Zëvendëskryeministri për Qeverisje të Mirë, Arben Fetai, zhvilloi një takim pune me Daniel J. Lawton, Zëvendës-Ndihmës Sekretar i Shtetit në Byronë për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike (EUR) të Departamentit të Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA).
Gjatë takimit u diskutua për partneritetin strategjik ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Shteteve të Bashkuara, si dhe për thellimin e bashkëpunimit në fushat e sundimit të ligjit, reformave institucionale, luftës kundër korrupsionit dhe forcimit të praktikave të qeverisjes së mirë.Zëvendëskryeministri Fetai theksoi përkushtimin e Qeverisë për avancimin e standardeve demokratike, rritjen e transparencës dhe llogaridhënies, si dhe zbatimin e reformave që garantojnë funksionimin e drejtë dhe efikas të institucioneve publike.
Zëvendës-Ndihmës Sekretari Lawton riafirmoi mbështetjen e fortë të Shteteve të Bashkuara për proceset reformuese në vend, duke theksuar rëndësinë e vazhdimit të politikave të qëndrueshme që nxisin integrimin euroatlantik, stabilitetin institucional dhe zhvillimin demokratik. Zëvendëskryeministri Fetai dhe Zëvendës-Ndihmës Sekretari Lawton u dakorduan të vazhdojnë komunikimin dhe koordinimin e rregullt për çështjet me interes të përbashkët, me fokus të veçantë në përforcimin e qeverisjes së mirë dhe integritetit institucional.
Në kuadër të vizitës, zëvendëskryeministri Fetai zhvilloi takim pune edhe me Mark Tervakoski, Drejtori i Zyrës për Evropë dhe Azi pranë Byrosë për Çështje Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit.