Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Fetai: Regjistri i centralizuar për pronën e paluajtshme shtetërore po bëhet realitet

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut

Në mbledhjen e sotme Qeveria ka miratuar informatën e Kabinetit të Zëvendskryeministrit të ngarkuar për politikat e qeverisjes së mire, me të cilën obligohen të gjitha institucionet shtetoërore të deklarojnë pronën shtetërore të cilën e menaxhojnë.


Institucionet janë të detyruara që bredna 30 ditësh të plotësojnë një formular digjital, ku do të evidentohen të gjitha të dhënat për pronën shtetërore në Maqedoninë e Veriut. Këto të dhëna do të menaxhohen nga Ministria për transformimin digjital dhe do të japin një pasqyrë të qartë për pronën e paluajtshme shtetërore në vend.


Në bazë të këtyre të dhënave të grumbulluara pritet të krijohet Regjistri i centralizuar për pronën e paluajtshme shtetërore, i cili do të formalizohet pasi të miratohet Ligji per regjistrin e centralizuar për palujtshmerit shteterore.  Për përpilimin e këtij Ligji, kabineti i Zevdenskryeministrit Arben Fetai, do të shfrytezoje praktikat kroate.


Duke komentuar vendimin e sotëm të Qeverisë, Zëvendëskryeministri i ngarkuar për politikat e qeverisjes së mire thotë se Regjistri i centralizuar për pronën e paluajtshme shtetërore po bëhet realitet.


Qëllimi i Regjistrit është të përmirësojë menaxhimin dhe të parandalojë keqpërdorimet eventuale me pronën shtetëore.

Accessibility Menu