Mirëdita edhe nga unë, nuk mund të mos them se jam jashtëzakonisht i lumtur dhe i kënaqur nga ajo që edhe një projekt përfundoi, edhe një object është rinovuar.
Edhe një objekt mund të ofrojë kushte më cilësore për përkujdesjen dhe kujdesin ndaj pacientëve.
Diçka që me dekada deri tani as nuk ishte menduar të rinovohej diçka, e lëre më të bëhej. Ja, tani përfundoi.
Dëgjuat nga folësi i mëparshëm për atë se çfarë është bërë, unë nuk do të doja të përsëritem. Do të doja ta përgëzoj drejtorin për të gjithë atë që bën, frymëzon me punën e tij dhe pres kështu të vazhdojë edhe më tej.
Kuptohet se shëndetësia është një nga prioritetet tona më të larta dhe në periudhën që vijon seriozisht jemi të përkushtuar ndaj rindërtimit të tërësishëm të sistemit shëndetësor, në kuadër të kësaj flasim për Qendrën Klinike në Shtip, për Spitalin Klinik Tetovë, për Shtëpinë e Shëndetit me veprimtari të zgjeruar në Kërçovë.
Por, gjithashtu punojmë edhe në një projekt me të cilin më në fund do të konsolidohen shërbimet e përgjithshme dhe të përbashkëta pranë Qendrës Klinike këtu në Shkup.
Gjendje e cila ishte trashëguar nga qeveria e mëparshme me dhjetëra milionë euro borxh.
Por, gjithashtu edhe në kuadër të rregullimit hortikulturor, të efikasitetit energjetik të vetë ndërtesave që janë në këtë qendër klinike, sepse kjo është pjesë e agjendës reformuese, që çdo vit të rindërtojmë dhe rinovojmë afërsisht dhe t’i bëjmë energjetikisht efikase më shumë se 3% të objekteve publike.
Prioritetet kanë qenë të përcaktuara për valën e parë nga qeveria e mëparshme, tani ne i përcaktojmë për valën e dytë dhe Qendra Klinike do të jetë ai prioritet, kuptohet. Dhe vazhdojmë edhe më tej të punojmë në pjesën e lokacionit të përshtatshëm dhe negociatave me pronarë privatë, që në atë lokacion të ndërtojmë një qendër të re të madhe klinike, e dini se cili është lokacioni.
Kështu që të gjitha këto pres që në periudhën që vijon të përfundojnë dhe në atë mënyrë të vazhdojmë me investime në kuadër të shëndetësisë.
Probleme ka, do të përsëris, nuk është ideale, në të vërtetë askund nuk është ideale, problemet janë grumbulluar me dekada, por është mirë që nuk krijohen të reja, ndërsa të vjetrat zgjidhen dhe në atë drejtim do të vazhdojmë edhe më tej të funksionojmë.
Edhe një herë falënderoj drejtorin, ekipin, personelin, të gjithë doktorët, personelin mjekësor i cili absolutisht shton vlerë në të gjitha këto projekte, i cili punon, do të thosha, me përkushtim që të ofrojë një shërbim më shumë për ata të cilëve ai shërbim u nevojitet, dhe falënderim pacientëve për durimin që e kanë, sepse nevojitet kohë që të gjitha këto projekte, të cilat me dekada nuk kanë qenë, do të thosha, as në optikën e cilitdo udhëheqës të mëparshëm, tani të rindërtohen dhe të lëshohen në përdorim.
Kështu që ja, vazhdojmë edhe në periudhën që vijon së bashku me ministrin, së bashku me drejtorin e Fondit, së bashku me drejtorët nëpër spitale, me të punësuarit, me mjekët, me personelin mjekësor, të japim maksimumin nga ajo që mundemi dhe e kemi në dispozicion.
Ju faleminderit.