessibility Menu