Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Ministria e Energjisë i ka përmbushur me sukses detyrimet nga Agjenda e Reformave – dinamikë e fuqishme dhe përparim i vazhdueshëm në tranzicionin energjetik

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut

Ministria e energjisë, minierave dhe burimeve minerale po e zbaton në mënyrë aktive Agjendën e Reformave 2024–2027 në fushën e tranzicionit energjetik, duke realizuar njëkohësisht aktivitetet reformuese dhe duke harmonizuar legjislacionin kombëtar me atë të Bashkimit Evropian. Si rezultat i këtij procesi të vazhdueshëm, Komisioni Evropian, në raportin e tij të datës 20 maj 2026, konfirmoi zyrtarisht se dy hapa të reformës janë përmbushur plotësisht.

Hapi i parë i reformës, i përmbushur plotësisht, ka të bëjë me krijimin dhe funksionalizimin e plotë të strukturave për menaxhimin e procesit të tranzicionit të drejtë. Me themelimin dhe vënien në funksion të të gjitha organeve të parashikuara, si dhe me miratimin e planit vjetor për zbatimin e tij, Komisioni Evropian konfirmoi se mekanizmi i menaxhimit është krijuar dhe është plotësisht funksional.

Hapi i dytë i reformës, i konfirmuar nga Komisioni Evropian, është miratimi i Planit Trevjeçar për Rinovimin e Ndërtesave të Administratës Qendrore, në përputhje me objektivat evropiane për efiçiencën e energjisë. Njëkohësisht, është siguruar edhe mbështetja financiare për zbatimin e mëtejshëm të këtij plani, duke mundësuar realizimin në kohë të aktiviteteve të planifikuara.

Përveç kësaj, Ministria i ka realizuar plotësisht të gjitha aktivitetet dhe procedurat e parashikuara edhe për dy hapa të tjerë të reformës, për të cilët dokumentacioni i plotë i është dorëzuar Komisionit Evropian. Aktualisht është në zhvillim procesi i verifikimit të tyre dhe pritet që ato të vlerësohen në kuadër të raportit të ardhshëm të Komisionit Evropian. Bëhet fjalë për transpozimin e plotë të Paketës për Integrimin e Tregut të Energjisë Elektrike, në përputhje me kërkesat e Komunitetit të Energjisë, si dhe për uljen graduale të ndërhyrjes publike në përcaktimin e çmimeve.

Paralelisht, Ministria po zbaton në mënyrë aktive edhe hapin e reformës që ka të bëjë me vendosjen e matjes dhe faturimit bazuar në konsumin individual, përmes instalimit të matësve individualë aty ku kjo është teknikisht e realizueshme dhe ekonomikisht e arsyeshme, në përputhje me direktivat evropiane.

Është në zhvillim edhe zbatimi i hapave të tjerë të reformës të parashikuar në Agjendën e Reformave. Për një pjesë të tyre është parashikuar një periudhë grace (afat shtesë) për përmbushje, ndërsa për të tjerët afatet përfundimtare janë deri në dhjetor 2026, qershor 2027 dhe dhjetor 2027. Të gjitha aktivitetet po realizohen sipas dinamikës së përcaktuar, ndërsa Ministria rregullisht e informon Komisionin Evropian për progresin e arritur.

Me rezultatet e deritanishme, Ministria e energjisë, minierave dhe burimeve minerale konfirmon se reformat në sektorin e energjetikës po zbatohen në kohë dhe

në përputhje me standardet evropiane, me një synim të qartë – përshpejtimin e tranzicionit energjetik, harmonizimin me legjislacionin e Bashkimit Evropian dhe sigurimin e qasjes në fondet e Planit të Rritjes të Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor.

Accessibility Menu