Data e seancës: 16/06/2026 12:00
| Titulli | Titulli |
| 1 | Propozimvendim për formimin e Komitetit për Efikasitet Energjetik |
| 2 | Raporti vjetor i Ndërmarrjes Publike Radiodifuzioni Nacional – Shkup për vitin 2022, Raport i udhëheqësisë për raportet financiare për vitin 2022 me llogarinë përfundimtare të Ndërmarrjes Publike Radiodifuzioni Nacional – Shkup për vitin 2022, raporte financiare për vitin që përfundon më 31 dhjetor 2022, me Raportin e revizorëve të pavarur dhe propozimvendime |
| 3 | Informacion për nevojën e subvencionimit të normës së interesit që rrjedh nga Marrëveshja Kornizë për kredi me Bankën për Zhvillim pranë Këshillit të Evropës (CEB), e dedikuar për kredi programore për krijimin e vendeve të punës në ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme në Maqedoninë e Veriut |
| 4 | Informacion me Kërkesë për marrjen e pëlqimit për fillimin e procedurës për krijimin e regjistrit të licencave, lejeve dhe miratimeve |
| 5 | Informacion në lidhje me qiramarrësit e tokës dhe përdoruesit në zonat industriale teknologjike të zhvillimit |
| 6 | Informacion për punën e Komisionit për vlerësimin dhe përcaktimin e lartësisë së dëmit nga fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësi të tjera, në periudhën nga 26.02.2026 deri më 28.04.2026 |
| 7 | Njoftim me shkrim për gjendjen e krizës në një pjesë të territorit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për shkak të rrezikut të lartë nga rritja e numrit të hyrjeve dhe tranzitimit të migrantëve nëpër territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, për periudhën nga 04.06.2026 deri më 10.06.2026 |
| 8 | Njoftim me shkrim për gjendjen e krizës në një pjesë të territorit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, përkatësisht në territorin e komunës së Gazi Babës, në të cilin Institucioni Ndëshkues-Përmirësues Shtëpia Ndëshkuese-Përmirësuese Idrizovë ushtron kompetencat e tij, me qëllim parandalimin e kërcënimeve të sigurisë dhe forcimin e sigurimit të institucionit, për periudhën nga 28.05.2026 deri më 03.06.2026 |
| 9 | Njoftim me shkrim për gjendjen e krizës në një pjesë të territorit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, përkatësisht në territorin e komunës së Gazi Babës, në të cilin Institucioni Ndëshkues-Përmirësues Shtëpia Ndëshkuese-Përmirësuese Idrizovë ushtron kompetencat e tij, me qëllim parandalimin e kërcënimeve të sigurisë dhe forcimin e sigurimit të institucionit, për periudhën nga 04.06.2026 deri më 10.06.2026 |
| 10 | Njoftim me shkrim për aktivitetet e ndërlidhura me gjendjen e krizës për shkak të mundësisë së çrregullimit të furnizimit me naftë dhe derivate të naftës në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, për periudhën nga 31.05.2026 deri më 06.06.2026 |
| 11 | Njoftim me shkrim për gjendjen e krizës në një pjesë të territorit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për shkak të rrezikut të lartë nga rritja e numrit të hyrjeve dhe tranzitimit të migrantëve nëpër territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, për periudhën nga 28.05.2026 deri më 03.06.2026 |
| 12 | Propozimvendim për ndërprerjen e përdorimit të sendeve të patundshme nga Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim e Republikës së Maqedonisë së Veriut |
| 13 | Propozimvendim për ndërprerjen e përdorimit të sendit të patundshëm nga Federata e Shahut të Maqedonisë – Shkup (hapësirë afariste në PK nr. 857, KK Karposh) dhe Propozimvendim për dhënien në menaxhim të sendit të patundshëm Shoqërisë Aksionare për ndërtim dhe menaxhim me hapësirë banesore dhe me hapësirë afariste me rëndësi për Republikën – Shkup (hapësirë afariste në PK nr. 857, KK Karposh). |
