Data e seancës: 22/09/2026 12:00
| Pika | Titulli |
| 1 | Raport gjashtëmujor për punën e Fondit të Sigurimit Pensional dhe Invalidor të Maqedonisë së Veriut për vitin 2026. |
| 2 | Informacion me Llogarinë vjetore të Ndërmarrjes Publike për Rrugët Shtetërore për vitin 2025, Raport për punën e Ndërmarrjes Publike për Rrugët Shtetërore për vitin 2025, Raportet financiare për vitin që përfundon më 31 dhjetor 2025, me Raportin e auditorit të pavarur, me shtojca dhe me propozimvendime. |
| 3 | Informacion lidhur me kërkesën për zgjidhje me marrëveshje të një kontesti kundër Republikës së Maqedonisë së Veriut, i cili zhvillohet sipas padisë së Shoqërisë për Shërbime Profesionale „Leksia“ para Gjykatës së zakonshme në Milano, Republika e Italisë. |
| 4 | Propozimvendim për dorëzimin e pasurisë së paluajtshme në posedim të Ndërmarrjes Publike për Rrugët Shtetërore (vendimi i 2 -të). |
| 5 | Raport gjashtëmujor për punën e Arkivit Shtetëror të Republikës së Maqedonisë së Veriut, për periudhën nga 1 janari deri më 30 qershor 2026, me plotësim. |
| 6 | Propozimvendim për përcaktimin e punëve nga matja për qëllime të regjistrimit të pasurisë së paluajtshme, Objekti B – „Instituti Maqedonas për Shkencat Humane dhe Shkolla Ndërkombëtare për Konservim të Aplikuar“, nga kompleksi „Rinovimi i Universitetit të Shën Klimentit në Plaoshnik në Ohër“, në pronësi të Republikës së Maqedonisë së Veriut. |
| 7 | Propozimvendim për përcaktimin e punëve nga matja për qëllime të regjistrimit të pasurisë së paluajtshme, Objekti A – „Biblioteka e Shën Klimentit, Qendra e kongreseve dhe Qendra e ASHAM-së për takime ndërakademike“, nga kompleksi „Rinovimi i Universitetit të Shën Klimentit në Plaoshnik në Ohër“, në pronësi të Republikës së Maqedonisë së Veriut. |
| 8 | Propozimvendim për përcaktimin e punëve nga matja për nevojat e regjistrimit të pasurisë së paluajtshme, Objekti 3 – „Fakulteti Teologjik“, nga kompleksi „Rinovimi i Universitetit të Shën Klimentit në Plaoshnik në Ohër“, në pronësi të Republikës së Maqedonisë së Veriut. |
| 9 | Propozimvendim për përcaktimin e punëve nga matja me qëllim regjistrimin e pasurisë së paluajtshme, Objekti 2 – „Rezidenca e KOM-it“, nga kompleksi „Rinovimi i Universitetit të Shën Klimentit në Plaoshnik në Ohër“, në pronësi të Republikës së Maqedonisë së Veriut. |
| 10 | Propozimvendim për përcaktimin e punëve të matjes, me qëllim regjistrimin e pasurisë së paluajtshme, Objekti 1 – „Konaku i Manastirit“, nga kompleksi „Rinovimi i Universitetit të Shën Klimentit në Plaoshnik në Ohër“, në pronësi të Republikës së Maqedonisë së Veriut. |
| 11 | Propozimvendim për përcaktimin e punëve të matjes, me qëllim regjistrimin e pasurisë së paluajtshme, Objekti V – „Muzeu i Plaoshnikut dhe Galeria e Ikonave të Ohrit“, nga kompleksi „Rinovimi i Universitetit të Shën Klimentit në Plaoshnik në Ohër“, në pronësi të Republikës së Maqedonisë së Veriut. |
| 12 | Informacion për statusin e Marrëveshjes për ndarjen e ndihmës shtetërore nr. 14-113/1, datë 10.10.2016, të lidhur ndërmjet Qeverisë së Maqedonisë së Veriut dhe kompanisë „LUTEKS“ SHPK Veles, si dhe Aneksit 1 të Marrëveshjes me nr. arkivor 09-9499/1, datë 02.09.2021. |
| 13 | Njoftim me shkrim për aktivitetet lidhur me gjendjen e krizës për shkak të mundësisë së çrregullimit të furnizimit me naftë dhe derivate të naftës në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, për periudhën nga 06.09.2026 deri më 12.09.2026. |
| 14 | Njoftim me shkrim për gjendjen e krizës në një pjesë të territorit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për shkak të rrezikut të lartë nga rritja e vëllimit të hyrjes dhe tranzitimit të migrantëve nëpër territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, për periudhën nga 03.09.2026 deri më 09.09.2026 |
