Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Mbledhja e 188-të e Qeverisë

Data e seancës: 07/07/2026 12:52

Pika Titulli
1 Informacion i Drejtorisë për Zonat Zhvillimore Teknologjike Industriale në lidhje me Propozim-Aneks-Marrëveshjen nr. 2 ndaj Marrëveshjes për qiradhënie afatgjatë të tokës ndërtimore, të regjistruar nën nr. ark. 09-196/1, datë 20.01.2015, të solemnizuar nën numrin ODU 26/15 më 21.01.2015, duke përfshirë edhe Aneks-Marrëveshjen nr. 1, të regjistruar nën nr. ark. 09-1594/1, datë 14.11.2016, të solemnizuar nën numrin ODU 786/16 më 14.11.2016, të lidhura ndërmjet Republikës së Maqedonisë – Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, si themeluese e ZZHTI Kërçovë, e përfaqësuar nga Drejtoria për Zonat Zhvillimore Teknologjike Industriale, si qiradhënëse, Shoqërisë për prodhim dhe tregti KI SEJFTI SISTEMS MAQEDONIA ShPKNJ Kërçovë, si qiramarrëse, dhe KI SEJFTI SISTEMS LUKSEMBURG S.A.R.L., si shoqëri amë e qiramarrëses, me tekstin e Aneks-Marrëveshjes nr. 2 dhe Propozimvendimin
2 Informacion për vendosjen e një Propozim -modeli për monitorimin e investimeve të huaja direkte (IHD) sipas fazave – nga kontakti fillestar deri në realizimin e plotë – me pasqyrë tabelare të bashkëngjitur
3 Propozimvendim për shitjen e një sendi të luajtshëm (automjet pasagjerësh). Propozues: Universiteti „Shën Kirili dhe Metodi“ në Shkup, Fakulteti i Stomatologjisë – Shkup
4 Propozimvendime për ndërprerjen dhe dhënien në përdorim të përhershëm të sendeve të luajtshme Ministrisë së Punëve të Brendshme, Ministrisë së Mbrojtjes, Ndërmarrjes Publike për Menaxhimin e Pyjeve Shtetërore „Pyjet Nacionale“, Institucionit Publik Parku Kombëtar „Mali Sharr“, Institucionit Publik Parku Kombëtar „Mavrova“, Institucionit Publik Parku Kombëtar „Pelisteri“, Ndërmarrjes Publike për Menaxhimin dhe Mbrojtjen e Zonës Shumëqëllimore „Jasen“, Institucionit Publik Parku Kombëtar „Galiçica“, Qytetit të Shkupit dhe komunave Kavadar, Kriva Pallankë, Rankovcë, Manastir, Makedonska Kamenicë, Gjevgjeli, Gostivar, Kërçovë, Koçan, Kumanovë, Tetovë, Strumicë, Ohër, Veles, Prilep, Krivogashtan, Shtip, Berovë, Dellçevë, Probishtip, Sveti Nikollë, Radovish, Negotinë, Vallandovë, Krushevë, Makedonski Brod, Resnjë, Strugë, Dibër dhe Vinicë
5 Propozimligj për revizionin shtetëror
6 Propozimrregullore për rregullat për caktimin e sloteve
7 Informacion në lidhje me Kërkesën e paraqitur për kategorizimin e objekteve hotelierike për akomodim, të paraqitur nga hoteli „ETERNO“ në Strumicë, me Propozimaktvendim
8 Informacion në lidhje me Kërkesën e paraqitur për kategorizimin e objekteve hotelierike për akomodim, të paraqitur nga hoteli „LEDER“ në Koçan, me Propozimaktvendim
9 Informacion në lidhje me Kërkesën e paraqitur për kategorizimin e objekteve hotelierike për akomodim, të paraqitur nga moteli „KRIS DAV“ në Radovish, me Propozimaktvendim
10 Informacion në lidhje me Kërkesën e paraqitur për kategorizimin e objekteve hotelierike për akomodim, të paraqitur nga hoteli „SHIROK SOKAK“ në Manastir, me Propozimaktvendim
11 Informacion për nevojën e miratimit të vendimit për shitjen e sendit të luajtshëm – automjet motorik për udhëtarë për hekur të vjetra, me Propozimvendim
12 Informacion për fillimin e realizimit të projektit: Rikonstruimi i rrugës „Rudniçka“ – faza e dytë, komuna e Kërçovës
