Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Mickoski: Maqedonia me inflacionin më të ulët në rajon – kemi plan dhe rezerva për çdo sfidë

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, sot duke iu përgjigjur pyetjejeve të gazetarëve lidhur me ecurinë e inflacionit në vend dhe krahasimin me shtetet e tjera, deklaroi:

"Jetojmë në një kohë mjaft sfiduese. Kemi dy luftëra që po zhvillohen, dy luftëra serioze. Sipas informacioneve të fundit që kam marrë, lufta në Gjirin Persik po përshkallëzohet sërish, si dhe lufta në Ukrainë. Ajo që për ne përbën sfidë, është që të kemi furnizim në kohë dhe furnizim të mjaftueshëm të qytetarëve dhe biznesit me energjentë.

Besoj se qytetarët e Manastirit janë dëshmitarë se si një pjesë e banorëve nga vendet fqinje vijnë këtu dhe shfrytëzojnë kapacitetet e pikave të karburantit në afërsi të Manastirit ose në vetë qytetin e Manastirit për t’i mbushur rezervuarët  tyre me karburant. Kjo do të thotë se ne sigurojmë edhe për ata, jo vetëm për nevojat tona.

Statistikisht e kemi çmimin më të ulët, madje bindshëm më të ulët. Dikush mund të thotë, po paga jonë sa është dhe sa kushton benzina apo nafta.  Po, kështu është, por  janë produkte që përcaktohen në bursë.  Nuk varet nga logjika sipërmarrëse dhe as nga politikat e Qeverisë, ato janë produkte të bursës dhe të gjithë furnizohemi nga e njejta bursë. Çështja është se si e menaxhojmë procesin nga ai moment e deri te përdorimi i tyre nga qytetarët. Kështu ka qenë edhe gjatë dekadave të kaluara.

Kështu që, atë sehir do t'ua lë atyre që ende jetojnë në atë kënetë politike siç është opozita dhe strukturave të caktuara që këtu në Manastir përpiqen që, nga publiku të krijojnë opinion publik, e në të njëjtën kohë kur kanë mundësi të bëjnë diçka, për fat të keq jo vetëm që nuk bëjnë asgjë, por edhe kthejnë mbrapa.  Megjithatë, ka edhe të tillë, andaj them, ata gjithmonë do të mbeten figura politike margjinale.

Inflacioni është një nga ato segmente që ndodhin në kohë të tilla sfiduese. Ne për momentin, në qershor arritëm të kemi nivelin më të ulët krahasuar me të gjitha shtetet e rajonit.  Dhe veçanërisht më gëzon fakti që te ushqimi ai është diku rreth 2,5%, respektivisht te këpucët dhe veshjet rreth 2,1%, që do të thotë se është nën 3%.  Deri në 3,4% kontribuojnë duhani, produktet e duhanit dhe alkooli. Dhe po ashtu edhe shërbimet e transportit për shkak të çmimeve të larta të karburanteve.

Shpresoj se kjo përfundimisht do të mbarojë kjo situatë në Gjirin Persik dhe do të mund të planifikojmë, do të thosha në mënyrë më të strukturuar dhe më të qartë në periudhën që pason. Por edhe nëse vazhdon, ne kemi plan, kemi mjaftueshëm rezerva se si t'i përgjigjemi kësaj sfide.

Nga ana e forcave të caktuara politike në vend, do të përhapet një valë e energjisë negative. Kjo në fakt po ndodh që dy vjet, e mbani mend do të falimentonim në vitin 2024, pastaj jo atëherë, ja mbijetuam.  Pastaj në vitin 2025 do të falimentonim, nuk falimentuam.  Ja tani në vitin 2026 do të falimentonim, ja që nuk do të falimentojmë. Financiarisht qëndrojmë shumë më mirë se kurdoherë më parë. 

Pastaj do të vinin migrantë, ja sa s'kanë ardhur, ja kaloi edhe prilli, erdhi korriku, migrant nuk pamë e kështu me radhë.  Ata do të vazhdojnë me gënjeshtra, kjo është pjesë e strategjisë së tyre politike. Ne duhet të fokusohemi në atë që është qëllimi ynë. Dhe nëse ai qëllim është vërtet qëllimi ynë, ne do ta realizojmë atë qëllim. E rëndësishme është që, të shprehem në zhargonin sportiv, ta lemë zemrën në fushë . Nëse e lemë, atëherë do të ketë rezultate”.

Accessibility Menu