Qeveria në seancën e sotme të 131-të veproi sipas njoftimit të KSHZ-së për përfundimin e zgjedhjeve lokale të vitit 2025 për zgjedhjen e anëtarëve të këshillave të komunave dhe Këshillit të Qytetit të Shkupit, si dhe kryetarëve të komunave dhe kryetarit të Qytetit të Shkupit. Lidhur me kushtin nga neni 132 paragrafi 2 të Kodit Zgjedhor, që për zgjedhjen e kryetarëve të komunave duhet të dalë një e treta e numrit të përgjithshëm të votuesve të regjistruar në listën zgjedhore për komunën përkatëse, ky kusht nuk është plotësuar në komunat e Vrapçishtit, Gostivarit, Mavrovës dhe Rostushës dhe Centar Zhupës.
Lidhur me këtë, në përputhje me nenin 134 paragrafi 2 të Kodit Zgjedhor, Qeveria emëron si të besuar për ushtrimin e kompetencave të kryetarit të komunës për këto komuna:
Oner Jakuposki si i besuar për Komunën Mavrovë dhe Rostushë
Arian Ibraim si i besuar për Komunën e Centar Zhupës
Bunjamin Kadriu si i besuar për Komunën e Vrapçishtit
Fadil Xhelili si i besuar për Komunën e Gostivarit
Njëkohësisht, në përputhje me nenin 134 paragrafi 3, Qeveria do ta njoftojë kryetarin e Kuvendit për shpalljen e zgjedhjeve për kryetar komune.