Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Mickoski: Rritje e eksportit në shkurt për rreth 12% në euro krahasuar me vitin e kaluar

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, sot duke iu përgjigjur  pyetjes gazetarëske lidhur me shifrat që tregojnë eksportin në vend dhe çfarë trendi pritet në periudhën e ardhshme, deklaroi:

„Gjatë ditës së djeshme Enti Shtetëror për Statistikë publikoi një të dhënë që, do të thosha, është inkurajuese, por ajo i referohet dy muajve të parë, janarit dhe shkurtit, para se të fillonte kriza. Praktikisht në shkurt u nivelua ajo që u humb në janar për shkak të protestës së transportuesve. Kemi rritje të eksportit në shkurt për rreth 12 përqind në euro, krahasuar me vitin e kaluar. Ndërkohë, importi është rritur për rreth 10% në euro, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Nëse merren së bashku dy muajt e parë, eksporti dhe importi rriten me të njëjtën dinamikë prej 2,4%. Kjo do të thotë se nuk kemi ulje siç ekzistonte frika, por kemi rritje. Megjithatë, kjo i përket dy muajve të parë, ndërsa tani do të shohim si do të jenë muajt e ardhshëm, marsi dhe prilli .Dhe në varësi të asaj se sa e thellë do të jetë kriza, praktikisht ashtu do të veprojmë edhe ne.“

Accessibility Menu