13 Informacion për ndryshimin e kritereve për Linjën Kreditore nga fondet e kompensimit, e cila realizohet përmes Bankës për Zhvillim të Maqedonisë së Veriut, për mbështetjen e ndërmarrjeve me veprimtari në fushën e bujqësisë, me qëllim sigurimin e mbështetjes për blerjen e produkteve bujqësore, me Propozimvendim
14 Propozimprogram për mbështetje financiare në prodhimin bujqësor organik për vitin 2026
15 Propozim-vendim për shitjen e sendeve të luajtshme (hekurishte të vjetra – 7 automjete motorike për udhëtarë)
16 Propozimligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për deputetët, me procedurë të shkurtuar, i paraqitur nga një grup deputetësh
17 Raport vjetor për punën e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit për vitin 2025
18 Iniciativë e paraqitur nga kryetari i Sindikatës së Pavarur të Policisë, Martin Efremov, nga Shkupi, e dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Maqedonisë së Veriut, me nr. U.122/2026, për inicimin e procedurës për vlerësimin e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë së nenit 2 paragrafi 2 alineja 3 të Ligjit për festat e Republikës së Maqedonisë („Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë“ nr. 21/98 dhe 18/07)
19 Iniciativë e paraqitur nga Igorço Toçev nga Shkupi, e dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Maqedonisë së Veriut, me nr. U.132/2026, për inicimin e procedurës për vlerësimin e kushtetutshmërisë së nenit 2 pika 44 në pjesën „dhe instrumente të tjera financiare të cilat sipas Komisionit konsiderohen letra me vlerë“ dhe nenit 186-b të Ligjit për letrat me vlerë („Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë“ nr. 95/05, 25/07, 7/08, 57/10, 135/11, 13/13, 188/13, 43/14, 15/15, 154/15, 192/15, 23/16 dhe 83/18 dhe „Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut“ nr. 31/20, 53/24 dhe 3/25)
20 Ofertë nga noterja Ermira Mehmeti nga Shkupi, për shitjen e pasurisë së paluajtshme të regjistruar në Fletënpronësinë nr. 3126, për KK Gluvo Brazdë, në PK nr. 2880, me vendndodhje/rrugë „Çar“
21 Ofertë nga noteri Sasho Vasilevski nga Shkupi, për shitjen e pasurisë së paluajtshme të regjistruar në Fletënpronësinë nr. 1254, për KK Orman, në PK nr. 392, me vendndodhje/rrugë „Trlishte“
22 Ofertë nga noterja Lidija Ribareva nga Shtipi, për shitjen e pasurisë së paluajtshme të regjistruar në Fletënpronësinë nr. 56271, për KK Shtip 6, në PK nr. 11103, me vendndodhje/rrugë „Plluzhdino“
23 Ofertë nga noteri Dejan Pavlloski nga Shkupi, për shitjen e pasurisë së paluajtshme të regjistruar në Fletënpronësinë nr. 28485, për KK Singeliq - 1, në PK nr. 4146/26, me vendndodhje/rrugë „A. Popov“
24 Raport për realizimin e Programit për mbështetjen e konkurrueshmërisë së industrisë përpunuese dhe përgjegjësisë shoqërore për vitin 2025
25 Informacion për avancimin e sigurisë dhe interoperabilitetit të trafikut hekurudhor ndërkufitar me Republikën e Greqisë
26 Informacion për mënyrën e përdorimit të mjeteve të lira në llogaritë e Bankës për Zhvillim të Maqedonisë së Veriut SHA Shkup, me Shtojcën 1 – Mjetet e lira me gjendje më 30.4.2026
27 Raport për punën financiare të SHA-së për ndërtimin dhe menaxhimin e hapësirës banesore dhe hapësirës afariste me rëndësi për Republikën – Shkup, për periudhën nga 1 janari 2026 deri më 31 mars 2026
28 Çështjet kadrovike
- Кадровски прашања 7.7.2026 година
29 Pyetje dhe propozime
