Data e seancës: 28/07/2026 12:00
| Pika | Titulli |
| 1 | Informacion për dorëzimin e versionit draft të Strategjisë Nacionale për Sigurinë e Komunikacionit Rrugor 2026–2030, me tekstin e Strategjisë Nacionale për Sigurinë e Komunikacionit Rrugor në Republikën e Maqedonisë së Veriut për periudhën 2026–2030 dhe Planin e Veprimit për Sigurinë në Komunikacionin Rrugor 2026–2030 (Këshilli Republikan për Sigurinë e Komunikacionit Rrugor) |
| 2 | Informacion për gjendjen financiare të Ndërmarrjes Publike për Rrugët Shtetërore dhe nevojën për sigurimin e mjeteve financiare për financimin e detyrimeve të marra përsipër dhe rifinancimin e borxheve të krijuara në bazë të huamarrjes për financimin e projekteve kapitale dhe investimeve |
| 3 | Propozimrregullore për ndryshimin e Rregullores për mënyrën e përcaktimit, përllogaritjes dhe lartësisë së kompensimit për rezervat e detyrueshme të naftës së papërpunuar dhe/ose derivateve të naftës, si dhe përmbajtjen, mënyrën dhe afatet për dorëzimin e të dhënave për plasimin e derivateve të naftës në tregun vendor |
| 4 | Informacion për deklarimin e dy mjeteve ajrore të specializuara për shuarjen e zjarreve, të tipit Air Tractor AT-802 Fire Boss, në pronësi të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, në rezervat strategjike të Bashkimit Evropian – rescEU |
| 5 | Informacion për sigurimin e ushqimit për të punësuarit në Njësinë për Shërbime të Specializuara me Mjete Ajrore të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim |
| 6 | Propozimvendim për ndryshimin e Vendimit për regjistrimin e së drejtës së pronësisë mbi pasuritë e paluajtshme në favor të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Kadastrën e Pasurive të Paluajtshme, DP nr. 03-448/1 |
| 7 | Propozimvendim për regjistrimin e së drejtës së pronësisë mbi pasuritë e paluajtshme në favor të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Kadastrën e Pasurive të Paluajtshme (PK nr. 13318, KK Qendër 1), nr. U-84/26 |
| 8 | Raporti afarist dhe financiar për vitin 2024 i Lidhjes së Shoqatave të Pensionistëve të Maqedonisë, me status të organizatës me interes publik (Lidhja e Shoqatave të Pensionistëve të Maqedonisë) |
| 9 | Informacion për rivlerësimin e pasurive të paluajtshme dhe modernizimin e administratës tatimore lokale të Qytetit të Shkupit |
| 10 | Propozimvendim për ndërprerjen e përdorimit të pasurive të paluajtshme të Komunës së Radovishit (objektet në rr. “22 Tetori” në Radovish, në PK 3858, të regjistruara në Fletpronësinë nr. 2544) |
| 11 | Njoftim me shkrim për gjendjen e krizës në një pjesë të territorit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, për shkak të rrezikut të lartë nga rritja e vëllimit të hyrjes dhe tranzitimit të migrantëve përmes territorit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, për periudhën 16.07.2026–22.07.2026 |
| 12 | Njoftim me shkrim për gjendjen e krizës në një pjesë të territorit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, përkatësisht në territorin e Komunës së Gazi Babës, ku ushtron kompetencat e saj Institucioni Ndëshkimor-Korrektues – Burgu i Idrizovës, me qëllim parandalimin e kërcënimeve të sigurisë dhe forcimin e sigurimit të institucionit, për periudhën 16.07.2026–22.07.2026 |
| 13 | Njoftim me shkrim për aktivitetet lidhur me gjendjen e krizës për shkak të rritjes së rreziqeve dhe rrethanave të pafavorshme nga zjarret në hapësira të hapura dhe zjarret pyjore në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, për periudhën 15.07–21.07.2026 |
| 14 | Njoftim me shkrim për aktivitetet lidhur me gjendjen e krizës për shkak të mundësisë së çrregullimit të furnizimit me naftë dhe derivate të naftës në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, për periudhën 12.07.2026–18.07.2026 |
| 15 | Informacion për progresin e aktiviteteve për zbatimin e Strategjisë për Formalizimin e Ekonomisë Joformale në Republikën e Maqedonisë së Veriut 2023–2027, me Planin e Veprimit 2023–2025 |
| 16 | Informacion lidhur me iniciativën e paraqitur për ngritjen e procedurës për dhënien e koncesionit për kërkime të detajuara gjeologjike të lëndës së parë minerale – qymyr, në lokalitetin “Kostin Dol”, Komuna e Makedonska Kamenicës, me Propozimvendim. |
