Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Mbledhja e 189-të e Qeverisë

Data e seancës: 14/07/2026 12:00

Pika Titulli
1 Informacion për sigurimin e ushqimit për të punësuarit në Njësinë për shërbime të specializuara me mjete ajrore pranë Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim.
2 Propozimvendim për ndërprerjen  dhe dhënien në përdorim të përhershëm të sendeve të luajtshme Shoqatës  Vullnetare të Zjarrfikësve „Arhangel“– Manastir (propozues: IPSH Spitali Klinik „Dr. Trifun Panovski“– Manastir)
3 Propozimvendim për dorëzimin e në posedim të pasurisë së paluajtëshme Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore (tokë ndërtimore për ndërtimin e aksit rrugor A1: Prilep – Gradsko)
4 Informacion për nevojën e realizimit të kalimeve nën trupin e rrugës në akset e autostradave të Korridorit 8: Aksi Tetovë dhe Korridorit 10d: Aksi Prilep – Manastir, në përputhje me kërkesat e komunave Bogovinë, Vrapçisht dhe Mogillë, për linjat e tyre të planifikuara të kanalizimit dhe ujësjellësit
5 Llogaria vjetore dhe Raporti për punën e Ndërmarrjes Publike për Furnizim me Ujë „Studençica“ – Kërçovë për vitin 2025, me Raportin e revizorit të pavarur për pasqyrat financiare për vitin që përfundon më 31 dhjetor 2025, me shtojca dhe me propozim-vendime.
6 Llogaria vjetore e NP Hidrosistemi „Lisiçe“– Veles për vitin 2025, Raporti vjetor i NP Hidrosistemi „Lisiçe“ – Veles për vitin 2025, Pasqyrat financiare për vitin e përfunduar më 31 dhjetor 2025, me Raportin e revizorit të pavarur, me propozim-vendime.
7 Propozimvendim për ndërprerjen e vlefshmërisë së Vendimit për ndërprerjen e vlefshmërisë dhe dhënien në përdorim të përkohshëm të pasurive të paluajtshme Shoqatës së qytetarëve të komunitetit të  Kroatëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut (pjesë e pasurive të paluajtshme – objekte, të cilat ndodhen në Sheshin „Presveta Bogorodica“).
8 Propozimvendim për transferimin e pasurisë së paluajtshme në pronësi të Qytetit të Shkupit (Fletpronësia nr. 101687, për PK nr. 4525, për KK Çair).
9 Njoftim me shkrim për gjendjen e krizës në një pjesë të territorit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, për shkak të rrezikut të lartë nga rritja e vëllimit të hyrjeve dhe tranzitimit të migrantëve nëpër territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, për periudhën nga 02.07.2026 deri më 08.07.2026.
10 Njoftim me shkrim për gjendjen e krizës në një pjesë të territorit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, përkatësisht në territorin e Komunës së Gazi Babës, në të cilin Institucioni Ndëshkimor-Korrektues Burgu i Idrizovës ushtron kompetencat e tij, për shkak të parandalimit të kërcënimeve të sigurisë dhe forcimit të sigurimit të institucionit, për periudhën nga 02.07.2026 deri më 08.07.2026.
11 Njoftim me shkrim për aktivitetet lidhur me gjendjen e krizës për shkak të rritjes së rreziqeve dhe rrezikut nga zjarret në hapësira të hapura dhe zjarret pyjore në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, nga 01.07.2026 deri më 07.07.2026.
12 Njoftim me shkrim për aktivitetet lidhur me gjendjen e krizës për shkak të mundësisë së paraqitjes së çrregullimit të furnizimit me naftë dhe derivate të naftës në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, për periudhën nga 28.06.2026 deri më 04.07.2026.
13 Njoftim me shkrim për gjendjen e krizës në një pjesë të territorit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për shkak të rrezikut të lartë nga rritja e vëllimit të hyrjeve dhe tranzitimit të migrantëve nëpër territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, për periudhën nga 25.06.2026 deri më 01.07.2026.