- Предлог од Комисија за проценка и утврдување на висината на штетата од природни непогоди и други несреќи за изменување на заклучок од 181-та седница на Владата, точка 6
- Барање за изменување на заклучок по Информација за номинирање на Национален назначен орган, Национален координатор и Технички национален координатор за зелениот климатски фонд
- Продолжување на привремената заштита во МКД за лица од Украина
- Допис од Македонската Медиумска Асоцијација (ММА)
- Предлог-заклучоци за задолжителна претходна консултација со Министерство за дигитална трансформација во врска со унапредување на планирањето, подготовката, спроведувањето и одржливоста на проектите од областа на информатичко-комуникациските технологии во органите на државната управа
- Преземање на мерки за надминување на проблемите настанати од функционирањето на Јавното претпријатие за стопанисување со објекти за спорт во сопственост на Република Северна Македонија
30 Informacion për Draft-raportin vjetor për monitorimin e zbatimit të Planit të Veprimit për vitin 2025 për Programin e reformës së menaxhimit të financave publike për periudhën janar – dhjetor 2025 dhe Draft-planin e veprimit për zbatimin e Programit të reformës së menaxhimit të financave publike për vitin 2026, me Raportin vjetor dhe Planin e veprimit
31 Informacion lidhur me Kërkesën për rregullimin e borxhit nr. 11-2090/1, të datës 22 maj 2026, të paraqitur nga komuna e Tetovës, dhe Kërkesën për rregullimin e borxhit nr. 11-2087/1, të datës 22 maj 2026, të paraqitur nga Ndërmarrja Publike Komunale „Tetovë“ Tetovë
32 Informacion lidhur me Kërkesën për rregullimin e borxhit nr. 11-2088/1, të datë 22 maj 2026, dhe Kërkesën për rregullimin e borxhit nr. 11-2089/1, të datës 22 maj 2026, të paraqitura nga komuna e Tetovës
33 Propozim për fillimin e procedurës për zhvillimin e negociatave për lidhjen e Marrëveshjes për transport ajror të rregullt ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Qeverisë së Republikës së Argjentinës, me tekstin e harmonizuar të Memorandumit
34 Propozimvendim për vazhdimin e Koncesionit për shfrytëzimin e lëndës së parë minerale – gur gëlqeror, të Shoqërisë për prodhim, tregti, ndërtimtari dhe shërbime BAG KOP – BAU SHPKNJP eksport-import f. M. Reçicë, Tetovë, në lokalitetin „Krasta“, Komuna e Gostivarit
35 Informacion në lidhje me përgatitjen e analizës tekniko-ekonomike me zgjidhje variante për aksin Shkup-Bllacë (faza e dytë)
36 Propozimvendim për dorëzimin e pasurisë së paluajtshme në posedim të Ndërmarrjes Publike për Rrugët Shtetërore (Vendimi i 28-të)
37 Informacion në lidhje me nevojën për mjete shtesë për financimin e ndërtimit të autostradës Shkup-Bllacë
38 Propozimvendim për dorëzimin e pasurisë së patundshme në posedim të Ndërmarrjes Publike për Rrugët Shtetërore (Vendimi i 125-të)
39 Informacion për Iniciativën e paraqitur nga investitori Shoqëria për tregti dhe shërbime KALTUN ENERXHI SHPK Shkup, për shpronësimin e tokës në pronësi private për realizimin e interesit publik me rëndësi për Republikën e Maqedonisë së Veriut për ndërtimin e parkut të erës DREN, komuna e Demir Kapisë dhe komuna e Gjevgjelisë, Dp.nr. 03-697/1, me Propozimvendim
