Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Mickoski: Qeveria është përgjegjëse për shpenzimin e parave të popullit dhe prandaj nuk shoh arsye për rritjen e pagave të gjyqtarëve dhe prokurorëve

Mickoski: Qeveria është përgjegjëse për shpenzimin e parave të popullit dhe prandaj nuk shoh arsye për rritjen e pagave të gjyqtarëve dhe prokurorëve

"Periudhën e fundit e studioj në detaje këtë rast, përfshirë edhe pjesën e buxhetit që ndahet për prokurorinë dhe gjyqësorin, madje edhe Komisioni i Venecias ka vërejtje për atë nen ku përcaktohet buxheti për buxhetin gjyqësor", tha Kryterai i Qeverisë Hristijan Mickoski duke iu përgjigjur pyetjes gazetareske.

Mickoski theksoi se nuk sheh arsye që të rritet buxheti për gjyqësorin, sepse, siç tha, Maqedonia si shtet ndan nga buxheti para për sistemin gjyqësor më shumë se 75 për qind të vendeve anëtare të BE-së.

"Unë para disa ditësh në një intervistë dhashë një analizë lidhur me financimin e sistemeve gjyqësore në Evropë. Dhe nga ajo analizë e kryer dhe e financuar nga një institucion evropian, Këshilli i Evropës, për të dhënat e vitit 2022 të publikuara në vitin 2024, arritëm në përfundimin se Maqedonia si shtet, Qeveria, ndan para nga buxheti për sistemin gjyqësor më shumë se 75 për qind e vendeve anëtare të BE-së. Të themi se ne ndajmë 0,39 për qind të BPV-së sonë në vitin 2022; imagjinoni që në vitin 2023 dhe 2024 BPV-ja është rritur shumë më tepër se në vitin 2022, për shembull, Franca ndan 0,2, Gjermania 0,3 për qind të BPV-së së tyre, mesatarja evropiane është rreth 0,3, ndërsa mediana është më e ulët 0,21 për qind", theksoi ai dhe shtoi:

"Unë me të vërtetë nuk shoh nevojë pse ky proces të shtyhet me forcë dhe pse duhet që nga këto, të themi, për gjykatat të ndahen 0,3, pjesa tjetër i bie prokurorisë dhe arrijmë në shifrën totale prej 0,39 për qind. Nuk shoh se si mund të lejojmë që ta rrisim në 1,3 për qind, 0,8 për gjykatat, 0,5 për prokurorinë nga BPV-ja, kjo do të ishte diku rreth 260 milionë dollarë në vit, por ato para nuk i kemi. Ndërsa nga ana tjetër kërkohet nga ne konsolidim fiskal, sepse qeveria e mëparshme nuk ka bërë konsolidim fiskal dhe ne nga një deficit buxhetor diçka nën 5 për qind, këtë vit po konsolidohemi në nën 4 për qind dhe vitin e ardhshëm përpiqemi të arrijmë në 3,5 për qind, e pse jo edhe nën 3 për qind deficit buxhetor. Prandaj mendoj se 0,25 për qind është diçka e pranueshme për gjykatat dhe 0,1 për qind për prokurorinë, pra gjithsej 0,35 për qind të BPV-së tonë.

Do ta përsëris ka kryetarë gjykatash të cilët kanë të ardhura mujore rreth 180.000 denarë, afërsisht 3.000 euro në muaj. Paga ime si kryeministër, përfshirë edhe stazhin e viteve që kam prej më herët është 155.000 denarë, pra rreth 2.500 euro. Nuk është e nevojshme të jetë shumë më e ulët, le të jetë e njëjtë për kryetarin e gjykatës. Gjyqtarët nuk marrin nën 100.000. Një gjyqtar fillestar, për shembull në Maqedoni, e ka pagën vjetore bruto rreth 19.134 euro; në Slloveni 34.000 euro, diku rreth 85 për qind më shumë, në kushte kur BPV-ja e Sllovenisë është 350 për qind më e madhe se e jona. Pra katër herë më shumë nëse i shohim këto proporcione".

Kryeministri Mickoski tha se nuk do të ndërhyjnë në planet për punësime dhe avancime, por si Qeveri janë përgjegjës për shpenzimin e çdo denari të popullit.

"Kështu që, ne do të bëjmë një ligj me të cilin do të lejojmë që planet për punësime dhe planet për avancime të përcaktohen nga Këshilli Gjyqësor dhe Këshilli i Prokurorëve Publikë, ndërsa neve vetëm të na informojnë, ne nuk do të ndërhyjmë. Ja buxheti, ai do të jetë kaq, por nga furnizimi me materiale higjienike deri te rindërtimi i objekteve do të duhet të kujdesen vetë, ndërsa ne si Qeveri jemi përgjegjës para qytetarëve se për çfarë shpenzohet denari i popullit", është decid Mickoski.

Accessibility Menu