Nga sot qytetarët do të mund të fluturojnë drejtpërdrejt nga aeroporti i Ohrit për në Bratislavë, ndërsa nga 29 marsi edhe nga Ohri për në Milano. Këto linja ajrore nënkuptojnë turistë të rinj në Ohër dhe më shumë mundësi për forcimin e ekonomisë, shkroi në profilin e tij në Facebook, zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski.
Linku i postimit: https://www.facebook.com/share/p/1CZoBkPyH6/
Nga sot, 17 mars, qytetarët mund të fluturojnë drejtpërdrejt nga aeroporti Shën Apostol Pali në Ohër për në Bratislavë.
Ndërsa nga 29 marsi, vendosim edhe një linjë tjetër nga aeroporti i Ohrit drejtpërdrejt për në Milano.
Këto linja ajrore nënkuptojnë turistë të rinj në Ohër dhe më shumë mundësi për forcimin e ekonomisë.
Zhvillimi i transportit ajror paraqet një nga prioritetet kryesore të Qeverisë dhe Ministrisë së Transportit. Përmes politikave dhe masave konkrete, vazhdimisht punojmë për përmirësimin e aviacionit civil, duke mundësuar zgjerim të konsiderueshëm të rrjetit të destinacioneve.
Mbetemi fuqishëm të përkushtuar për përmirësimin e trafikut ajror me qëllim zhvillimin dhe lidhjen e Maqedonisë me qendrat e mëdha, publikoi zëvendëskryeministri Nikolloski.