14 Njoftim me shkrim për gjendjen e krizës në një pjesë të territorit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, përkatësisht në territorin e Komunës së Gazi Babës, në të cilin Institucioni Ndëshkimor-Korrektues Burgu i Idrizovës ushtron kompetencat e tij, për shkak të parandalimit të kërcënimeve të sigurisë dhe forcimit të sigurimit të institucionit, për periudhën nga 25.06.2026 deri më 01.07.2026.
15 Njoftim me shkrim për aktivitetet lidhur me gjendjen e krizës për shkak të mundësisë së paraqitjes së çrregullimit të furnizimit me naftë dhe derivate të naftës në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, për periudhën nga 21.06.2026 deri më 27.06.2026.
16 Njoftim me shkrim për gjendjen e krizës në një pjesë të territorit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për shkak të rrezikut të lartë nga rritja e vëllimit të hyrjes dhe tranzitimit të migrantëve nëpër territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, për periudhën nga 18.06.2026 deri më 24.06.2026.
17 Njoftim me shkrim për gjendjen e krizës në një pjesë të territorit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, përkatësisht në territorin e Komunës së Gazi Babës, në të cilin Institucioni Ndëshkimor-Korrektues Burgu i Idrizovës ushtron kompetencat e tij, për shkak të parandalimit të kërcënimeve të sigurisë dhe forcimit të sigurimit të institucionit, për periudhën nga 18.06.2026 deri më 24.06.2026.
18 Propozimrregullore për ndryshimin e Rregullores për kriteret më të afërta për pagesat direkte, përfituesit e mjeteve, shumat maksimale dhe mënyrën e realizimit të pagesave direkte për vitin 2026.
19 Propozimprogram për ndryshimin e Programit për mbështetje financiare në bujqësi për vitin 2026.
20 Informacion lidhur me kërkesën për interpretim autentik të një pjese të Ligjit për vlerësim nga Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut, me Kërkesë për interpretim autentik.
21 Informacion lidhur me Thirrjen publike për dhënien e koncesionit për hulumtime të hollësishme gjeologjike të lëndës së parë minerale – lëndë të para minerale metalike në lokalitetin „Boroviq 3“, Komuna e Kratovës, 3/2026, dhe Dokumentacionin e tenderit për zhvillimin e procedures.
22 Propozimvendim për dhënien e së drejtës së përdorimit të përhershëm të tokës ndërtimore në pronësi të Republikës së Maqedonisë së Veriut Komunës së Sarajit (për ndërtimin e objektit me interes publik me destinim V2.8 – Çerdhe për fëmijë).
23 Propozimvendim për ndërprerjen e vlefshmërisë së Koncesionit për eksploatimin e lëndës së parë minerale – gur gëlqeror në lokalitetin „f. Riç“, Komuna e Strumicës.
24 Propozimvendim për zgjidhjen e njëanshme të Marrëveshjes për koncesion për eksploatimin e lëndës së parë minerale – rërë dhe zhavorr në lokalitetin „Lakata“, Komuna e Demir Kapisë.
25 Informacion për nevojën e nënshkrimit të Pakove për mbështetje të shërbimeve ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut, të përfaqësuar nga Ministria e Mbrojtjes, dhe Organizatës së NATO-s për Komunikime dhe Informacion, të përfaqësuar nga Agjencia e NATO-s për Komunikime dhe Informacion, lidhur me konsultimin, komandën, kontrollin, komunikimet, inteligjencën, mbikëqyrjen dhe zbulimin.
26 Informacion për hyrjen dhe qëndrimin e forcave të huaja  armatosura në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për pjesëmarrje në stërvitjen „Neptune Strike 26-03“, me Propozimvendim
27 Informacion me Propozimvendim për numrin e studentëve për regjistrim në vitin e parë – cikli i parë i studimeve në institucionet publike të arsimit të lartë të Universitetit „Shën Kirili dhe Metodi“ në Shkup, Universitetit „Shën Klimenti i Ohrit“ – Manastir, Universitetit të Tetovës, Universitetit Shtetëror „Goce Dellçev“ në Shtip, Universitetit të Shkencave dhe Teknologjive Informatike  „Shën Apostol Pali“ në Ohër dhe Universitetit „Nënë Tereza“ në Shkup, në vitin akademik 2026/2027.