40 Informacion në lidhje me nevojën për miratimin e vendimit për dhënien me qira afatgjate të tokës ndërtimore në pronësi të Republikës së Maqedonisë së Veriut, me marrëveshje të drejtpërdrejtë, me dedikim për ndërtimin e një nënstacioni elektrik, KK Strumicë, në një pjesë të PK nr. 6635/1, KK Strumicë (PK e sapoformuar nr. 6635/222 në KK Strumicë, tokë ndërtimore, me sipërfaqe prej 90 m²), në përputhje me Ekstraktin nga Plani i Detajuar Urbanistik për bllokun nr. 41/2, me dedikim ndërtimi: Nënstacion elektrik, miratuar me Vendimin nr. 08-2998/1, datë 29.04.2022, të lëshuar me nr. 20-1965/2, datë 31.07.2025, me Propozimvendim (komuna e Strumicës)
41 Informacion në lidhje me nevojën për miratimin e vendimit për dhënien me qira afatgjate të tokës ndërtimore në pronësi të Republikës së Maqedonisë së Veriut me marrëveshje të drejtpërdrejtë, me dedikim ndërtimi E2 – Infrastrukturë komunale, Trafostacion 10/04 kV, KK Strumicë, në një pjesë të PK nr. 6635/1, KK Strumicë (PK e sapoformuar nr. 6635/223 në KK Strumicë, tokë ndërtimore, me sipërfaqe prej 90 m²), sipas Ekstraktit nga PDU për Bllokun nr. 41/2, me dedikim ndërtimi: E2 – Infrastrukturë komunale, Trafostacion 10/04 kV, miratuar me Vendimin nr. 08-2998/1, datë 29.04.2022, të lëshuar me nr. 20-1963/2, datë 28.07.2025, me Propozimvendim (komuna e Strumicës)
42 Informacion në lidhje me nevojën për miratimin e vendimit për dhënien me qira afatgjate të tokës ndërtimore në pronësi të Republikës së Maqedonisë së Veriut me marrëveshje të drejtpërdrejtë, me dedikim ndërtimi E2 – Trafostacion 10/04 kV, KK Strumicë, në një pjesë të PK nr. 6635/1, KK Strumicë (PK e sapoformuar nr. 6635/220 në KK Strumicë, tokë ndërtimore, me sipërfaqe prej 120 m²), sipas Ekstraktit nga PDU për Bllokun nr. 41/1, me dedikim ndërtimi: E2 – Trafostacion 10/04 kV, miratuar me Vendimin nr. 08-2997/1, datë 29.04.2022, të lëshuar me nr. 20-1962/2, të datës 01.08.2025, me Propozimvendim (komuna e Strumicës)
43 Informacion në lidhje me nevojën për miratimin e vendimit për dhënien me qira afatgjate të tokës ndërtimore në pronësi të Republikës së Maqedonisë së Veriut me marrëveshje të drejtpërdrejtë, me dedikim ndërtimi E2 – Trafostacion 10/04 kV, KK Strumicë, në një pjesë të PK nr. 6635/1, KK Strumicë (PK e sapoformuar nr. 6635/221 në KK Strumicë, tokë ndërtimore, me sipërfaqe prej 90 m²), sipas Ekstraktit nga Plani i detajuar urbanistik për bllokun nr. 41/1, me dedikim ndërtimi: E2 – Trafostacion 10/04 kV, miratuar me Vendimin nr. 08-2997/1, datë 29.04.2022, të lëshuar me nr. 20-1964/2, datë 01.08.2025, me Propozimvendim (komuna e Strumicës)
44 Informacion për përgatitjen e Propozimmetodologjisë për thjeshtimin e procedurave administrative relevante për veprimtarinë e NVM-ve dhe përzgjedhjen e të paktën 50 procedurave që duhet të thjeshtohen, me Propozimmetodologjinë, Propozimlistën e të paktën 50 procedurave të përzgjedhura për thjeshtim dhe Propozimmasat për thjeshtimin e tyre
45 Propozimvendim për përcaktimin e lartësisë së kompensimit për anëtarët e Komisionit për vlerësimin e kërkesave për dhënien e mbështetjes financiare për investime
46 Informacion në lidhje me Vendimin për përfundimin e mandatit me fuqinë e ligjit të kryetarit të komunës së Bërvenicës
47 Propozimdekret për cilësinë e lëndëve djegëse të lëngshme
48 Informacion për dorëzimin e Listës së ideve të vlerësuara dhe të miratuara të projekteve të propozuara dhe miratimin e Listës së parë përfundimtare prioritare të projekteve të propozuara për investime publike.

 

Accessibility Menu