Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Mickoski: Janë ndarë kondicionerë inverter për 500 familje si pjesë e projekteve dhe politikës së kësaj Qeverie

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, sot duke u përgjigjur në pyetje gazetareske në lidhje me ndarjen e vauçerëve për kondicionerë inverter për më shumë se 500 familje, deklaroi:

„Ky është edhe një projekt të cilin e realizoi Qeveria, e që ka të bëjë me ndarjen e kondicionerëve inverter për 500 familje të cilat, sipas statusit të tyre social, i plotësojnë kushtet që të mund t’i klimatizojnë hapësirat e tyre të banimit. Në këtë rast, meqë po afrohet sezoni i ngrohjes, të mund t'i ngrohin. Dhe kjo është pjesë e projekteve dhe politikave të Qeverisë për mbështetjen e projekteve të këtij lloji. Kjo kontribuon edhe në zvogëlimin e emetimit të grimcave të dëmshme, përkatësisht ndotjes. Kështu që ne do të vazhdojmë edhe më tej t’i zbatojmë këto projekte.“

Accessibility Menu