28 Informacion për ndryshimin e Konkluzionit nga Ekstrakti i Procesverbalit të Projektit nga mbledhja e gjashtë e vazhduar e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, të mbajtur më 24 korrik 2024, nr. 41-6384/2, datë 24 korrik 2024.
29 Propozim-vendim për ndërprerjen e vlefshmërisë dhe dhënien në përdorim të përhershëm të sendit të luajtshëm Institucionit Shëndetësor Publik Klinika Universitare për Neurokirurgji – Shkup.
30 Propozimvendim për ndërprerjen e vlefshmërisë dhe dhënien në përdorim të përhershëm të sendit të luajtshëm Institucionit Shëndetësor Publik Spitali i Përgjithshëm „Dr. Ferid Murad“ – Gostivar.
31 Propozimvendim për ndërprerjen e vlefshmërisë dhe dhënien në përdorim të përkohshëm të sendit të luajtshëm Institucionit Shëndetësor Publik Klinika Universitare për Toksikologji – Shkup.
32 Propozimvendim për përcaktimin e numrit të bursistëve dhe shumës së bursave për nxënësit e regjistruar në shkollat e mesme në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin shkollor 2026/2027.
33 Propozimvendim për kuota shtesë për regjistrimin e studentëve pjesëtarë të bashkësive që nuk janë shumicë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, në vitin e parë – cikli i parë i studimeve në institucionet publike të arsimit të lartë të Universitetit „Shën Kirili dhe Metodi“ në Shkup, Universitetit „Shën Klimenti i Ohrit“ – Manastir, Universitetit të Tetovës, Universitetit Shtetëror „Goce Dellçev“ në Shtip, Universitetit të Shkencave  dhe Teknologjive Informatike „Shën Apostol Pali“ në Ohër dhe Universitetit „Nënë Tereza“ në Shkup, në vitin akademik 2026/2027.
34 Propozimvendim për dhënien e pëlqimit për konkurset për regjistrim në studimet e ciklit të tretë në institucionet publike të arsimit të lartë të Universitetit „Shën Kirili dhe Metodi“ në Shkup, Universitetit „Shën Klimenti i Ohrit“ – Manastir, Universitetit Shtetëror „Goce Dellçev“ në Shtip dhe Universitetit të Shkencave  dhe Teknologjive Informatike  „Shën Apostol Pali“ në Ohër, në vitin akademik 2026/2027.
35 Propozimvendim për dhënien e pëlqimit për konkurset për regjistrim në studimet e ciklit të dytë në institucionet publike të arsimit të lartë të Universitetit „Shën Kirili dhe Metodi“ në Shkup, Universitetit „Shën Klimenti i Ohrit“ – Manastir, Universitetit të Tetovës, Universitetit Shtetëror „Goce Dellçev“ në Shtip, Universitetit të Shkencave dhe Teknologjive  Informatike „Shën Apostol Pali“ në Ohër dhe Universitetit „Nënë Tereza“ në Shkup, në vitin akademik 2026/2027.
36 Propozimligj për mbështetje financiare të kategorive  të cenueshme sociale të qytetarëve për përballimin e krizës së çmimeve, me procedurë të shkurtuar, i paraqitur nga një grup deputetësh.
37 Propozimligj për plotësimin e Ligjit për sigurim shëndetësor, me procedurë të shkurtuar, i paraqitur nga një grup deputetësh.
38 Propozimligj për plotësimin e Ligjit për mbrojtjen e të drejtave të pacientëve, me procedurë të shkurtuar, i paraqitur nga një grup deputetësh.
39 Propozimligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për arsimin e mesëm, me procedurë të shkurtuar, i paraqitur nga një grup deputetësh.
40 Propozimligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për arsimin fillor, me procedurë të shkurtuar, i paraqitur nga një grup deputetësh
41 Raport vjetor për punën e Fondit për Sigurim Shëndetësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2025.
42 Propozim-statuti i Agjencisë për Komunikime Elektronike (faza I)
43 Iniciativë e paraqitur nga Igorço Toçev nga Shkupi, e dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Maqedonisë së Veriut me nr. U.145/2026, për inicimin e procedurës për vlerësimin e kushtetutshmërisë së nenit 209 paragrafi 2, në pjesën „private-publike“, të Ligjit për arsimin e lartë („Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë“ nr. 82/18 dhe „Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut“ nr. 154/19, 178/21, 58/24 dhe 124/25).
