Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Nikolloski: Qeveria bën gjithçka që është në fuqinë tonë për të ndihmuar transportuesit, po nënshkruajmë marrëveshje bilaterale me vendet që janë pjesë e zonës Shengen

Nikolloski: Qeveria bën gjithçka që është në fuqinë tonë për të ndihmuar transportuesit, po nënshkruajmë marrëveshje bilaterale me vendet që janë pjesë e zonës Shengen

Qeveria ka mirëkuptim të plotë për transportuesit maqedonas, po ndërmarrim aktivitete për gjetjen e zgjidhjeve përmes marrëveshjeve bilaterale me vendet anëtare të zonës Shengen, theksoi zëvendëskryetari i Qeverisë dhe ministër i transportit, Aleksandar Nikolloski, dhe potencoi se Maqedonia së shpejti do të nënshkruajë marrëveshje të reja me vendet anëtare të zonës Shengen dhe në këtë mënyrë do ta zgjidhë vetë problemin.
“Ne kemi mirëkuptim të plotë për transportuesit dhe po përpiqemi në kuadër të mundësive tona të ndihmojmë dhe të gjejmë zgjidhje. Bëhet fjalë për rregulla në zonën Shengen, ndërsa ajo që ne mund të bëjmë është të nënshkruajmë marrëveshje bilaterale me vendet anëtare të zonës Shengen. Këtë tashmë po e bëjmë dhe tashmë kemi arritur marrëveshje me disa vende, ndërsa në periudhën e ardhshme intensivisht do të punojmë edhe për marrëveshje me vende të tjera. Gjatë muajit shtator është paralajmëruar takim në nivel të lartë me qeverinë austriake, gjatë muajit tetor me qeverinë sllovene, kështu që ne nuk ndalemi dhe vazhdojmë të punojmë për marrëveshje bilaterale me të gjitha vendet që janë të gatshme”, theksoi zëvendëskryetari i Qeverisë dhe ministër i transportit.
Ai theksoi se qëllimi është të sigurohet mbulimi i itinerareve në të cilat më së shpeshti lëvizin transportuesit maqedonas.
“Shikojmë në përgjithësi të mbulojmë itineraret ku tradicionalisht transportuesit maqedonas më së shpeshti shkojnë. Me Zvicrën tashmë ka marrëveshje, me Kroacinë ka marrëveshje, me Rumaninë ka marrëveshje. Siç thashë, të ardhshëm për bisedë janë Austria dhe Sllovenia, dhe gjithashtu po punojmë edhe me Gjermaninë”, theksoi Nikolloski.
Sipas tij, në këtë mënyrë përfshihen vendet ku ka frekuencë më të madhe të transportuesve maqedonas, ndërsa Qeveria dhe Ministria vazhdojnë me punën për gjetjen e zgjidhjeve shtesë.

Accessibility Menu