Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Kryeshefi i Forcave të Armatosura të Republikës Federale të Gjermanisë për vizitë zyrtare në Armatë

Kryeshefi i Forcave të Armatosura të Republikës Federale të Gjermanisë për vizitë zyrtare në Armatë

Delegacion i Forcave të Armatosura të Republikës Federale të Gjermanisë, i kryesuar nga shefi i Forcave të Armatosura, gjenerali Karsten Brojer, pas pritjes me nderime të larta ushtarake, në Shtabin e Përgjithshëm zhvilloi takim me nikoqirin e tij, shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Armatës, gjeneral-major Sashko Lafçiski.

Gjatë takimit me gjeneralin Lafçiski u riafirmua bashkëpunimi shumëvjeçar mes dy armatave, i cili realizohet përmes trajnimeve të përbashkëta, stërvitjeve, zhvillimit të kapaciteteve dhe formave të tjera të bashkëpunimit ushtarak dypalësh.

Gjatë bisedimeve zyrtare u diskutua edhe për gjendjen aktuale të sigurisë në nivel rajonal dhe global, sfidat e sigurisë në zonën e operacioneve të Aleancës, planet rajonale të NATO-s për Evropën Juglindore, pjesëmarrjen në misione dhe operacione ndërkombëtare, si dhe procesin e modernizimit dhe pajisjes së Armatës. Delegacionit iu prezantuan edhe kapacitetet e poligonit ushtarak „Krivollak“, i cili është një nga poligonet më të rëndësishme për stërvitje në Evropën Juglindore.

Gjatë vizitës zyrtare, gjenerali Brojer zhvilloi takim edhe me ministrin e Mbrojtjes, Vllado Misajllovski, në të cilin u konfirmua bashkëpunimi i shkëlqyer bilateral në fushën e mbrojtjes, i ndërtuar mbi besimin, vlerat e përbashkëta dhe përkushtimin e fuqishëm ndaj mbrojtjes kolektive.

Bashkëbiseduesit theksuan se të dyja vendet po punojnë aktivisht për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit, i cili do të kontribuojë në avancimin e kapaciteteve mbrojtëse të Armatës së Maqedonisë.

Në deklaratat për mediat, gjenerali Lafçiski theksoi: „Në bisedimet e sotme konfirmuam përcaktimin tonë të përbashkët se ne, aleatët, jemi të bashkuar rreth misionit tonë parësor-mbrojtjes së çdo pëllëmbe të territorit të NATO-s“, duke theksuar se Armatа mbetet plotësisht e përkushtuar ndaj zbatimit të vendimeve të Aleancës dhe Deklaratës së miratuar në Samitin e NATO-s në Ankara.

Gjenerali Brojer theksoi se Gjermania gjithmonë e ka mbështetur shtetin tonë në rrugën e tij drejt anëtarësimit në NATO, ndërsa pas anëtarësimit në Aleancë partneriteti mes dy vendeve është thelluar më tej. Ai theksoi se Republika e Maqedonisë së Veriut përfaqëson një faktor të rëndësishëm stabiliteti në Evropën Juglindore dhe se kontributi i saj në sigurinë rajonale dhe kolektive vlerësohet lart nga Gjermania. „Qëllimi ynë i përbashkët është i qartë – ta forcojmë shtyllën evropiane të NATO-s përmes unitetit, zhvillimit të kapaciteteve, kontributit konkret ushtarak dhe përmes bashkëpunimit të ngushtë mes aleatëve, partnerëve dhe miqve të besueshëm“, tha gjenerali Breuer në deklaratën për mediat.

Në kuadër të vizitës në vendin tonë, gjenerali Brojer do të zhvillojë takime edhe me presidenten dhe komandanten supreme të Forcave të Armatosura, Gordana Siljanovska-Davkova, si dhe me kryetarin e Qeverisë, Hristijan Mickoski.

Vizita e gjeneralit Brojer përfaqëson konfirmim të partneritetit të dëshmuar dypalësh mes Armatës dhe Forcave të Armatosura të Republikës Federale të Gjermanisë, si dhe të përcaktimit të përbashkët për avancimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në interes të sigurisë rajonale dhe kolektive.

Accessibility Menu