Gjatë vizitës së sotme në Klinikën Universitare për Gjinekologji dhe Obstetrikë – Shkup, Kryetari i Qeverisë, Hristijan Mickoski, duke iu përgjigjur pyetjeve gazetareske, u ndal edhe te të dhënat e fundit statistikore për varfërinë në vend.
“Sa i përket shkallës së varfërisë, dua të them se në vitin 2024 ajo është më e ulët se në vitin 2023 dhe është më e mira që nga viti 2020 e këndej. Nëse në vitin 2020 shkalla e varfërisë ka qenë 23%, në vitin 2023 ka qenë 22,2%, ndërsa në vitin 2024 është 21,9%. Kur bëhet fjalë për pabarazinë e të ardhurave, përkatësisht të ashtuquajturin indeks Gini në Maqedoni edhe ai është më i miri në katër vitet e fundit në vitin 2024. Nga 33,3% tani ka rënë në 29,1% dhe është më i miri në rajon”, deklaroi kryeministri Mickoski.
Ai theksoi se indeksi Gini për herë të parë është nën 30% në 30 vitet e fundit dhe është më i mirë se mesatarja evropiane dhe se të gjitha shtetet e rajonit, çka do të thotë se ka barazi më të madhe në shpërndarjen e të ardhurave ndërmjet popullsisë.