Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Mickoski: Reparti i Traumatologjisë në ish-Spitalin e Qytetit është rikonstruktuar plotësisht dhe është vënë në funksion

Mickoski: Reparti i Traumatologjisë në ish-Spitalin e Qytetit është rikonstruktuar plotësisht dhe është vënë në funksion

Mirëdita edhe nga unë.

Do të doja ta shfrytëzoj këtë mundësi për t'i përgëzuar drejtorin dhe të gjithë të punësuarit në këtë institucion shëndetësor për punën që bëjnë dhe për gjithçka që kontribuojnë, në mënyrë që pacientët të marrin shërbime dinjitoze dhe trajtim dinjitoz.

Që nga viti 1965 e deri më sot nuk është vendosur asnjë gozhdë, prandaj, ngadalë, por sigurtë, fillojmë t'i realizojmë këto prioritete. Fatkeqësisht, nuk mund ta korrigjojmë brenda natës atë që është shkatërruar për dekada me radhë, por po i zgjidhim prioritetet një nga një.

Kështu që edhe në periudhën që vjen, shëndetësia do të mbetet një nga prioritetet kryesore të punës së Qeverisë. Do të vazhdojmë të investojmë. Tashmë buxheti për shëndetësinë tejkalon një miliard euro në vit. Kemi plane dhe projekte zhvillimore që në periudhën në vijim do të fillojnë të realizohen. Ky është vetëm një nga investimet e shumta në shëndetësi që kemi realizuar gjatë këtyre dy viteve. Në periudhën që vijon do të kemi edhe disa projekte të tjera të këtij lloji.

Në përgjithësi, dua t'i përgëzoj të gjithë ata që janë përfshirë në realizimin e këtyre projekteve, ministrin, i cili më parë ishte drejtor i Fondit për Sigurim Shëndetësor, si dhe punonjësit shëndetësorë, sepse këto projekte janë prioritet për ne dhe në këtë drejtim do të vazhdojmë tutje.

Accessibility Menu