Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Ministria e Transportit: Po zhvillohet një kontroll i gjerë mbi licencat e lëshuara, në proces të revokimit janë 479 licenca në fushën e ndërtimit dhe planifikimit urban

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut

Ju informojmë se Ministria e Transportit, në kuadër të kompetencave të saj, po kryen një kontroll ad hok mbi licencat dhe lejet e lëshuara në sektorin e ndërtimit dhe planifikimit urban.

 

Nga kontrollet e deritanishme mbi më shumë se 3100 licenca, është konstatuar situata e mëposhtme:  

Tek 479 licenca është vërtetuar se pas lëshimit të tyre, personat juridik nuk i përmbushin më kushtet ligjore mbi bazën e të cilave janë dhënë. Për këtë arsye, do të merren vendime për revokimin e tyre si më poshtë:   

  • 73 subjekte juridike – licencë A për realizimin e ndërtimeve të kategorisë së parë,
  • 228 subjekte juridike – licencë B për realizimin e ndërtimeve të kategorisë së dytë,
  • 9 subjekte juridike – licencë A për mbikëqyrjen e ndërtimeve të kategorisë së parë,
  • 32 subjekte juridike – licencë B për mbikëqyrjen e ndërtimeve të kategorisë së dytë,
  • 32 subjekte juridike – licencë A për projektimin e ndërtimeve të kategorisë së parë,
  • 78 subjekte juridike – licencë B për projektimin e ndërtimeve të kategorisë së dytë,
  • 7 subjekte juridike – licencë B për revizion të dokumentacionit të projekteve të ndërtimeve të kategorisë së dytë,
  • 3 subjekte juridike – licencë A për revizion të dokumentacionit të projekteve të ndërtimeve të kategorisë së parë,
  • 2 subjekte juridike – licencë për drejtuesin e mirëmbajtjes së objekteve të kategorisë së parë dhe të dytë,
  • 2 subjekte juridike – licencë për drejtuesin e ndërtimit,
  • 13 subjekte juridike – licencë për përpilimin e planeve urbanistike

 

Ju informojmë se në periudhën që vijon Ministria e Transportit do të vazhdojë me kontrollet mbi licencat dhe lejet e lëshuara, në përputhje me kompetencat e saj, me qëllim të sigurimit të respektimit të rregulloreve ligjore dhe rendit juridik në shtet, si dhe për të garantuar barazi për të gjitha subjektet juridike.

 

Lista e plotë do t'i dorëzohet Ministrisë së Punëve të Brendshme, Prokurorisë Publike, BNJVL-së dhe institucioneve të tjera të përfshira për procedurat e mëtejshme.

 

Në vijim, linku:

https://mtc.gov.mk/vesti/Lista-na-pravni-litsa-za-odzemanje-na-litsentsi...

 

Me respekt

Accessibility Menu