| 14 | Propozimvendim për dhënien e pëlqimit për dhënien me qira afatgjatë të tokës ndërtimore në pronësi të Republikës së Maqedonisë së Veriut, me marrëveshje të drejtpërdrejtë, EVN Maqedoni Shoqërisë Aksionare për Shërbime, Shkup |
| 15 | Propozimvendim për tjetërsimin e tokës ndërtimore në pronësi të Republikës së Maqedonisë së Veriut |
| 16 | Informacion në lidhje me nevojën për harmonizim shtesë të rregullativës nacionale lidhur me Sistemet Inteligjente të Transportit (SIT) si pjesë e Agjendës së Reformave, përkatësisht dorëzimin e tekstit të Propozimligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për transportin në trafikun rrugor |
| 17 | Informacion në lidhje me nevojën për harmonizim shtesë të rregullativës nacionale lidhur me Sistemet Inteligjente të Transportit (SIT) si pjesë e Agjendës së Reformave, përkatësisht dorëzimin e tekstit të Propozimligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për sistemin hekurudhor |
| 18 | Informacion në lidhje me nevojën për harmonizim shtesë të rregullativës nacionale lidhur me Sistemet Inteligjente të Transportit (SIT) si pjesë e Agjendës së Reformave, përkatësisht dorëzimin e tekstit të Propozimligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për rrugët publike |
| 19 | Propozimrregullore për ndryshimin dhe plotësimin e Rregullores për kriteret më të përafërta për pagesat direkte, përdoruesit e mjeteve, shumat maksimale dhe mënyrën e pagesave direkte për vitin 2026 |
| 20 | Informacion në lidhje me veprimet e ndërmarra në drejtim të zbatimit të Konkluzionit nga mbledhja e 84-të e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, të mbajtur më 17.06.2025, të miratuar në lidhje me Aktgjykimin e formës së prerë dhe të ekzekutueshëm të Gjykatës Themelore Civile Shkup 52 TS-61/22, të datës 26.05.2023, në kontestin gjyqësor sipas padisë së paditësit Cementarnica Usje SHA Shkup kundër të paditurve Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Republika e Maqedonisë së Veriut – Ministria e Financave |
| 21 | Informacion për kërkesën për dhënien e pëlqimit për t’u bashkuar si paditës i ri, në pajtim me nenin 186 paragrafi 2 të Ligjit për procedurën kontestimore, në anën e paditësit |
| 22 | Informacion për sjelljen e Planit urbanistik për zona dhe ndërtime me rëndësi shtetërore për ndërtimin e centraleve elektrike diellore sipërfaqësore dhe fotovoltaike – ndërtime për prodhimin e energjisë elektrike nga burime të rinovueshme me fuqi mbi 10 MW, KK Izishtë, komuna e Makedonski Brodit, me Propozimvendim |
| 23 | Informacion për sjelljen e Planit urbanistik për zona dhe ndërtime me rëndësi shtetërore për rregullimin e tokës me destinim E1.13 – centrale elektrike diellore sipërfaqësore dhe fotovoltaike mbi 10 MW në një pjesë të PK 3038/1, në një pjesë të PK 3099/1 dhe në një pjesë të PK 3135/1, KK Negotinë – komuna e Negotinës, me Propozimvendim |
| 24 | Informacion për miratimin e Vendimit për aprovimin e mjeteve nga Buxheti i Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2026, me Propozimvendim |
| 25 | Propozimprogram për ndryshimin e Programit për investime në mjedisin jetësor për vitin 2026 |
| 26 | Propozimvendim për formimin e Komisionit për ndjekjen e zhvillimit të sistemit të financimit të komunave |
| 27 | Informacion në lidhje me nevojën për harmonizim shtesë të rregullativës nacionale lidhur me Sistemet Inteligjente të Transportit (SIT) si pjesë e Agjendës së Reformave, përkatësisht dorëzimin e tekstit të Propozimligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për sigurinë në trafikun rrugor |
| 28 | Informacion në lidhje me nevojën për harmonizim shtesë të Rregullativës nacionale lidhur me Sistemet Inteligjente të Transportit (SIT), si pjesë e Agjendës së Reformave, përkatësisht dorëzimin e tekstit të Propozimligjit për plotësimin e Ligjit për Qytetin e Shkupit |
