Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Mickoski: Qeveria i mbështet sipërmarrësit vendas, industrinë dhe ekonominë, dhe shënon rritje të konsiderueshme në industri për 7,5%

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, sot duke u përgjigjur në pyetje gazetareske lidhur me atë se si po realizohet linja kreditore për mbështetjen e kompanive vendase dhe cilat janë të dhënat më të fundit për qarkullimin në industri, deklaroi:
Po, faleminderit për pyetjet. Sa i përket mbështetjes që në opinionin  njihet si pjesë e kredisë hungareze, javën e kaluar janë paguar, përkatësisht janë transferuar diku rreth 120 milionë denarë, ose kur gjithçka të rrumbullaksohet nga fillimi deri sot, flasim për një shumë të përgjithshme prej 230 milionë euro. Kështu që ne si Qeveri, jo vetëm që mbështesim edhe këto nisma sipërmarrëse, investime të huaja direkte, por ne mbështesim edhe sipërmarrësit vendas, industrinë vendase dhe ekonominë vendase. Ju e dini se norma e interesit të kredisë është 1,95%, diçka që përfaqëson subvencionim nga ana e Qeverisë, me grejs periudhë prej 3 vitesh dhe deri në 12 vite afat për shlyerje. Dhe në këtë mënyrë, praktikisht ne presim që të paktën dyfish të rritet ajo shumë, kur bëhet fjalë për investimet e kompanive vendase.
Kjo është praktikisht një nga arsyet, që të ndërlidhem menjëherë me pyetjen e dytë, pse kemi rritje në industri në muajin prill. Ne u konsoliduam pas tronditjes në mars, kur ndodhi lufta në Gjirin dhe kur praktikisht u përshkallëzua kriza më e madhe energjetike që e mban mend njerëzimi në këtë mijëvjeçar. Dhe sipas të gjithë njohësve, kjo krizë është më e madhe se tre krizat e fundit energjetike së bashku. Dhe tashmë në muajin prill, industria e konsoliduar shënon rritje të ndjeshme, përkatësisht 7,4 deri në 7,5% rritje të qarkullimit krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar.
Kështu që e gjithë kjo përfaqëson një lajm të keq për ata që nuk duan që ky vend të ketë sukses. Të cilët i shohim duke krijuar histeri, panik, duke reflektuar pavërtetësi, duke krijuar, improvizuar, manipuluar e kështu me radhë. Megjithatë, Maqedonia po përshpejton dhe, megjithatë, Maqedonia në fund do të fitojë, ashtu siç ka fituar shumë herë në të kaluarën.

Accessibility Menu