Sot në Podgoricë, ministri i drejtësisë Igor Fillkov zhvilloi takim bilateral me ministrin e drejtësisë të Malit të Zi, Bojan Bozhoviq.
U diskutua për avancimin e bashkëpunimit në fushën e sundimit të ligjit, pavarësisë së sistemit gjyqësor dhe zbatimin e reformave në sistemin gjyqësor në kontekstin e integrimit evropian.
U konfirmuan marrëdhëniet e shkëlqyera ndërmjet vendeve tona, të cilat bazohen në miqësi, besim dhe mbështetje reciproke.
U shqyrtuan mundësitë për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit, veçanërisht përmes shkëmbimit të përvojave, praktikave të mira dhe bashkëpunimit institucional brenda proceseve të reformës dhe përafrimit me legjislacionin evropian.
Bashkëpunimi dhe koordinimi rajonal janë thelbësorë për arritjen e rezultateve të qëndrueshme në reformat e drejtësisë dhe për forcimin e perspektivës evropiane të rajonit.