Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Mickoski: Do të tërhiqem nga politika nëse Filipçe gjen një migrant, në të kundërtën të kërkojë falje publikisht

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut

Qytetarët duhet të dinë se cila është situata, LSDM-ja nuk ka temë, presioni ndaj Venko Filipçes nga brenda dhe nga jashtë është i madh që të largohet, dhe tani papritur ekipi i tij i PR-it i thotë, tani tema do të jenë migrantët, ja dy tabloide në Mbretërinë e Bashkuar e kanë publikuar, dhe tani do të kapemi pas kësaj teme dhe do ta shtyjmë, duke menduar se në këtë mënyrë do të mbijetojë politikisht dhe do të grumbullojë njerëz rreth vetes,” thotë kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, duke u përgjigjur në pyetje gazetareske.

Mickoski e porositi Venko Filipçen, Frçkoskin dhe Zhernovskin se është i gatshëm të tërhiqet nga politika nëse gjejnë qoftë edhe një migrant në Maqedoni, në të kundërtën  siç tha ai, ata duhet të kërkojnë falje publikisht.

Konferenca e sotme për shtyp kishte dy teza. E para me migrantët, ndërsa e dyta ishte mungesa në buxhet prej 1 miliard eurosh, rreth 60 miliardë denarë, dhe se marrëveshja me Mbretërinë e Bashkuar ishte që ata ta mbulonin këtë boshllëk, ndërsa ne të pranonim migrantë ilegalë. Afërsisht kjo ishte situata. Por tani le të shohim se cili është thelbi dhe e vërteta.


Së pari, politikisht do t’u përgjigjem drejtuesve të LSDM-së, sepse u përmend pranvera, lë hapësirë deri në pranverë që Venko Filipçe, së bashku me profesorin Frçkoski dhe Andrej Zhernovski, të kërkojnë në gjithë Maqedoninë dhe të gjejnë një migrant që është pjesë e kësaj marrëveshjeje me Britaninë e Madhe, ose ndonjë marrëveshjeje tjetër dhe nëse gjejnë një të tillë, unë do të largohem përfundimisht nga politika. Në të kundërtën, ata duhet të më kërkojnë falje mua dhe qytetarëve, për përhapjen e panikut pa nevojë. Mendoj se kjo është e drejtë, ja kjo është oferta ime. Kjo do të vlejë pafundësisht, përderisa unë jam kryetar i Qeverisë, tha Mickoski dhe shtoi:


Deri sa ata flasin për miliarda që mungojnë, tashmë 10 miliardë denarë kan hyrë në buxhet gjatë pesë ditëve të para të dhjetorit. Dhe tani nuk janë më 300 miliardë, por 310 miliardë denarë të ardhura. Por askush prej tyre nuk e komentoi anën e shpenzimeve, sepse si ana e të ardhurave ashtu edhe ana e shpenzimeve të buxhetit shkojnë paralelisht. Ata që ndjekin ekonominë dhe ekonomistët e dinë për çfarë po flas.


Për të patur një mungesë në buxhet dhe për ta mbuluar këtë deficit buxhetor, është e nevojshme që shpenzimet të jenë në përputhje me planifikimet. Shpenzimet tona janë më të ulëta, domethënë kemi kursyer, dhe në emër të kësaj, të gjitha këto për të cilat po flas sot po ndodhin.

Si të ardhurat ashtu edhe shpenzimet ndjekin njëra-tjetrën dhe në fund të fundit, kur krahasoni investimet kapitale dhe deficitin buxhetor, ato do të jenë pak a shumë të njëjta. Që do të thotë se ne nuk do të marrim hua për ta rritur borxhin. Përkundrazi, deri në fund të vitit ky borxh do të jetë më i vogël se ai që kishim. Dhe ja gjëja e dytë që do të them, vitin tjetër duhet të kthejmë pak më shumë se 2.2 miliardë euro. Do t'i kthejmë të gjitha ato para që ata vodhën më parë, si për Stabrin, ashtu edhe për marihuanën dhe për një sërë skandalesh të tjera që kishin pasur në të kaluarën.
Shpresoj që tani prokurori i ri dhe prokuroria e çliruar do të punojnë shumë më efektivisht dhe shumë më lirshëm, krahasuar me këtë të imponuarin, i cili më në fund po largohet, gjegjësisht do të largohet nga pozicioni ku ndodhet aktualisht.
Mickoski bëri me dije se  qytetarët nuk duhet të shqetësohen, sepse nuk do të ketë emigrantë.


Së fundmi, do të doja të konkludoja se qytetarët nuk duhet të shqetësohen, nuk ka emigrantë, buxheti është në gjendje të shkëlqyer. Maqedonia është pas Danimarkës, e cila ka 3.9, së bashku me Qipron me 3.8 përqind rritje të BPV-së, inflacioni është 0.5 përqind më i ulët në bazë vjetore krahasuar me vitin e kaluar dhe pres që ky konsolidim, pra qetësim, të vazhdojë në periudhën që vijon, theksoi Mickoski.

Accessibility Menu