44 Iniciativë e paraqitur nga Dimitar Apasievi, Borislav Kërmov, Rexhep Ismail, Jovana Mojsoska, Amar Mecinoviq dhe Sashko Jançev nga Shkupi, e dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Maqedonisë së Veriut me nr. U.140/2026, për inicimin e procedurës për vlerësimin e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë së dispozitave ligjore nga Ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për lëndët e para minerale („Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut“ nr. 96/26), konkretisht të nenit 3, me të cilin ndryshohet neni 55 paragrafi (2) alineja 1 i Ligjit bazë për lëndët e para minerale („Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë“ nr. 136/12, 25/13, 93/13, 44/14, 160/14, 129/15, 192/15, 39/16, 53/16, 120/16, 189/16, 7/19 dhe „Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut“ nr. 99/22, 129/23, 253/23, 147/24 dhe 49/25).
45 Iniciativë e paraqitur nga Igorço Toçev nga Shkupi, e dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Maqedonisë së Veriut me nr. U.123/2026, për inicimin e procedurës për vlerësimin e kushtetutshmërisë së nenit 47 paragrafi 1 alineja 2 të Ligjit për financimin e njësive të vetëqeverisjes lokale („Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë“ nr. 61/2004, 96/2004, 67/2007, 156/2009, 47/2011, 192/2015 dhe 209/2018 dhe „Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut“ nr. 244/2019, 53/2021, 77/2021, 150/2021, 173/2022, 170/2024, 37/2025 dhe 77/2026)
46 Ofertë nga noteri Bashkim Ameti nga Shkupi për shitjen e pasurisë së paluajtshme të regjistruar në Fletpronësinë nr. 14226, për KK Saraj, në PK nr. 13259/1, në vendin/rrugën e quajtur Saraj.
47 Ofertë nga noteri Hakija Çolloviq nga Shkupi për shitjen e pasurisë së paluajtshme të regjistruar në Fletpronësinë nr. 12712, për KK Draçevë 2, në PK nr. 6872/1, në vendin/rrugën e quajtur „Shkiloicë“.
48 Ofertë nga noteri Katerina Mitrevska nga Shkupi për shitjen e pasurive të paluajtshme të regjistruara në Fletpronësinë nr. 11594, për KK  Lisiçe e Poshtme– jashtë qytetit, në PK nr. 1203/1, në vendin/rrugën e quajtur „Babajlija“; Fletpronësinë nr. 11595, për KK  Lisiçe e Poshtme – jashtë qytetit, në PK nr. 1204, në vendin/rrugën e quajtur „Babajlija“; 
Fletpronësinë nr. 11596, për KK Lisiçe e Poshtme– jashtë qytetit, në PK nr. 1205, në vendin/rrugën e quajtur „Babajlija“;
Fletpronësinë nr. 11597, për KK  Lisiçe e Poshtme – jashtë qytetit, në PK nr. 1206/1, në vendin/rrugën e quajtur „Babajlija“; 
Fletpronësinë nr. 11598, për KK  Lisiçe e Poshtme – jashtë qytetit, në PK nr. 1207, në vendin/rrugën e quajtur „Babajlija“ dhe
 Fletpronësinë nr. 11599, për KK Lisiçe e Poshtme – jashtë qytetit, në PK nr. 1208, në vendin/rrugën e quajtur „Babajlija“.
49 Njoftim nga përmbaruesja Zorica Simiq nga Shkupi, i dorëzuar me nr. I.5694/2026, për Urdhrin për përmbarim mbi pasurinë e paluajtshme të regjistruar në Fletpronësinë nr. 5286, për KK Gazi Babë, në PK nr. 2280/1, në vendin/rrugën e quajtur „Hekurana“ dhe PK nr. 2289/1, në vendin/rrugën „Bulevardi Aleksandër Maqedonski bb“.