| 29 | Informacion për zhvillimin e takimit të 21-të të Nënkomitetit për tregti, industri, dogana dhe tatime në kuadër të Komitetit për Stabilizim-Asociimit midis Bashkimit Evropian dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut, i cili u zhvillua më 28 prill të vitit 2025 |
| 30 | Informacion për nënshkrimin e Notës së Aderimit të Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Finlandës, ministrit të Mbrojtjes së Republikës Franceze dhe Ministrisë së Mbrojtjes së Mbretërisë së Suedisë për pjesëmarrje në Memorandumin e Mirëkuptimit ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Mbretërisë së Belgjikës, Ministrisë së Mbrojtjes Kombëtare të Kanadasë, Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës Çeke, Ministrisë së Mbrojtjes së Danimarkës, Ministrisë Federale të Mbrojtjes së Republikës Federale të Gjermanisë, Ministrisë së Mbrojtjes Kombëtare të Republikës së Greqisë, Ministrisë së Mbrojtjes së Hungarisë, Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Italisë, Ministrisë së Mbrojtjes së Malit të Zi, Ministrisë së Mbrojtjes së Mbretërisë së Holandës, Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Ministrisë së Mbrojtjes së Mbretërisë së Norvegjisë, Ministrisë së Mbrojtjes Kombëtare të Republikës së Polonisë, Ministrisë së Mbrojtjes Kombëtare të Rumanisë, Ministrisë së Mbrojtjes së Mbretërisë së Spanjës, Ministrisë së Mbrojtjes Kombëtare të Republikës së Turqisë dhe Sekretarit të Shtetit për Mbrojtjen e Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut, në lidhje me Bashkëpunimin shumëkombësh për vendosjen e trajnimit të NATO-s për fluturim në Evropë, me Notën e aderimit |
| 31 | Informacion për mundësitë dhe kushtet për zgjidhjen me marrëveshje të çështjeve kundër Republikës së Maqedonisë së Veriut para GJEDNJ-së – Shançliq dhe të tjerë, A. nr. 15743/25 dhe Risteski, A. nr. 22803/25 |
| 32 | Informacion për plotfuqishmërinë e vendimit të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut në lëndën Mrshiq kundër Maqedonisë së Veriut, A. nr. 7377/24, me Propozimvendim |
| 33 | Propozimrregullore për mënyrën e identifikimit të fushave dhe nënfushave dhe llojeve të subjekteve për përcaktimin e listës së detajuar të fushave dhe llojeve të subjekteve nga fushat me rëndësi të lartë kritike dhe listës së detajuar të nënfushave dhe llojeve të subjekteve në fushat e tjera kritike, mënyrën e klasifikimit të listës së detajuar të subjekteve thelbësore dhe listës së detajuar të subjekteve të rëndësishme, formën dhe përmbajtjen e listës së detajuar të fushave dhe llojeve të subjekteve nga fushat me rëndësi të lartë kritike, listës së detajuar të nënfushave dhe llojeve të subjekteve në fushat e tjera kritike, listës së detajuar të subjekteve thelbësore dhe listës së detajuar të subjekteve të rëndësishme, si dhe formën, përmbajtjen dhe mënyrën e mbajtjes së regjistrit të fushave me rëndësi të lartë kritike, regjistrit të fushave të tjera kritike, regjistrit të subjekteve thelbësore dhe regjistrit të subjekteve të rëndësishme |
| 34 | Propozimrregullore për ndryshimin e Rregullores për klasifikimin e objekteve për sport me rëndësi nacionale dhe lokale në pronësi të Republikës së Maqedonisë së Veriut |
| 35 | Informacion për Raportin vjetor për vitin 2025 për zbatimin e Strategjisë për barazi gjinore 2022-2027 dhe Planit nacional të veprimit për barazi gjinore 2025-2027 |
| 36 | Informacion për nevojën e ndarjes së Shërbimit për Ndihmë të Shpejtë Mjekësore Shkup nga ISHP Shtëpia e Shëndetit Shkup dhe formimin e një institucioni të pavarur shëndetësor publik – Qendra për Ndihmë të Shpejtë Mjekësore-Shkup |