| 17 | Informacion lidhur me propozimin me iniciativë vetjake të “Kazandzhi Holding” për vendosjen e partneritetit publiko-privat për ndërtimin, zhvillimin, financimin, operimin dhe mirëmbajtjen e centraleve elektrike të kogjenerimit CCGT dhe të sistemit për shpërndarjen dhe furnizimin me gaz natyror në Republikën e Maqedonisë së Veriut |
| 18 | Informacion lidhur me formimin e Komisionit të Përbashkët për koordinimin e të gjitha aktiviteteve dhe çështjeve lidhur me ndërtimin, funksionimin dhe mirëmbajtjen e tunelit hekurudhor ndërkufitar, në pajtim me Marrëveshjen ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Qeverisë së Republikës së Bullgarisë për përgatitjen, ndërtimin dhe shfrytëzimin e lidhjes hekurudhore ndërkufitare në formë tuneli, me shtojcat, me tekstin e Rregullores së Punës dhe me Propozimvendim |
| 19 | Informacion për përgatitjen e Propozimmetodologjisë për thjeshtimin e procedurave administrative relevante për veprimtarinë e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme (NVM) dhe përzgjedhjen e së paku 50 procedurave që duhet të thjeshtohen, me Propozimmetodologjinë, Propozimlistën e së paku 50 procedurave të përzgjedhura për thjeshtim dhe Propozim-masat për thjeshtimin e tyre |
| 20 | Informacion për nënshkrimin e Marrëveshjes për furnizimin me automjete ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe kompanisë “Otokar” – Industria Automobilistike dhe e Mbrojtjes SHA, në kuadër të Marrëveshjes për bashkëpunim ushtarak dhe financiar ndërmjet Qeverisë së Republikës së Turqisë dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, me tekstin e Marrëveshjes |
| 21 | Informacion për formimin e Trupit Ndërresorial për zbatimin e Ligjit për procedurën e përgjithshme administrative, me Propozimvendim |
| 22 | Informacion për veprimet lidhur me parashtresat dhe rekomandimet e Avokatit të Popullit, drejtuar Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, organeve të administratës shtetërore dhe organeve dhe organizatave të tjera që kanë autorizime publike, për periudhën tetor–dhjetor 2025, me Pasqyrë tabelare |
| 23 | Propozimvendim për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit për formimin e Kolegjiumit të Inspektorateve Shtetërore |
| 24 | Propozimvendim për lartësinë e shumës së transportit falas të nxënësve me aftësi të kufizuara dhe personave shoqërues të tyre, në shkollat fillore shtetërore, për relacionet ku nuk është siguruar transport i rregullt linjor, për vitin shkollor 2026/2027 |
| 25 | Raport për punën e Komisionit Rregullator për Banimin, për periudhën 1 korrik 2025 – 31 dhjetor 2025 |
| 26 | Iniciativat e paraqitura nga Igorço Toçev nga Shkupi, të dorëzuara në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Maqedonisë së Veriut, me nr. U.141/2026 dhe U.142/2026, për ngritjen e procedurës për vlerësimin e kushtetutshmërisë së nenit 8 paragrafi (9), në pjesën “administrativ”, dhe nenit 10 paragrafi (5), në pjesën “përveç nëse me ligj është rregulluar ndryshe”, si dhe nenit 9 alineja 23, në pjesën “Akademia për Gjykatës dhe Prokurorë”, të Ligjit për Këshillin e Prokurorëve Publikë të Republikës së Maqedonisë së Veriut („Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut“ nr. 99/2026) |
| 27 | Aktvendimi i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Maqedonisë së Veriut, UZ.nr.10/2025, datë 4 mars 2026, për ngritjen e procedurës për vlerësimin e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë së Vendimit për ndryshimin e emrave të rrugëve, shesheve, urave dhe objekteve të tjera infrastrukturore në Komunën e Tetovës, nr. 07-766/4, datë 24.04.2007 („Gazeta Zyrtare e Komunës së Tetovës“ nr. 25/2007, datë 26.04.2007) |
| 28 | Oferta e noterit Sasho Vasilevski nga Shkupi për shitjen e pasurisë së paluajtshme, të regjistruar në Fletpronësinë nr. 41203 për KK Kisella Vodë 2, në PK nr. 1851/8 dhe PK nr. 1851/9, në vendin/rrugën e quajtur “Bulevardi 3 Brigada Sulmuese Maqedonase” |
| 29 | Raporti për realizimin e Programit për zbatimin e monitorimit në fushën e prodhimit, përpunimit, magazinimit, shpërndarjes, përdorimit dhe përputhshmërisë së plehrave, biostimuluesve dhe përmirësuesve të vetive të tokës, si dhe kontrollit të cilësisë së plehrave, biostimuluesve dhe përmirësuesve të vetive të tokës për vitin 2025 |
| 30 | Informacion për aktivitetet e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë të Republikës së Maqedonisë së Veriut për nënshkrimin e Marrëveshjes së Bashkëpunimit me Agjencinë Kroate për Bujqësi dhe Ushqim, me tekstin e Marrëveshjes |
