Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Mickoski: Jam i kënaqur me punën e drejtorit të Drejtorisë së Doganave, të ardhura historike dhe rritje pesëfish e kallëzimeve penale

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, sot duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve lidhur me atë se sa është I kënaqur nga puna e Drejtorisë së Doganave, deklaroi:
“Unë në fjalimin tim i theksova pikat që mendoj se janë të rëndësishme, gjithashtu edhe drejtori në fjalimin e tij kishte pika që e pasqyrojnë thelbin e punës së kësaj Drejtorie të Doganave nën udhëheqjen e Bobanit.  Për herë të parë është tejkaluar një muaj me arkëtim prej 12 miliardë denarësh, që përbën një rast të parë, pasi deri më tani kjo nuk ka ndodhur kurrë, pra një arkëtim rekord i të ardhurave nga ana e Doganës.
Në pjesën e kallëzimeve penale, shihni se ka një vit, ai ishte 2025, i cili është pesë herë më i lartë se mesatarja ndërmjet viteve 2017 dhe 2023.  Këta janë vërtet parametra që e pasqyrojnë punën e Doganës dhe luftën e pakompromis kundër krimit dhe korrupsionit, që përbën bazën për punën e suksesshme të Doganës.  Dhe unë jam i bindur se në vitet që pasojnë Drejtoria e Doganave do të vazhdojë të punojë në këtë mënyrë, pa kompromis ndaj krimit dhe korrupsionit, dhe e përkushtuar ndaj qytetarëve.  Pra,  kaq do të kisha përafërsisht për t’iu përgjigjur pyetjes suaj”.

Accessibility Menu