| 15 | Njoftim me shkrim për gjendjen e krizës në një pjesë të territorit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për shkak të rrezikut të lartë nga rritja e vëllimit të hyrjes dhe tranzitimit të migrantëve nëpër territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, për periudhën nga 10.09.2026 deri më 16.09.2026. |
| 16 | Njoftim me shkrim për gjendjen e krizës në një pjesë të territorit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, përkatësisht në territorin e Komunës së Gazi Babës, në të cilin Institucioni Ndëshkimor-Korrektues „Burgu i Idrizovës“ ushtron kompetencën e tij, për shkak të parandalimit të kërcënimeve të sigurisë dhe forcimit të sigurimit të institucionit, për periudhën nga 03.09.2026 deri më 09.09.2026. |
| 17 | Njoftim me shkrim për gjendjen e krizës në një pjesë të territorit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, përkatësisht në territorin e Komunës së Gazi Babës, në të cilin Institucioni Ndëshkimor-Korrektues „Burgu i Idrizovës“ ushtron kompetencën e tij, për shkak të parandalimit të kërcënimeve të sigurisë dhe forcimit të sigurimit të institucionit, për periudhën nga 10.09.2026 deri më 16.09.2026. |
| 18 | Njoftim me shkrim për aktivitetet lidhur me gjendjen e krizës për shkak të rreziqeve dhe rrezikut të shtuar nga zjarret në hapësira të hapura dhe zjarret pyjore në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, nga 01.09. deri më 07.09.2026. |
| 19 | Njoftim me shkrim për aktivitetet lidhur me gjendjen e krizës për shkak të rreziqeve dhe rrezikut të shtuar nga zjarret në hapësira të hapura dhe zjarret pyjore në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, nga 08.09. deri më 14.09.2026. |
| 20 | Raporti përfundimtar për aktivitetet lidhur me gjendjen e krizës për shkak të çrregullimit të furnizimit me ujë të popullsisë në një pjesë të territorit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, për periudhën nga 21.07.2026 deri më 19.08.2026. |
| 21 | Informacion për lidhjen e Marrëveshjes së Financimit ndërmjet Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) dhe Ministrisë së Energjetikës, Minierave dhe Lëndëve të Para Minerale për Projektin „Përballja me ndotjen e ajrit (faza 2)“, me Memorandum Bashkëpunimi dhe tekstin e Marrëveshjes së Financimit. |
| 22 | Propozimvendim për dhënien e koncesionit për shfrytëzimin e lëndës së parë minerale – mermer, Shoqërisë për Prodhim, Tregti dhe Shërbime „BIANKO SETA MARMI“ SHPK Shkup, në lokalitetin „Dupen Kamen“, fshati Belovodicë, Komuna e Prilepit. |
| 23 | Propozimvendim për zgjidhjen e njëanshme të Marrëveshjes për koncesion për shfrytëzimin e lëndës së parë minerale – ujë mineral nëntokësor, në lokalitetin „fsh. Krusheani“, Komuna e Krivogashtanit.. |
| 24 | Informacion për huamarrjen e Komunës së Çairit te Banka Komerciale SHA Shkup, me Propozimvendim. |
| 25 | Informacion për statusin e projekteve të financuara nga institucionet financiare ndërkombëtare dhe kreditorët dypalësh, në drejtim të shfrytëzimit të huave dhe granteve investuese për këto projekte, deri më 30.06.2026. |
| 26 | Raporti vjetor për funksionimin e sistemit të kontrollit të brendshëm financiar publik për vitin 2025, me shtojca. |
| 27 | Informacion lidhur me Iniciativën për fillimin e procedurës për dhënien e koncesionit për kërkime të detajuara gjeologjike të lëndës së parë minerale – lëndë të para minerale metalike në lokalitetin „Barbarevo-Tatomir“, Komuna e Probishtipit, Komuna e Kratovës dhe Komuna e Sveti Nikollës. |