| 37 | Informacion për nevojën e lidhjes së Aneksit të Marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Evropës dhe Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për financimin e projektit „Mbështetje për programin e serialeve televizive“ |
| 38 | Kërkesë për dhënien e interpretimit autentik të nenit 130 paragrafi (4) të Ligjit për shërbimet mediatike audio dhe audiovizuale, e paraqitur nga deputeti Brane Petrushevski |
| 39 | Iniciativë e paraqitur nga Igorço Toçev nga Shkupi, e dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Maqedonisë së Veriut, me nr. U.108/2026, për inicimin e procedurës për vlerësimin e kushtetutshmërisë së nenit 70 paragrafi 1 në pjesën „dhe ligj tjetër“ të Ligjit për sportin („Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë“ nr. 29/2002, 66/2004, 81/2008, 18/2011, 51/2011, 64/2012, 148/2013, 187/2013, 42/2014, 138/2014, 177/2014 dhe 72/2015) |
| 40 | Iniciativë nga Igorço Toçev nga Shkupi, e dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Maqedonisë së Veriut, me nr. U.111/2026, për inicimin e procedurës për vlerësimin e kushtetutshmërisë së nenit 24 paragrafi 1 pika a), nënpika 10, pika b), nënpika 5 dhe pika g), nënpika 5 të Ligjit për sportin („Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë“ nr. 29/2002, 66/2004, 83/2005, 81/2008, 18/2011, 51/2011, 64/2012, 148/2013, 187/2013, 42/2014, 138/2014, 177/2014, 72/2015, 153/2015, 6/2016, 55/2016, 61/2016, 106/2016 dhe 190/2016 dhe „Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut“ nr. 98/2019, 244/2019, 53/2024, 74/2024, 170/2024 dhe 59/2025) |
| 41 | Iniciativë e paraqitur nga Mexhait Osman nga Shkupi, e dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Maqedonisë së Veriut, me nr. U.78/2026, për inicimin e procedurës për vlerësimin e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë së neneve 29, 30 dhe 31 në pjesën që lejon njohjen e humbjeve teknike dhe komerciale si shpenzim i rregulluar dhe vendosjen e sistemit tarifor në blloqe për amvisëritë, të Ligjit për energjetikë („Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë“ nr. 96/2018 dhe „Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut“ nr. 96/2019, 236/2022 dhe 134/2023) |
| 42 | Iniciativë e paraqitur nga Igorço Toçev nga Shkupi, e dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Maqedonisë së Veriut, me nr. UZ.26/2026, për inicimin e procedurës për vlerësimin e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë së Programit për hulumtime themelore gjeologjike për vitin 2026, nr. 57-1278/14, datë 24.03.2026 („Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut“ nr. 64/2026) |
| 43 | Iniciativë e paraqitur nga Igorço Toçev nga Shkupi, e dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Maqedonisë së Veriut, me nr. U.69/2026, për inicimin e procedurës për vlerësimin e kushtetutshmërisë së nenit 1 të Ligjit për ndryshimin e Ligjit për trajtimin e objekteve të ndërtuara pa leje („Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut“ nr. 41/26) |
| 44 | Iniciativë e paraqitur nga Igorço Toçev nga Shkupi, e dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Maqedonisë së Veriut, me nr. U.117/2026, për inicimin e procedurës për vlerësimin e kushtetutshmërisë së nenit 14 paragrafi 2 në pjesën „të jenë përmbushur të gjitha detyrimet financiare të përcaktuara në nenin 14-a paragrafi 2 të këtij ligji”, nenit 14-a paragrafi 1 në pjesën „pasi të zbatohet procedura për shlyerjen e detyrimeve financiare të papaguara, por të maturuara, të shfrytëzuesit të mjeteve nga shuma e mbështetjes financiare të miratuar” dhe nenit 14-a paragrafi 3 të Ligjit për bujqësi dhe zhvillim rural („Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 49/2010, 53/2011, 126/2012, 15/2013, 69/2013, 106/2013, 177/2014, 25/2015, 73/2015, 83/2015, 154/2015, 11/2016, 53/2016, 120/2016, 163/2016, 74/2017, 83/2018 dhe 27/2019 dhe „Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 152/2019, 244/2019, 275/2019, 110/2021, 123/2022, 65/2023 dhe 218/2024) |
