Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Ministri Andonovski priti Presidentin e Malit të Zi, Jakov Milatoviq, në aeroportin e Shkupit

Ministri Andonovski priti  Presidentin e Malit të Zi, Jakov Milatoviq, në aeroportin e Shkupit

Ministri i Transformimit Digjital, Stefan Andonovski, sot në aeroportin e Shkupit priti Presidentin e Republikës së Malit të Zi, Sh.T. Jakov Milatoviq.
Me ftesë të Presidentes së Republikës së Maqedonisë, Sh.S. Gordana Siljanovska-Davkova, Presidenti Milatoviq po qëndron për një vizitë zyrtare në vend.
Gjatë dy ditëve në vijim, Presidenti Milatoviq do të zhvillojë disa takime bilaterale me krerët shtetërorë maqedonas, me qëllim forcimin e bashkëpunimit, me theks në zhvillimin ekonomik, stabilitetin rajonal dhe integrimin evropian.
Vizita përfaqëson një konfirmim të marrëdhënieve të mira dhe miqësore ndërmjet dy vendeve, si dhe të përkushtimit të përbashkët për avancimin e bashkëpunimit rajonal dhe të ardhmes evropiane.

Accessibility Menu