Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Zëvendëskryeministri Arben Fetai zhvilloi bisedë me diplomatin Pieter Feith

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut

Zëvendëskryeministri për Qeverisje të Mirë, z. Arben Fetai, zhvilloi një bisedë miqësore dhe përmbajtësore nëpërmjet videolidhjes me diplomatin z. Pieter Feith, ish-shefin e ekipit negociator që mbështeti procesin e Marrëveshjes Kornizë të Ohrit.

 

Gjatë bisedës, nënkryetari i Qeverisë e informoi z. Feith për miratimin në Qeveri të projektligjit për Përfaqësim të Drejtë dhe Adekuat, me çka ky parim i rëndësishëm i Marrëveshjes së Ohrit për herë të parë rregullohet me ligj.

 

Z. Feith përshëndeti miratimin e Ligjit për Përfaqësim të Drejtë dhe Adekuat dhe u shpreh shumë i lumtur për këtë hap historik. Ai theksoi rëndësinë e ruajtjes dhe forcimit të frymës së Marrëveshjes Kornizë të Ohrit dhe vazhdimit të rrugës për integrim të plotë në Bashkim Evropian.

 

Në bashkëbisedim u diskutua edhe për avancimin e mëtejshëm të procesit të decentralizimit si një tjetër shtyllë e rëndësishme e Marrëveshjes dhe hapat që po i ndërmerr Qeveria në këtë drejtim, sidomos me financimin e projekteve të shumta të Qeverisjes Lokale.

 

Në përfundim të bisedës, z. Feith, me emocion të sinqertë, theksoi se “Zemra e tij është gjithmonë me Maqedoninë e Veriut”. Zëvendëskryeministri Fetai potencoi se ai do të jetë gjithmonë i mirëseardhur këtu, për kontributën që ka dhënë për paqen, bashkëjetesën dhe barazinë.

Accessibility Menu