Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Mickoski: Projektet infrastrukturore në Kavadar që së shpejti do të realizohen do të nënkuptojnë një jetë më të mirë jo vetëm për banorët e Kavadarit, por edhe për banorët e rajonit të Tikveshit

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut

Sot, Kryetari i Qeverisë, Hristijan Mickoski, realizoi vizitë pune në Komunën e Kavadarit, gjatë së cilës mbikqyri edhe disa projekte infrastrukturore me rëndësi të jashtëzakonshme për Kavadarin dhe rajonin, si aktivitetet ndërtimore për ndërtimin e një ure mbi lumin Lluda Mara, vënien në përdorim të shtratit të rregulluar të rikonstruktuar të lumit nga ura “Vidoe Smilevski” deri te Bulevardi Verior, mbikqyrjen e aktiviteteve ndërtimore të kolektorit fekal “Opitno Pole”, si dhe mbikqyrjen e aktiviteteve ndërtimore për ndërtimin e pishinës së mbyllur.

“E fillojmë këtë vit 2026 këtu në Kavadar për të mbikqyrë realizimin e disa projekteve infrastrukturore me rëndësi jashtëzakonisht të madhe për Kavadarin, por edhe për rajonin, ashtu siç tha edhe kryetari i komunës”, deklaroi ai dhe shtoi:

“I përgëzoj si kryetarin e komunës ashtu edhe ministrin e Rinisë dhe Sportit, falënderoj këshilltarët, administratën në Komunën e Kavadarit dhe në ministri, falënderoj deputetët që vijnë nga Kavadari, të cilët luftojnë për më shumë projekte për Kavadarin, për banorët e tij dhe për Tikveshin. Uroj që shumë shpejt, duke filluar nga sot, të gjitha këto projekte që po i inspektojmë të përfundojnë dhe t’i vëmë solemnisht në përdorim. Ato do të jenë një vlerë e shtuar në cilësinë e jetës, jo vetëm për banorët e Kavadarit, por edhe në përgjithësi për Tikveshin.”

Accessibility Menu