| 28 | Informacion lidhur me Iniciativën për fillimin e procedurës për dhënien e koncesionit për shfrytëzimin e lëndës së parë minerale – gur gëlqeror në lokalitetin „Zli Dol, fsh. Velmevci“, Komuna e Demir Hisarit. |
| 29 | Informacion lidhur me Iniciativën për fillimin e procedurës për dhënien e koncesionit për shfrytëzimin e lëndës së parë minerale – gur gëlqeror në lokalitetin „Gorna Krasta“, Komuna e Sopishtes. |
| 30 | Informacion lidhur me vlerësimin e kryer nga Thirrja Publike për dhënien e koncesionit për kërkime të detajuara gjeologjike të lëndës së parë minerale – gur gëlqeror në lokalitetin „Bela Voda dhe Çarshija“, fshati Nikishtan, Komuna e Gjorçe Petrovit, 1/2026 („Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut“ nr. 108/26), me Raportin për kontrollin e dokumentacionit dhe vlerësimin e ofertave nga Thirrja Publike dhe Propozimvendimin. |
| 31 | Informacion lidhur me vlerësimin e kryer nga Thirrja Publike për dhënien e koncesionit për shfrytëzimin e lëndës së parë minerale – argjilë bentonitike në lokalitetin „Rankovcë“, Komuna e Rankovcës, 01/2026 („Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut“ nr. 126/26), me Raportin për kontrollin e dokumentacionit dhe vlerësimin e ofertave dhe me Propozimvendimin. |
| 32 | Informacion për formimin e Komisionit për zbatimin e Thirrjes Publike për dhënien e koncesionit për kërkime të detajuara gjeologjike të lëndës së parë minerale – qymyr në lokalitetin „Kostin Dol“, Komuna e Makedonska Kamenicës, me Propozimvendim. |
| 33 | Propozimvendim për ndërprerjen e vlefshmërisë së koncesionit për shfrytëzimin e lëndës së parë minerale – kuarcit në lokalitetin „Manastirski Utki“, fshati Çiçevo, Komuna e Gradskos. |
| 34 | Informacion për marrjen e pëlqimit për lidhjen e marrëveshjes për dhënien me qira të tokës bujqësore me marrëveshje të drejtpërdrejtë me Nikola Veskov, fshati Krivolak, Negotinë, me Propozimvendim. |
| 35 | Informacion për dhënien e pëlqimit për lidhjen e marrëveshjes për dhënien me qira të tokës bujqësore me marrëveshje të drejtpërdrejtë me Kostadin Gjorgjievin, rr. „Cando Kuzmanov“ nr. 40, Rosoman, me Propozimvendim. |
| 36 | Informacion për dhënien e pëlqimit për lidhjen e marrëveshjes për dhënien me qira të tokës bujqësore me marrëveshje të drejtpërdrejtë me Svetlana Nikolovën, rr. „Gjorgji Sokolov Soko“ nr. 106, Kavadar, me Propozimvendim. |
| 37 | Informacion për përparimin e aktiviteteve nga Plani Strategjik për Shëndetin e Bimëve. |
| 38 | Informacion për prezantimin e industrisë maqedonase të verës dhe distilerive në panairin ndërkombëtar „Wine Vision by Open Balkan“ - Beograd, 2026. |
| 39 | Propozimprogram për ndryshimin e Programit për riprodhimin e zgjeruar të pyjeve për vitin 2026. |
| 40 | Propozimprogram për ndryshimin e Programit për mbështetje financiare në bujqësi për vitin 2026. |
| 41 | Informacion për dhënien e pëlqimit për lidhjen e marrëveshjes për dhënien me qira të tokës bujqësore me marrëveshje të drejtpërdrejtë me Marjançe Qimov, rr. „Mito Haxhi Vasilev“ nr. 36, Kavadar, me Propozimvendim. |
| 42 | Informacion për nevojën e nënshkrimit të Aranzhimit Teknik ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Italisë dhe Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Maqedonisë së Veriut për fushatën e gjuajtjes luftarake me helikopterë luftarakë AH – FENICE (AH-249 FENICE), në kuadër të poligonit të stërvitjes Krivollak në Republikën e Maqedonisë së Veriut. |
| 43 | Kërkesë e Shishmanogllu Mehmet për pranimin në shtetësinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut, në pajtim me nenin 11 të Ligjit për Shtetësinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut. |