| 45 | Iniciativë e paraqitur nga Igorço Toçev nga Shkupi, e dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Maqedonisë së Veriut, me nr. U.71/2026, për inicimin e procedurës për vlerësimin e kushtetutshmërisë së nenit 92-v paragrafi 5 në pjesën „mund të përbëjë titull ekzekutiv ose të konsiderohet si kërkesë për fillimin e procedurës kundërvajtëse” të Ligjit për automjete („Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 140/2008, 53/2011, 123/2012, 153/2012, 70/2013, 164/2013, 138/2014, 154/2015, 192/2015 dhe 39/2016 dhe „Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 161/2019, 308/2020, 87/2023, 148/2025, 160/2025 dhe 258/2025) |
| 46 | Ofertë nga noterja Ana Jolakoska nga Shkupi, për shitjen e pasurisë së patundshme – tokë e regjistruar në Fletënpronësinë nr. 69491 dhe pasuri e patundshme– objekt i regjistruar në Fletëpronësinë nr. 1970, për KK Draçevë – 1, në PK nr. 9036, në vendin/rrugën e quajtur „Draçevë“ |
| 47 | Ofertë nga noteri Bashkim Ameti nga Shkupi, për shitjen e pasurisë së patundshme të regjistruar në Fletënpronësinë nr. 94037, për KK Çair, në PK nr. 1153/2, në vendin/rrugën e quajtur „Boro Menkov“, Fletëpronësinë nr. 94931, për KK Çair, në PK nr. 1154/2, në vendin/rrugën e quajtur „Boro Menkov“,Fletëpronësinë nr. 94878, për KK Çair, në PK nr. 1148/2, në vendin/rrugën e quajtur „Çair“ dhe Fletëpronësinë nr. 94946, për KK Çair, në PK nr. 1159/2, në vendin/rrugën e quajtur „Çair“. |
| 48 | Ofertë nga noteri Dejan Pavloski nga Shkupi, për shitjen e pasurisë së patundshme të regjistruar në Fletënpronësinë nr. 67241, për KK Maxhari, në PK nr. 1982/16, në vendin/rrugën e quajtur „Utrina“. |
| 49 | Ofertë nga noteri Hakija Çoloviq nga Shkupi, për shitjen e pasurisë së patundshme të regjistruar në Fletëpronësinë nr. 2561, për KK Draçevë 2, në PK nr. 6608, në vendin/rrugën e quajtur „Smokvinki“. |
| 50 | Ofertë nga noteri Elvin Ziba nga Ohri, për shitjen e pasurisë së patundshme të regjistruar në Fletëpronësië nr. 100575, për KK Ohër 4, në PK nr. 4111/1 dhe PK nr. 4112/1, në vendin/rrugën e quajtur „Paterica“. |
| 51 | Ofertë nga noteri Elham Bislimi nga Shkupi, për shitjen e pasurisë së patundshme të regjistruar në Fletëpronësinë nr. 1993, për KK Orizare e Epëerne dhe Poshtme, në PK nr. 622/13, në vendin/rrugën e quajtur „Rid“. |
| 52 | Njoftim nga përmbaruesi Bllagoja Kalamatiev nga Shkupi, i dorëzuar me nr. I.3001/2023, për Konkluzionin për shitjen e tretë publike gojore, e cila do të mbahet më 16 qershor 2026, për pasurinë e patundshme, të regjistruar në Fletëpronësinë nr. 2153 dhe Fletëpronësinë nr. 100697, për KK Radishan, në PK nr. 1047/2, në vendin/rrugën e quajtur „Bademi“. |
| 53 | Informacion me Plan veprimi dhe aktivitete të përcaktuara saktësisht, persona përgjegjës dhe afate për zbatimin në lidhje me Pikën 4.3 – Pajisje për radioterapi nga Raporti përfundimtar për revizionin e kryer të pasqyrave financiare dhe revizionin e pajtueshmërisë për vitin 2023 të Institucionit Shëndetësor Publik Klinika Universitare për Radioterapi dhe Onkologji – Shkup |
| 54 | Informacion me Plan veprimi për zbatimin e rekomandimeve nga Raportet përfundimtare të Entit Shtetëror të Revizionit të Agjencisë për Promovimin dhe Mbështetjen e Turizmit |
