Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Durmishi: Nuk do të lejojmë rritjen e pagave të funksionarëve

Durmishi: Nuk do të lejojmë rritjen e pagave të funksionarëve

Ministri i Ekonomisë dhe Punës Besar Durmishi, në emisionin Top Tema në TV Telma, tha se Qeveria do ta zvogëlojë koeficientin e pagave të funksionarëve, me qëllim që pagat e tyre të mos rriten bashkë me pagën minimale.

“Ju e dini se sipas ligjit, me rritjen e pagës minimale automatikisht rriten edhe pagat e tjera, sepse pagat e funskionarëve përllogariten me koeficient. Ne do t’i ulim koeficientët për funksionarët, me qëllim që të mos rriten pagat e funksionarëve”, tha Durmishi.

Nga marsi, do të rritet sërish paga minimale për gati 2.000 denarë, ashtu siç e parashikon ligji. Bashkë me të do të rriten edhe pagat tjera. 

Ndryshe, Ministri Durmishi në emër të Qeverisë dje arriti marrëveshje për rritjen e pagave të rreth 11 mijë administratorëve, të cilat do të rriten për rreth 40% në 3 vitet e ardhshme. 

Ai tha se gjatë vitit të kaluar janë rritur pagat edhe në shëndetësi, polici dhe ushtri. 

Gjithashtu, Durmishi përkujtoi se janë rritur edhe pensionet dhe ndihmat sociale.

Accessibility Menu