Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Takimi i ministrit Minçev me ambasadoren e Greqisë Filipidu: fokus në forcimin e kapaciteteve për avancim profesional

Takimi i ministrit Minçev me ambasadoren e Greqisë Filipidu: fokus në forcimin e kapaciteteve për avancim profesional

Shkup, 16 prill 2026

Ministri i Administratës Publike, Goran Minçev, sot në ambientet e Ministrisë zhvilloi takim protokollar me Sh.S. ambasadoren e Republikës së Greqisë, znj. Sofia Filipidu.

Në takim u shkëmbyen mendime për avancimin e bashkëpunimit bilateral, me theks të veçantë në reformat dhe modernizimin e administratës publike.

Bashkëbiseduesit u ndalën në mundësitë për thellimin e partneritetit përmes shkëmbimit të përvojave dhe praktikave të mira, si dhe përmes shfrytëzimit të programeve evropiane për mbështetjen e zhvillimit institucional.

Vëmendje e veçantë iu kushtua themelimit dhe zhvillimit të Akademisë së Administratës Publike, si një segment i rëndësishëm në ndërtimin e një shërbimi publik profesional, efikas dhe të depolitizuar. Në këtë kontekst, u shpreh gatishmëri për bashkëpunim dhe shkëmbim ekspertize në fushën e trajnimeve, avancimit profesional dhe zhvillimit të kapaciteteve administrative.

Ministri Minçev theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm me Republikën e Greqisë si fqinj dhe partner, duke nënvizuar se takime të tilla kontribuojnë në forcimin e besimit të ndërsjellë dhe në avancimin e proceseve reformuese në sektorin publik.

Ministria e Administratës Publike do të vazhdojë të avancojë në mënyrë aktive bashkëpunimin ndërkombëtar dhe të investojë në forcimin e kapaciteteve institucionale, me qëllim sigurimin e shërbimeve më cilësore, më efikase dhe më të qasshme për qytetarët.

Accessibility Menu