| 44 | Informacionin lidhur me kërkesën e dorëzuar për miratim të themelimit të institucionit privat për fëmijë – Qendra për Zhvillim të Hershëm të Fëmijëve “PLUS BON TON” në Ohër, me Propozimvendim. |
| 45 | Informacion për nënshkrimin e Memorandumit të Mirëkuptimit ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe „GigaWorld AI MKD Inc.“ për zhvillimin e një qendre të dedikuar hipershkallore të të dhënave me inteligjencë artificiale në Republikën e Maqedonisë së Veriut. |
| 46 | Informacion për nënshkrimin e Memorandumit të Mirëkuptimit ndërmjet Ministrisë së Sportit të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ministrisë së Rinisë dhe Sportit të Republikës së Azerbajxhanit në fushën e sportit, me tekstin e harmonizuar të Memorandumit. |
| 47 | Propozimligj për ndryshimin e Ligjit për Statistikën Shtetërore, me procedurë të shkurtuar, i paraqitur nga një grup deputetësh. |
| 48 | Propozimligj për ndryshimin e Ligjit për barnat dhe pajisjet mjekësore, me procedurë të shkurtuar, i paraqitur nga një grup deputetësh. |
| 49 | Propozimligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për sigurimin pensional dhe invalidor, me procedurë të shkurtuar, i paraqitur nga një grup deputetësh. |
| 50 | Iniciativë e paraqitur nga Marija Mlinar-Petkovska nga Shkupi, e dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Maqedonisë së Veriut, me nr. U.155/2026, për ngritjen e procedurës për vlerësimin e kushtetutshmërisë së nenit 165 dhe nenit 170 të Ligjit për marrëdhëniet e punës („Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë“ nr. 62/05, 106/08, 161/08, 114/09, 130/09, 50/10, 52/10, 124/10, 47/11, 11/12, 39/12, 13/13, 25/13, 170/13, 187/13, 113/14, 20/15, 33/15, 72/15, 129/15, 27/16 dhe 120/18 dhe „Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut“ nr. 110/19, 267/20, 151/21, 288/21, 111/23, 39/25, 74/25 dhe 124/25), në lidhje me nenet 14 dhe 15 të Ligjit për sigurimin shëndetësor („Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë“ nr. 25/00, 34/00, 96/00, 50/01, 11/02, 31/03, 84/05, 37/06, 18/07, 36/07, 82/08, 98/08, 6/09, 67/09, 50/10, 156/10, 53/11, 26/12, 16/13, 91/13, 187/13, 43/14, 44/14, 97/14, 112/14, 113/14, 188/14, 20/15, 61/15, 98/15, 129/15, 150/15, 154/15, 192/15, 217/15, 27/16, 37/16, 120/16, 142/16, 171/17 dhe „Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut“ nr. 275/19, 77/21, 285/21, 60/23, 154/23, 209/23, 144/25, 154/25 dhe 91/26). |
| 51 | Iniciativë e paraqitur nga Igorço Toçevi nga Shkupi, e dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Maqedonisë së Veriut, me nr. U.149/2026, për ngritjen e procedurës për vlerësimin e kushtetutshmërisë së nenit 79 paragrafi (1) alineja 3, në pjesën „paragrafi 2“, të Ligjit për transportin rrugor („Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë“ nr. 68/04, 23/06, 127/06, 64/08, 114/09, 50/10, 83/10, 140/10, 152/10, 17/11, 53/11, 6/12, 23/13, 120/13, 163/13, 187/13, 42/14, 112/14, 166/14, 20/15, 44/15, 97/15, 124/15, 129/15, 193/15, 37/16, 71/16, 64/18, 140/18 dhe 163/18 dhe „Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut“ nr. 275/19, 67/22, 170/24, 3/25, 17/25 dhe 101/25). |
| 52 | Iniciativë e paraqitur nga Mile Velinovski nga Shkupi, përmes përfaqësueses së autorizuar mr. Zlatka Denkova, avokate nga Shkupi, e dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Maqedonisë së Veriut, me nr. U.152/2026, për ngritjen e procedurës për vlerësimin e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë së nenit 178 paragrafi (5) të Ligjit për energjetikën („Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut“ nr. 101/25), nenit 60 paragrafi (4) të Ligjit për mbrojtjen e konsumatorëve („Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut“ nr. 236/22) dhe nenit 119 paragrafi (1), pikat 9 dhe 10, të Rregullave të Rrjetit për Shpërndarjen e Energjisë Elektrike, si dhe për vlerësimin e përputhshmërisë së tyre të ndërsjellë me Kushtetutën dhe ligjet e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut. |