| 55 | Informacion për progresin e aktiviteteve të realizuara në ISHP Klinika Universitare për Sëmundje të Syrit Shkup për ri-hyrjen e metodës së keratoplastikës (ISHP Klinika Universitare për Sëmundje të Syve – Shkup). |
| 56 | Plan financiar për ndryshimin e Planit financiar të Shoqërisë Aksionare për Ekonomi të ujërave të Republikës së Maqedonisë së Veriut, në pronësi shtetërore, Shkup, për vitin 2026 |
| 57 | Raport për punën financiare të Ndërmarrjes Publike për Rrugët Shtetërore, për tremujorin e katërt të vitit 2025 |
| 58 | Raport financiar tremujor për punën e Ndërmarrjes Publike Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut, për periudhën janar – mars të viti 2026 |
| 59 | Raport për punën financiare të Ndërmarrjes Publike „Strezhevo“ Manastir, për tremujorin e parë (1.1.2026 deri më 31.3.2026) |
| 60 | Raport tremujor për punën e Ndërmarrjes Publike për Ekonomi të ujërave „Lisiçe“ Veles, për periudhën nga 1.1.2026 deri më 31.3.2026. |
| 61 | Raport për realizimin e mjeteve nga programet për mbështetje financiare në bujqësi, zhvillim rural dhe peshkatari me akuakulturë për vitin 2025 |
| 62 | Çështjet kadrovike |
| - | Propozim për çështje kadrovike (16.6.2026) |
| 63 | Pyetje dhe propozime |
| - | Kërkesë nga Ministria e Kulturës dhe Turizmit për ndërprerjen e vlefshmërisë së konkluzionit nr. 2, Pika 15, nga mbledhja e njëqind e shtatëdhjetë e katërta e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, e mbajtur më 19 maj 2026 |
| - | Informim nga SP në lidhje me vendimin për kthimin e mjeteve |
| 64 | Informacion për grantin e siguruar nga Banka Botërore për asistencë teknike gjatë përgatitjes së projektit „Përmirësimi i shfrytëzimit të ujërave nga pellgu i lumit Zletovica, faza 2 – ujitje dhe faza 3 – prodhim i energjisë elektrike“, me tekstin e Marrëveshjes për grant (në gjuhën maqedonase dhe në gjuhën angleze) |
| 65 | Informacion për zbatimin e një furnizimi publik shumëvjeçar për largimin e objekteve ekzistuese për nevojat e realizimit të ndërtimit të objekteve universitare dhe rregullimit të hapësirës për nevojat e Universitetit „Nënë Tereza“ në Shkup |
| 66 | Informacion për zgjedhjen e kandidatit të ri nga Republika e Maqedonisë së Veriut në listën e kandidatëve për zgjedhjen e gjyqtarit në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut nga Komisioni për zgjedhjen e kandidatëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut për gjyqtar në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut |
| 67 | Informacion për hyrjen dhe qëndrimin e forcave të armatosura të huaja në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për pjesëmarrje në stërvitjen „Balkan Warrior 26“, me Propozimvendim |
| 68 | Informacion për vendosjen e përkohshme të studentëve nga Konvikti shtetëror Studentor „Nikolla Karev“ Ohër në pushimoren në Ohër të Ministrisë së Punëve të Brendshme |
| 69 | Informacion në lidhje me Vendimin për ndryshimin e dedikimit të mjeteve të miratuara, por të pashfrytëzuara nga Buxheti i Republikës së Maqedonisë së Veriut (360.000.000) |
| 70 | Informacion në lidhje me Vendimin për ndryshimin e dedikimit të mjeteve të miratuara, por të pashfrytëzuara nga Buxheti i Republikës së Maqedonisë së Veriut (240.000.000) |
| 71 | PROPOZIMLIGJ PËR NDRYSHIMIN DHE PLOTËSIMIN E LIGJIT PËR MARRJEN DHE TRANSPLANTIMIN E PJESËVE TË TRUPIT TË NJERIUT PËR SHKAK TË TRAJTIMIT |
| 72 | Informacion për lidhjen e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë për vendosjen e kontrolleve të përbashkëta në vendkalimet e përbashkëta kufitare ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Shqipërisë |
| 73 | Informacion për Kartën Evropiane të të Rinjve si instrument për mbështetjen e të rinjve, me Planin për menaxhimin e Kartës Evropiane të të Rinjve për periudhën 2026–2028 |