| 31 | Llogaria vjetore e Regjistrit Qendror të Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2025, pasqyrat financiare për vitin që përfundon më 31 dhjetor 2025 dhe Raporti i auditorit të pavarur |
| 32 | Raport për punën e Regjistrit Qendror të Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2025 |
| 33 | Raporti vjetor për vitin 2025 dhe raporti financiar i audituar për punën e Agjencisë për Menaxhimin e Pasurisë së Konfiskuar për vitin 2025 |
| 34 | Raport për punën e prokurorive publike të Republikës së Maqedonisë së Veriut në vitin 2025 |
| 35 | Çështjet kadrovike |
| - | Предлог кадровски прашања (28.7.2026) |
| 36 | Çështje dhe propozime |
| - | Предлог од Министеството за култура и туризам за изменување на заклучок од 181 седница на Владата, точка 37 |
| - | Предлог од Министерството за надворешни работи и надворешна трговија Предлогот на закон за пријавување и проверка на странски директни инвестиции (*) да се достави до Собранието со европско знаменце |
| - | Предлог-заклучоци по повод одбележувањето на Државниот празник 2 Август – Ден на Републиката, Илинден 2026 |
| 37 | Plani i Veprimit dhe Udhërrëfyesi për parandalimin dhe luftimin e terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm (2026–2030) |
| 38 | Informacion për ndryshimin e kritereve për linjën kreditore nga mjetet e Bankës Zhvillimore të Maqedonisë së Veriut, për mbështetjen e ndërmarrjeve që ushtrojnë veprimtari në fushën e bujqësisë, me qëllim sigurimin e mbështetjes për grumbullimin e produkteve bujqësore |
| 39 | Informacion lidhur me Kërkesën e Arsyetuar (Lënda ECS-11/26) nga Sekretariati i Komunitetit të Energjisë, drejtuar Këshillit Ministror të Komunitetit të Energjisë |
| 40 | Informacion: Përfundimi i ndërtimit të kolektorëve kryesorë të sistemit të kanalizimit të Shkupit |
| 41 | Informacion për statusin e projektit të madh IPA “Ndërtimi i impiantit për trajtimin e ujërave të zeza dhe rehabilitimi dhe zgjerimi i rrjetit të kanalizimit në Komunën e Manastirit”, me propozim për mënyrën e realizimit të punimeve ndërtimore për Lotin 2 - Rehabilitimi dhe zgjerimi i rrjetit të kanalizimit në Komunën e Manastirit |
| 42 | Informacion për lidhjen e Memorandumit të Mirëkuptimit ndërmjet Ministrisë së Administratës Publike të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Qendrës Kombëtare për Administratë Publike dhe Vetëqeverisje Lokale të Republikës së Greqisë |
| 43 | Informacion për lidhjen e Memorandumit të Bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Administratës Publike të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ministrisë së Drejtësisë të Bosnjë dhe Hercegovinës në fushën e proceseve gjithëpërfshirëse për hartimin e politikave |
| 44 | Ndryshimi i Licencës nr. 50-4932/3, datë 23.05.2025, për organizimin e lojërave të fatit në klub automatik, të lëshuar për Shoqërinë për hotelieri dhe lojëra të fatit “THE-SLOTS” SHPK Shkup |
| 45 | Ndryshimi i Licencës nr. 41-2034/6, datë 05.03.2024, për organizimin e lojërave të fatit në kazino, të lëshuar për Shoqërinë për tregti dhe shërbime “ADMIRAL KAZINO MK” SHPK Shkup |
| 46 | Informacion për ndryshimin e Konkluzionit nga Ekstrakti i Procesverbalit Draft të vazhdimit të Mbledhjes së Gjashtë të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, të mbajtur më 24 korrik 2024, nr. 41-6384/2, datë 24 korrik 2024 |
| 47 | Propozimligj për ndryshimin e Ligjit për huamarrjen e Republikës së Maqedonisë së Veriut me kredi nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, sipas Marrëveshjes së Kredisë për Korridorin Hekurudhor VIII – faza 3, aksi rrugor nga Kriva Pallanka deri në kufirin me Republikën e Bullgarisë, me procedurë të shkurtuar |
| 48 | Propozimligj për ndryshimin e Ligjit për huamarrjen e Republikës së Maqedonisë së Veriut me kredi nga Banka Evropiane e Investimeve, sipas Marrëveshjes Financiare për Korridorin Hekurudhor VIII – aksi lindor i RMV-së, aksi rrugor Kriva Pallankë – kufiri ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, me procedurë të shkurtuar |
| 49 | Informacion për nevojën e miratimit të Vendimit për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit për kushtet dhe kriteret për ri-plasimin e mjeteve nga fondet kompensuese të ndihmës së huaj |
| 50 | Informacion për dhënien e pëlqimit për zhvillimin e procedurës së prokurimit publik për shërbime hotelierike dhe akomoduese për nevojat e Shkollës Verore për të Rinj në vitin 2026 |