Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Filkov: Atje ku ka indicie për keqpërdorime, do të ketë reagim institucional, atje ku ka dobësi, do të ketë ndërhyrje

Filkov: Atje ku ka indicie për keqpërdorime, do të ketë reagim institucional, atje ku ka dobësi, do të ketë ndërhyrje

Ministri i Drejtësisë Igor Filkov në konferencën e sotme për shtyp u ndal në gjendjen aktuale në drejtësi dhe qasjen e Ministrisë së Drejtësisë drejt përcaktimit të gjendjes faktike në terren dhe ndërmarrjes së masave konkrete. 
„Në periudhën e kaluar, opinioni ishte dëshmitar i ngjarjeve dhe rasteve të cilat e përforcuan akoma akoma më shumë shqetësimin rreth integritetit, përgjegjësisë dhe funksionimit të gjyqësorit dhe prokurorisë. Dukuritë e tilla nuk guxojnë të relativizohen, as të injorohen.
Kur lëndët për korrupsion të lartë qëndrojnë me vite pa zgjidhje dhe kur dyshimet evidente nuk marrin përgjigje institucionale – atëherë qytetarët me të drejtë pyesin: ku është drejtësia?
Rasti me gjyqtarin e apelit tek i cili u gjetën 350 mijë euro, të fshehura dhe të murosura në mur, nuk është vetëm skandal. Kjo është simbol i një dobësie të thellë sistemore – simbol i një kulture të mosndëshkueshmërisë, heshtjes dhe mbrojtjes së ndërsjellë që shumë gjatë e gërryen besimin në sistemin gjyqësor”, tha ministri i Drejtësisë Igor Filkov.
Ky rast, sipas Filkov, e rrënon akoma më shumë besimin në të gjithë gjyqësorin dhe e sjell në dyshim funksionin gjyqtar i cili duhet të jetë në shërbim dhe në interes të qytetarëve dhe drejtësisë, e jo privilegj.
Njëkohësisht, opinioni dëshmon edhe sfida serioze në funksionimin e prokurorisë – efikasitet të pamjaftueshëm, kapacitete të kufizuara dhe vendosmëri të pamjaftueshme në ballafaqimin me format më të rënda të krimit.
„Hulumtimet për perceptimin e korrupsionit tregojnë se besimi në gjyqësor dhe prokurori është seriozisht i rrënuar. Ai besim nuk mund të kthehet brenda natës, as me një vendim.
Është e qartë se problemi është sistemor dhe nuk i referohet vetëm rasteve individuale. Jemi të vetëdijshëm se pa reforma rrënjësore dhe të orientuara mirë, dukuritë e tilla do të vazhdojnë të përsëriten. Prandaj, Ministria e Drejtësisë i është qasur në mënyrë sistemore, përcaktimit të gjendjes faktike në terren dhe ndërmarrjes së hapave konkretë”, theksoi ministri i Drejtësisë Igor Filkov.

Accessibility Menu