Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Minçev: „Administrata publike hyn në epokën digjitale të llogaridhënies dhe rezultateve të matshme“

Minçev: „Administrata publike hyn në epokën digjitale të llogaridhënies dhe rezultateve të matshme“

Ministri i Administratës Publike, Goran Minçev, mbajti fjalim në ngjarjen “Promovimi i mjetit të ri IT për ndjekjen e Strategjisë për reformën e administratës publike 2023–2030”, e organizuar nga Ministria e Administratës Publike, me mbështetjen e Shkollës rajonale për administratë publike (ReSPA).
Ngjarja bashkoi përfaqësues të lartë nga institucionet shtetërore, korin diplomatik, organizatat ndërkombëtare dhe rajonale, nëpunës publikë, si dhe përfaqësues të sektorit qytetar.
Në fjalimin e tij, ministri Minçev theksoi se reforma e administratës publike është një angazhim i qartë dhe i fortë politik i Qeverisë për rezultate konkrete në interes të qytetarëve dhe të ardhmes evropiane të shtetit. Mjeti i ri IT, siç nënvizoi ai, përfaqëson një ndryshim sistemik në mënyrën e planifikimit, zbatimit dhe ndjekjes së politikave publike.
„Kjo nuk është një risi teknike, por një ndryshim sistemik në mënyrën se si shteti planifikon, zbaton dhe mat politikat. Me mbështetjen e ReSPA-s – Shkollës rajonale për administratë publike, dhe përmes përfshirjes së praktikave të mira evropiane dhe rajonale, kemi vendosur një zgjidhje digjitale që forcon kapacitetet e institucioneve publike dhe vendos standarde të qarta pune, llogaridhënie dhe koordinim“, theksoi ministri Minçev.
 
Ministri theksoi se me këtë mjet mundësohet ndjekje precize e aktiviteteve reformuese, shpërndarje e qartë e përgjegjësive institucionale dhe marrje vendimesh të bazuara në të dhëna.
„Me këtë zgjidhje, ne e kthejmë kontrollin aty kue ka vendin– te publiku dhe i japim fund politikave pa rezultate dhe premtimeve pa llogaridhënie“, nënvizoi Minçev.
Në këtë ngjarje fjalim mbajti edhe drejtoresha e Shkollës rajonale për administratë publike (ReSPA), Maja Hanxhiska Trendafilova, e cila theksoi rëndësinë e bashkëpunimit rajonal dhe zbatimin e praktikave të mira evropiane në procesin e reformimit të administratës publike. Fjalime mbajtën gjithashtu Maja Risova Mutlular, shefe e Kabinetit të ministrit për administratë publike, si dhe Martin Todevski, ekspert nga ReSPA, të cilët prezantuan funksionalitetet kryesore dhe përfitimet praktike të mjetit IT.

 Ngjarja përfshiu edhe një panel-diskutim përkushtuar rritjes së  transparencës përmes inovacioneve dhe digjitalizimit, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga bashkësia akademike, pushteti ekzekutiv dhe institucionet e pavarura.

Ministria e Administratës Publike mbetet e përkushtuar ndaj ndërtimit të një administrate publike moderne, efikase dhe evropiane, në të cilën rezultatet janë të matshme, proceset janë të hapura, ndërsa llogaridhënia është e qartë dhe e dukshme për të gjithë qytetarët.

Accessibility Menu