Ministri i Transformimit Digjital, Stefan Andonovski, sot nënshkroi urdhër për kufizimin e qasjes në ueb-faqe dhe aplikacione ueb ilegale përmes rrjeteve publike të komunikimit elektronik, në rastet e organizimit të paligjshëm të lojërave të fatit.
Me urdhrin më të fundit përfshihen edhe 33 ueb-faqe ilegale shtesë, që do të thotë se numri i përgjithshëm i faqeve ilegale të përfshira (të ndaluara) deri më tani arrin në 307.
Urdhri i është dorëzuar Agjencisë për Komunikime Elektronike, e cila është e obliguar që brenda pesë ditëve ta përcjellë atë te operatorët e rrjeteve të komunikimit elektronik për zbatim.
Ministria e Transformimit Digjital do të vazhdojë me masa të vazhdueshme për luftimin e organizimit të paligjshëm të lojërave të fatit në internet, me qëllim mbrojtjen e qytetarëve dhe garantimin e sigurisë në hapësirën digjitale.
Në bashkëngjitje ju përcjellim edhe listën me 33 ueb-faqet ilegale.