Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Aliu: Zgjerohen kapacitetet e repartit të psikofiziologjisë në Klinikën e Fëmijëve në “Majqin Dom”

Aliu: Zgjerohen kapacitetet e repartit të psikofiziologjisë në Klinikën e Fëmijëve në “Majqin Dom”
 
Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, sot vizitoi Klinikën “Majqin Dom”, me rastin e zgjerimit të kapaciteteve hapësinore të repartit të psikofiziologjisë.
 
"Zgjerimi mundëson organizim më efikas të aktiviteteve diagnostikuese dhe terapeutike si dhe sigurimin e mbështetjes profesionale në fushën e zhvillimit të fëmijëve. Hapësirat e reja krijojnë një mjedis funksional, si për ekipin profesional ashtu edhe për pacientët me vështirësi zhvillimore dhe familjet e tyre. Ky është një hap i rëndësishëm në përmirësimin e vazhdueshëm të kujdesit shëndetësor, me fokus të veçantë në zbulimin e hershëm, ndërhyrjen në kohë dhe kujdesin gjithëpërfshirës për fëmijët me vonesa në zhvillimin psikomotor dhe autizëm", theksoi ministri Aliu.
 
Realizimi i këtij zgjerimi është mundësuar falë bashkëpunimit me disa kompani dhe individë shoqërisht të përgjegjshëm që e mbështetën këtë iniciativë.
 
Ministria e Shëndetësisë dhe Klinika e Sëmundjeve të Fëmijëve mbeten të përkushtuara për përmirësimin e kushteve të trajtimit dhe sigurimin e cilësisë së lartë të kujdesit shëndetësor për pacientët më të vegjël.
 

Accessibility Menu