50 Njoftim nga përmbaruesi Blagoja Bakraçevski nga Shkupi, i dorëzuar me nr. I.708/2007, për Urdhrin për përmbarim mbi pasurinë e paluajtshme të regjistruar në Fletpronësinë nr. 12798, për KK Nerez – jashtë qytetit, në PK nr. 1470, në vendin/rrugën e quajtur „Prisojnica“.
51 Informacionin me progresin mbi mënyrën e zbatimit të provimit për marrjen e licencës së punës në kopsht për fëmijë
52 Informacionin me progresin mbi mënyrën e zbatimit të provimit për marrjen e licencës së punës në kopsht për fëmijë
53 Raport për aktivitetet e Byrosë së Prokurimeve Publike në funksionimin e sistemit të prokurimeve publike për vitin 2025.
54 Informacion për miratimin e Raportit të Parë Dyvjeçar të Transparencës në kuadër të Marrëveshjes së Parisit për ndryshimet klimatike, me tekstin e Raportit të Parë Dyvjeçar të Transparencës (BTR1).
55 Raport vjetor për punën e Këshillit të Kornizës Kombëtare të Kualifikimeve për vitin 2025. Propozues: Këshilli i Kornizës Kombëtare të Kualifikimeve.
56 Raport vjetor për punën e Agjencisë së Filmit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2025.
57 Raport vjetor për punën e Agjencisë së Punësimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2025.
58 Raport për punën e Bordit Drejtues të Agjencisë së Punësimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2025.
59 Raport financiar tremujor i Shoqërisë Aksionare „Aeroportet e Republikës së Maqedonisë së Veriut“, për tremujorin e parë të vitit 2026.
60 Raport për punën financiare të Shoqërisë Aksionare „Ekonomizimi me Ujërat e Republikës së Maqedonisë së Veriut“, në pronësi shtetërore, Shkup, raport tremujor për periudhën nga 01.10.2025 deri më 31.12.2025.
61 Raport për punën e Ndërmarrjes Publike për Menaxhimin e Kullotave – Shkup, për tremujorin e parë, për periudhën nga 1 janari 2026 deri më 31 mars 2026, me plotësim.
62 Raport vjetor për punën e Bankës Zhvillimore të Maqedonisë së Veriut SHA Shkup për vitin 2025
63 Raport për punën e Entit Shtetëror të Statistikës në vitin 2025.
64 Raport vjetor për punën e Fondit për Sigurim Shëndetësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2025.
65 Çështjet e kuadrove
- Çështjet e kuadrove 189
66 Pyetje dhe propozime
- Kërkesë nga Ministria e Financave për ndryshimin e konkluzionit nga pika 1 e Projekt - Procesverbalit  të mbledhjes së 127-të të Qeverisë, të mbajtur më 11 nëntor 2025
- Kërkesë nga Sekretariati i Përgjithshëm i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për ndryshimin e konkluzionit nga pika 23 e Projekt - Procesverbalit  të mbledhjes së 184-të të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, të mbajtur më 23 qershor 2026
- Detyrim për NP Rrugët Shtetërore (hua)
- Fjalim  i Kryetarit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut.
- PP – Pikë kontakti për investime.
67 Informacion për miratimin e Strategjisë për luftimin e mashtrimeve dhe mbrojtjen e interesave financiare të Bashkimit Evropian në Republikën e Maqedonisë së Veriut 2026–2030, me tekstin e Strategjisë dhe Planin e Veprimit
68 Informacion lidhur me Njoftimin e dorëzuar nga zyra e avokatisë Fenwick Elliott për angazhimin e një eksperti të së drejtës në fushën e legjislacionit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në procedurën e arbitrazhit që rrjedh nga ndërprerja  e Marrëveshjes për realizimin e Spitalit Klinik të Shtipit, ICC Case Number 28278/ELU.
69 Propozim-program për plotësimin e Programit për shpërndarjen dhe shfrytëzimin e mjeteve për realizimin e projekteve të infrastrukturës së transportit për vitin 2026.
70 Propozimvendim për regjistrimin e së drejtës së pronësisë mbi pasurinë e paluajtshme në favor të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Kadastrën e Pasurive të Paluajtshme (PK nr. 1067, KK Dubrovë), DP nr. 03-593/1.
