Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Mickoski për kthimin e pasaportës së Markovskit: Ka manipulim të rëndë nga një prokuror publik lokal, bashkëpjesëmarrës në këtë proces, ekziston një raport tjetër nga ai i paraqitur, kjo nuk do të përfundojë kështu

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut

I pyetur për qëndrimin e tij lidhur me kthimin e pasaportës së Borçe Markovskit, i akuzuar për keqpërdorime, kryeministri Hristijan Mickoski shprehu mendimin se bëhet fjalë për një manipulim të rëndë nga një prokuror publik, i cili, siç tha,  është bashkëpjesëmarrës në këtë proces.
“Mendoj se këtu kemi të bëjmë me një manipulim të rëndë nga një prokuror publik lokal në Prokurorinë e Lartë Publike, i cili është bashkëpjesëmarrës në këtë proces, dhe kjo nuk do të përfundojë kështu.  Nëse do të doja të përmendja emër dhe mbiemër, do të thoja një emër dhe mbiemër,  por nuk dua të spekuloj me emra dhe mbiemra.
Hetimi për këtë proces sapo do të fillojë dhe do të pasohet nga një hetim i mëtejshëm, sepse nga ana e Prokurorisë Themelore Publike kompetente kemi një raport ndryshe nga ai që është paraqitur si procesverbal nga Prokuroria e Lartë Publike këtu në Manastir.  Kjo nuk do të përfundojë kështu”, u përgjigj kryeministri Hristijan Mickoski.

Accessibility Menu