Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Mickoski: I rritëm pensionet e pensionistëve në mënyrë lineare për 7.000 denarë

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, sot duke iu përgjigjur pyetjes gazetareske lidhur me rritjen e pensioneve, deklaroi:

„Ne kur ishim opozitë, qartë dhamë premtim se do të bëjmë gjithçka që mundemi, që në mandatin tonë të sigurojmë në fillim rritje lineare prej 5.000 denarë për të gjithë pensionistët. Ne shkuam një hap më tej, siguruam 7.000 denarë rritje lineare. E dini se persona të afërt me LSDM-në në pushtet dhe me opozitën, parashtronin kërkesa në Gjykatën Kushtetuese për ta sfiduar kushtetutshmërinë e këtij vendimi. E dini se me disa argumente të dobëta dilnin në publik, disa politikanë të cilët janë tani pjesë e udhëheqësisë së opozitës.

Por ajo që për ne është e rëndësishme, është se një grup i madh i qytetarëve tanë, pensionistë, me këtë, do të thosha, rritje lineare mbase jo aq e parëndësishme prej 7.000 denarë në një familje në të cilën kemi dy pensionistë, ato janë 14.000 denarë plus. Deri diku arritëm ta bëjmë jetën më të dinjitoze, krahasuar me atë se si ishte më parë.  

Kështu që, edhe më tej do të vazhdojmë të punojmë në interes të qytetarëve. E dini më parë pensionet rriteshin me nga 10, 15, 20 denarë, tani me këto 7.000 denarë për pensionist, mendoj se, ja përsëri do të them, deri diku arritëm, pak t'i sanojmë ato sfida me të cilat ballafaqohen ata. Kështu që, kjo është ajo që mund të them lidhur me pensionet.

Accessibility Menu