71 Propozimvendim për dhënien e pëlqimit për dhënien me qira afatgjatë të tokës ndërtimore në pronësi të Republikës së Maqedonisë së Veriut, nëpërmjet marrëveshjes së drejtpërdrejtë.
72 Propozimvendim për dhënien e pëlqimit për dhënien me qira afatgjatë të tokës ndërtimore në pronësi të Republikës së Maqedonisë së Veriut, nëpërmjet marrëveshjes së drejtpërdrejtë.
73 Ofertë nga noteri Stanka Goriçan nga Ohri për shitjen e pasurisë së paluajtshme të regjistruar në Fletpronësinë nr. 100152, për KK Ohër 2, në PK nr. 8821, në vendin/rrugën e quajtur „Klenoeç“; Fletpronësinë nr. 102606, për KK Ohër 2, në PK nr. 8840/1, në vendin/rrugën e quajtur „Grad“ dhe Fletpronësinë nr. 100868, për KK Ohër 2, në PK nr. 8842, në vendin/rrugën e quajtur „Klenoeç“.
74 Informacion për plotfuqishmërinë e vendimeve të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut në lëndët  Todorovski kundër Republikës së Maqedonisë së Veriut, A. nr. 55482/22 dhe Velkova kundër Republikës së Maqedonisë së Veriut, A. nr. 34492/21.
75 Informacion për plotfuqishmërinë e 2 vendimeve të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut (GJEDNJ) në lëndët Zendelska kundër Republikës së Maqedonisë së Veriut, A. nr. 18364/21 dhe Petrushevski dhe të tjerë kundër Republikës së Maqedonisë së Veriut, A. nr. 1345/24 dhe 18 aplikime të tjera.
76 Informacion për plotfuqishmërinë e 2 vendimeve të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut në lëndët: M.P. dhe N.B.K. kundër Republikës së Maqedonisë së Veriut, A. nr. 36730/23 dhe Smilkov kundër Republikës së Maqedonisë së Veriut, A. nr. 57830/21.
77 Informacion për plotfuqishmërinë e 5 vendimeve të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut (GJEDNJ) në lëndët: Goranski kundër RMV, A. nr. 1958/21; Nikolovska kundër RMV, A. nr. 4137/21; Petkoviq dhe Arsovska, A. nr. 4514/24 dhe 4 aplikime të tjera; Zafirovski dhe të tjerë, A. nr. 41929/23 dhe 19 aplikime të tjera; dhe Dançe Gjorgjeviq, A. nr. 13858/25.
78 Informacion për veprimin lidhur me detyrimin nga mbledhja e 178-të e Qeverisë, për njoftimin e dorëzuar për qëllimin e inicimit të një kontesti arbitrazhi lidhur me Marrëveshjen për dhënien e ndihmës shtetërore me APТIV, me angazhimin e një zyre avokatie  ndërkombëtare  me përvojë në arbitrazh dhe negociata ndërkombëtare.
79 Propozim aktvendim për ndryshimin e Aktvendimit për formimin e Komisionit për shqyrtimin e kërkesave për marrjen e lejes për ushtrimin e qarkullimit të mallrave ushtarake
80 Informacion lidhur me Programin kombëtar për punë të denjë 2026–2030.
81 Informacion për përgatitjen e Propozim-Metodologjisë për thjeshtimin e procedurave administrative relevante për veprimtarinë e NVM-ve dhe përzgjedhjen e së paku 50 procedurave që duhet të thjeshtohen, me Propozim-Metodologjinë, Propozim-Listën e të paktën 50 procedurave të përzgjedhura për thjeshtim dhe Propozim-masat për thjeshtimin e tyre.
82 Ndryshimi i konkluzionit nga Pika 82: Informacion për projektin „Shkupi – Kryeqyteti Evropian i Kulturës 2028“, nga Projekt - Procesverbali i mbledhjes së 159-të të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, të mbajtur më 24 mars 2026.
83 INFORMACION lidhur me mbajtjen e mbledhjes së Kuvendit të Aksionarëve të EVN Maqedoni SHA Shkup, të caktuar për datën 21.07.2026.
84 Propozimligj për paraqitjen dhe verifikimin e investimeve të huaja direkte (*).

 

Accessibility Menu