Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Mickoski: Vazhdojmë me subvencionimin e linjave ajrore dhe hapjen e linjave të reja, presim që numri i pasagjerëve të arrijë në 3,5 milionë

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, sot duke iu përgjigjur pyetjes gazetareske në lidhje me efektet e subvencioneve në transportin ajror, informacionet e fundit nga ana zëvendëskryeministrit se pritet që këtë vit numri i pasagjerëve në Maqedoni të arrijë në 3,5 milionë, nëse ky fond do të rritet dhe nëse po zhvillohen bisedime me “Wizz Air” për vazhdimin e fluturimeve sezonale drejt Sardenjës dhe Sicilisë, për të cilat këtë verë ka interes të madh, deklaroi:

„Politika e subvencionimit të linjave ajrore dhe hapjes së linjave të reja vazhdon. Kemi hapur disa, do të thosha me dhjetëra të tilla në dy vitet e fundit dhe ky është rezultati. Këtë vit presim që njumri të arrijë në 3,5 milionë pasagjerë. Aeroportet tashmë po shënojnë rritje dyshifrore të përqindjes. Në një masë të caktuar, të themi aeroporti i Shkupit ka pasur deri në 30% rritje krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Kështu që, ne do të vazhdojmë me këtë politikë të hapjes së linjave të reja ajrore dhe aty ku ka interes, siç përmendët destinacionet përkatëse, do të vazhdojmë me mbështetjen e atyre linjave. Për ne kjo është shumë e rëndësishme dhe si shtet planifikojmë të jemi një qendër rajonale nga ku qytetarët e rajonit do të mund të lidhen me destinacionet e tjera në Evropë, e pse jo edhe në botë. Dhe ajo që dua të them është se, në mes të krizës më të madhe energjetike në botë, në një situatë ku të gjithë po mbyllin kufijtë e tyre, ne me kerozin nga Maqedonia furnizonim disa aeroporte rajonale.”

Accessibility Menu