| 53 | Ofertë nga noteri Lupço Jordanov nga Radovishi për shitjen e pasurisë së paluajtshme të regjistruar në Fletpronësinë nr. 6813, për KK Radovish, në PK nr. 638, vendi/rruga e quajtur „Kalauzliska“; Fletpronësia nr. 9610, për KK Radovish, në PK nr. 649, vendi/rruga e quajtur „Kalauzliska“; Fletpronësia nr. 81764, për KK Radovish, në PK nr. 1883/1, vendi/rruga „Kalauzliska“; Fletpronësisë nr. 81887, për KK Radovish, në PK nr. 701, vendi/rruga e quajtur „Koxha Bair“; Fletpronësia nr. 82575, për KK Radovish, në PK nr. 180, vendi/rruga „Koxha Bair“; Fletpronësia nr. 84043, për KK Radovish, në PK nr. 179, vendi/rruga e quajtur „Koxha Bair“; Fletpronësia nr. 84042, për KK Radovish, në PK nr. 637, vendi/rruga e quajtur „Koxha Bair“; Fletpronësia nr. 82578, për KK Radovish, në PK nr. 184, vendi/rruga e quajtur „Radovish“; Fletpronësia nr. 82576, për KK Radovish, në PK nr. 181, vendi/rruga e quajtur „Shain Maale“ dhe Fletpronësia nr. 81913, për KK Radovish, në PK nr. 672, vendi/rruga e quajtur „Shain Maalo“. |
| 54 | Ofertë nga noteria Vesna Masllovariq Kostovska nga Tetova për shitjen e pasurisë së paluajtshme të regjistruar në Fletpronësinë nr. 118539, për KK Tetovë 1, në PK nr. 2488/3, vendi /rruga e quajtur „rr. JNA nr. 16“. |
| 55 | Ofertë nga noteria Vesna Maslovariq Kostovska nga Tetova për shitjen e pasurisë së paluajtshme të regjistruar në Fletpronësinë nr. 4452, për KK Tetovë 3, në PK nr. 12543, vendi/rruga e quajtur „Grad“. |
| 56 | Raport gjashtëmujor për shumën dhe numrin e kredive të miratuara nga Fondi i Veçantë i Kredive (FVK), Linja e Kredisë Covid 1 dhe linja e kredisë për mbështetjen e shoqërive tregtare radiodifuzive në fushën e transmetimit të programeve radiofonike dhe televizive, për shumën dhe numrin e kredive të miratuara, gjendjen e llogarive dhe arkëtimin në kuadër të linjës së kredive nga fondet e kompensimit dhe Linjës së Kredisë Covid 2, për shumën dhe numrin e kredive të miratuara dhe gjendjen e bilancit të llogarisë në kuadër të linjës së kredive për mbështetjen e ndërmarrjeve mikro dhe të vogla me mundësi për komponentë granti (Linja e Kredisë Covid 3), si dhe për shumën dhe numrin e kredive të miratuara dhe gjendjen e bilancit të llogarisë së Fondit për Mbështetje Financiare dhe Mbështetje të Likuiditetit (Linja e Kredisë Covid 4), deri më 30 qershor 2026. |
| 57 | Raport gjashtëmujor për punën e Agjencisë së Kadastrës së Pasurive të Paluajtshme, për periudhën janar–qershor 2026. |
| 58 | Raport përfundimtar për auditimin e kryer të pasqyrave financiare dhe auditimin e pajtueshmërisë së Ministrisë së Energjetikës, Minierave dhe Lëndëve të Para Minerale – Byroja e Metrologjisë (Llogaria e buxhetit bazë (631-13)) për periudhën 2 shtator – 31 dhjetor 2024 dhe Raport përfundimtar për auditimin e kryer të pasqyrave financiare dhe auditimin e pajtueshmërisë së Ministrisë së Energjetikës, Minierave dhe Lëndëve të Para Minerale – Byroja e Metrologjisë (Llogaria e buxhetit bazë (631-18)) për periudhën 1 janar – 2 shtator 2024. |
| 59 | Raport për realizimin e mjeteve të miratuara të Komunës së Resnjës, në pajtim me Vendimin për miratimin e mjeteve nga rezervat e Buxhetit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2026, nr. 57-3791/3, të datës 22 prill 2026, me plotësim. |
