Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

U shënua Dita e mësimit në gjuhën turke, Urime 21 Dhjetori

U shënua Dita e mësimit në gjuhën turke, Urime 21 Dhjetori

Me rastin e 21 Dhjetorit, Ditës së mësimit në gjuhën turke, sot në ambientet e Ministrisë për Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive u mbajt një ceremoni solemne, kushtuar rëndësisë së gjuhës amtare dhe rolit të saj në ruajtjen e identitetit kulturor dhe vlerave shumë kulturore në RMV.

Në këtë ngjarje fjalim mbajti zëvendëskryetari i Qeverisë së RMV-së dhe ministri për Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive, z. Ivan Stoilkoviq, i cili theksoi rëndësinë e kultivimit dhe avancimit të vazhdueshëm të mësimit në gjuhën amtare si dhe të respektit të ndërsjellë, bashkëpunimit dhe mbështetjes ndërmjet bashkësive.

“Le të jetë kjo ditë një kujtesë se përmes gjuhës ua përcjellim vlerat, traditën dhe trashëgiminë kulturore brezave të ardhshëm, duke ndërtuar një shoqëri të bazuar në mirëkuptim, respekt dhe miqësi. Urime 21 Dhjetori, Dita e mësimit në gjuhën turke”, porositi zëvendëskryeministri dhe ministri Stoilkoviq.

Ceremonia u pasurua edhe me një program kulturor-artistik, të interpretuar nga nxënës të SHF “Sande Shterjoski” nga Kërçova dhe SHF “Draga Stojanovska” nga fshati Drzhillovë, të cilët përmes këngëve, recitimeve dhe pikave muzikore prezantuan pasurinë e gjuhës dhe kulturës turke.

Mësimi në gjuhën amtare turke në shtetin tonë ka një traditë të gjatë dhe të rëndësishme, e cila daton nga viti 1944, kur në shkollën fillore “Tefejuz” në Shkup u vendosën themelet e para të mësimit të organizuar në gjuhën turke.

Me rastin e Ditës së mësimit në gjuhën turke si dhe festave të ardhshme të Vitit të Ri, Ministria për Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive siguroi dhurata simbolike për fëmijët pjesëmarrës në program.

Urime 21 Dhjetori, Dita e mësimit në gjuhën turke!

Accessibility Menu