Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Sali:Ligji për përfaqësim të drejtë dhe adekuat mori dritën jeshile nga Qeveria, me vulën e Komisionit të Venecias

Sali:Ligji për përfaqësim të drejtë dhe adekuat mori dritën jeshile nga Qeveria, me vulën e Komisionit të Venecias

Të nderuar,

Siç u tha, sot Qeveria e miratoi Ligjin për përfaqësimtë drejtë dhe adekuat, duke përmbyllur një proces tërëndësishëm që ka kaluar në disa faza dhe që ështëndërtuar me kujdes, edhe pas opinionit të Komisionit tëVenecias.

Parimi kushtetues I perfaqesimit te drejte dhe adekuatngrihet ne nivel te materjes ligjore dhe si I tilleobligativ per te gjitha institucionet shteterore

Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për shfuqizimine balancuesit, u bë edhe më e qartë se shteti nuk mundtë vazhdojë më me zgjidhje të pjesshme apo me mekanizma të përkohshëm. Duhej ligj. Dhe sot, pas gjithë këtij procesi, ne kemi një ligj të tillë.

Ajo që sjell ky ligj është se për herë të parë, përfaqësimi i drejtë dhe adekuat nuk mbetet vetëmparim i përgjithshëm, por bëhet detyrim i ligjor përinstitucionet. Pra, kemi ligj.

Po ashtu, ligji vendos mekanizma konkretë përzbatimin e tij, respektivisht behet avansim I dukshem I perfaqesimit te drejte dhe adekuat.

Ligji parashef krijimin e Trupit koordinues per ndjekjen e perfaqesimit te drejte dhe adekuat me vendim te Qeverise. Ky trup do ta ndjekë, monitorojë dhe garantojë zbatimin e ligjit në praktikë. Kjo është shumë e rëndësishme, sepse pa një hallkë të tillë përgjegjësie, çdo ligj rrezikon të mbetet formal.

Njëkohësisht, ligji parashikon qe ne afat prej 6 muajve pas miratimit te ligjit te behet harmonizimi I legjislacionit përkatës dhe te aprovohen aktet nenligjore ku do te rregullohen detajet e implementimit te ligjit. E gjithe kjo do te mundesoj që kjo çështje të mos mbetet e izoluar vetëm në një tekst, por të reflektohet në gjithë sistemin institucional.

Një nga synimet kryesore të kësaj zgjidhjeje është edhe mbyllja e hapësirës për paqartësi, improvizime dhe keqpërdorime që në të kaluarën kanë prodhuar probleme dhe mosbesim. Pra, po vendoset një qasje më e qartë, e kontrollueshme dhe më serioze.

VLEN te theksoj se ky ligj e mbane vulen e Komisionit te Venecias. I njejti  është përpunuar dhe harmonizuar pas mendimit pozitiv dhe rekomandimeve të te njejtit komision. Kjo do të thotë se sot nuk kemi një tekst të sjellë me ngut, por një zgjidhje që ka kaluar filtër serioz juridik, institucional.

Të nderuar

Ky ligj ka një qëllim të vetëm, administrata të jetëshërbim i vërtetë për të gjithë qytetarët, e ndërtuar mbidije, profesionalizëm, përgjegjësi dhe integritet. Ne nukndërtojmë institucione serioze duke lënë boshllëqe, porduke vendosur rregull dhe përgjegjësi.

Me këtë ligj, ne po vendosim balancë dhe njëkohësishtpo hedhim themelet e një administrate profesionale, transparente, moderne dhe të fortë multietnike. Njëadministratë e fortë nuk është në interes vetëm të njëbashkësie. Ajo është në interes të çdo qytetari. Kur institucionet janë të drejta dhe efikase, përfitojnë tëgjithë.

Vëmendje e veçantë i kushtohet përmirësimit tëpërfaqësimit të qytetarëve që u përkasin komunitetevetë nënpërfaqësuara në organet shtetërore dheinstitucionet e tjera të sektorit publik, ku kualifikimet, profesionalizimi  dhe kompetencat janë kriteri parësor, ndërsa përkatësia në  komunitetin e nënpërfaqësuarmund të merret parasysh vetëm si kriter dytësor, nërastin e kualifikimeve dhe kompetencave të barabartatë kandidatëve.

Kjo është mënyra si forcohet besimi mes qytetarëvedhe mes bashkësive. Dhe kjo është mënyra si forcohetvetë shteti.

Pas miratimit të sotëm në Qeveri, ligji do të procedohetnë Kuvend. Ne presim debat serioz, me argumente dheme përgjegjësi, sepse bëhet fjalë për një çështje që iduhet shtetit dhe që është dashur të ketë zgjidhje shumëmë herët.

Me këtë ligj, po vendosim rregull, po krijojmë bazë qëinstitucionet t’u shërbejnë të gjithë qytetarëve me drejtësi, seriozitet dhe barazi

Accessibility Menu