| 60 | Informacion për shitjen e aksioneve dhe pjesëve nga kapitali i përgjithshëm i Fondit të Sigurimit Pensional dhe Invalidor të Maqedonisë së Veriut, të fituara në bazë të transformimit të ndërmarrjeve me kapital shoqëror, në periudhën nga 1 prill deri më 30 qershor 2026. |
| 61 | Raport përfundimtar për auditimin e kryer të pasqyrave financiare dhe auditimin e pajtueshmërisë për vitin 2024 të Fondit për Sigurim Shëndetësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut. |
| 62 | Raporte përfundimtare për auditimin e kryer të pasqyrave financiare dhe auditimin e pajtueshmërisë për vitin 2024 të Konviktit Shtetëror të Studentëve „Pelagonija“ – Shkup (Llogaria e buxhetit bazë (603) dhe Llogaria e buxhetit nga aktivitetet e vetëfinancuara (788)). |
| 63 | Çështjet kadrovike |
| - | Propozim - çështje kadrovike, 22.09.2026. |
| 64 | Pyetje dhe propozime |
| - | Informacion për organizimin e një ngjarjeje promovuese për portofolin digjital të Ministrisë së Transformimit Digjital. |
| - | Kërkesë për ndryshimin e konkluzionit (MMJPH). |
| 65 | Propozimrregullore për kuadrin e kompetencave të përgjithshme dhe të veçanta të drejtuesve të lartë dhe zhvillimin e procedurës së përzgjedhjes për drejtues të lartë. |
| 66 | Informacion për mënyrën se si në programet për mbështetje financiare në bujqësi përcaktohen mjetet për shlyerjen e detyrimeve të papaguara nga vitet e mëparshme. |
| 67 | Informacion lidhur me realizimin e projekteve për zhvillimin e infrastrukturës hekurudhore. |
| 68 | Propozimvendim për ndryshimin e shpërndarjes së mjeteve në pjesën e veçantë të përcaktuar me Buxhetin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2026 (Ministria e Arsimit dhe Shkencës). |
| 69 | Informacion lidhur me nevojën për mjete shtesë për financimin e Korridorit VIII – faza I, të Projektit për ndërtimin e aksit të autostradës „Kërçovë-Bukojçan“. |
| 70 | Plan biznesi i Ndërmarrjes Publike për Infrastrukturën Hekurudhore „Hekurudhat e Republikës së Maqedonisë së Veriut“- Shkup për vitin 2026, me shtojca dhe me propozim-vendime. |
| 71 | Propozimvendim për dhënien e koncesionit për shfrytëzim për nevojat e ndërtimit të objektit hidroteknik – diga Otinja, të lëndës së parë minerale – argjilë, në lokalitetin „Shmrk“, fshati Dolani, Komuna e Shtipit (për nevojat e ndërtimit të objektit hidroteknik – diga Otinja). |
| 72 | Informacion për matjen e cilësisë në pajtim me Metodologjinë për vlerësimin e indeksit të cilësisë së institucioneve, me propozim-institucionet për vitin 2026. |
| 73 | Informacion për nevojën e plotësimit të Planit Vjetor për marrjen dhe sistemimin e ushtarëve profesionistë që kanë mbushur moshën 45 vjeç në organet e pushtetit shtetëror dhe lokal dhe në organet e tjera shtetërore për vitin 2026, si dhe ndryshimin e Planit Vjetor për përdorimin e masës së kompensimit, përkatësisht kompensimit në një shumë të njëhershme në lartësinë e dyfishit të pagës mesatare mujore neto për punonjës në Republikë, të publikuar nga Enti Shtetëror i Statistikave deri në ditën e pagesës, por jo më pak se 1.000 euro në kundërvlerë në denarë, për çdo vit të kaluar në shërbim në Armatë gjatë vitit 2026. |
| 74 | Propozimvendim për ndryshimin e Vendimit për përcaktimin e numrit të kandidatëve që regjistrohen në Akademinë Ushtarake „Gjeneral Mihailo Apostollski“ Shkup në vitin akademik 2026/2027, arsimimi i të cilëve financohet nga Buxheti i Republikës së Maqedonisë së Veriut. |
| 75 | Propozimligj për ratifikimin e Protokollit të tretë të marrëveshjes së përgjithshme për privilegjet dhe imunitetet e Këshillit të Evropës. |
| 76 | Propozimvendim për emërimin e z. Aleksandar Krstevskit për konsull të përgjithshëm dhe shef të Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Komonuelthin e Australisë, me seli në Melburn. |