Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Latifi Azizi: Qeveria mbajti seancë të jashtëzakonshme, u miratua vendimi që një pjesë e rezervave shtetërore të naftës t’i jepen hua Qytetit të Shkupit

Latifi Azizi: Qeveria mbajti seancë të jashtëzakonshme, u miratua vendimi që një pjesë e rezervave shtetërore të naftës t’i jepen hua Qytetit të Shkupit

Të nderuar,

 

Qeveria mbajti mbledhje të jashtëzakonshme për shkak të mungesës së energjensëve për funksionimin e transportit publik në territorin e Qytetit të Shkupit, ku u konstatua gjendja e rëndë dhe mungesa e karburantit për nevojat e Ndërmarrjes së Qarkullimit Publik me çka Qeveria u kyç për zgjidhjen e këtij problemi.

 

U miratua vendimi me të cilin përcaktohet ekzistenca e gjendjes së krizës në furnizimin me energji për ngrohje në rajonin e Shkupit, për shkak të mungesës së energjisë termike , mundësisë për përdorimin e karburanteve alternative dhe situatës në tregun e energjisë termike.

 

Në bazë të këtij vendimi, u mundësua huazimi i një pjese të rezervave shtetërore të naftës për Qytetin e Shkupit.

 

Gjithashtu, sot Byroja për Furnizime Publike miratoi vendim me të cilin plotësohen kushtet për të zhvilluar procedurë negociuese pa shpallje të thirrjes, me qëllim shkurtimin e periudhës për blerjen e derivatit të nevojshëm për Qytetin e Shkupit.

 

Me këtë, Qeveria e adreson dhe e zgjidh çështjen e vështirësive në funksionimin e Ndërmarrjes së Qarkullimit Publik.

Accessibility Menu