Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Mbledhja e 216-të e Qeverisë

Data e seancës: 29/09/2026 12:00

Pika Titulli
1 Plani i biznesit i Ndërmarrjes Publike për Infrastrukturën Hekurudhore “Hekurudhat e Republikës së Maqedonisë së Veriut” – Shkup për vitin 2026, me shtojca dhe propozimvendime
2 Njoftim me shkrim për aktivitetet lidhur me gjendjen e krizës për shkak të rreziqeve dhe rreziqeve të shtuara nga zjarret në hapësira të hapura dhe zjarret pyjore në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, nga data 15.09 deri më 21.09.2026
3 RAPORT PËRFUNDIMTAR për aktivitetet lidhur me gjendjen e krizës për shkak të rreziqeve dhe rreziqeve të shtuara nga zjarret në hapësira të hapura dhe zjarret pyjore në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, nga data 01.08.2026 deri më 30.08.2026
4 Njoftim me shkrim për aktivitetet lidhur me gjendjen e krizës për shkak të mundësisë së paraqitjes së çrregullimit në furnizimin me naftë dhe derivate të naftës në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, për periudhën nga data 13.09.2026 deri më 19.09.2026
5 Propozimligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për privatizimin dhe dhënien me qira të tokës ndërtimore në pronësi shtetërore
6 Informacion për nevojën e miratimit të Strategjisë për Mjedisin Jetësor 2028–2037, me Planin e Veprimit 2028–2032
7 Informacion lidhur me kërkesën e HAJ TEK INZHENERING CENTAR SHPKNJP Shkup për fshirjen, përkatësisht zvogëlimin e kamatës ndëshkuese të përllogaritur në bazë të marrëveshjes së ndërprerë për dhënien e ndihmës shtetërore, me shtojca
8 Propozimvendim për dhënien e koncesionit për shfrytëzimin e lëndës së parë minerale – mermer, Shoqërisë për Prodhim, Tregti dhe Shërbime BIANCO SETA MARMI SHPK Shkup, në lokalitetin “Dupen Kamen”, f. Belovodicë, Komuna e Prilepit
9 Propozimvendim për zgjidhjen e njëanshme të Marrëveshjes për koncesion për shfrytëzimin e lëndës së parë minerale – ujë mineral nëntokësor në lokalitetin “f. Krusheani”, Komuna e Krivogashtanit
10 Propozimvendime për ndërprerjen e përdorimit dhe dhënien në shfrytëzim të përhershëm të sendeve të luajtshme Qytetit të Shkupit, Komunës së Kumanovës, Komunës së Prilepit, Komunës së Strumicës, Komunës së Shtipit, Komunës së Ohrit, Komunës së Velesit dhe Komunës së Tetovës (automjete të specializuara)
11 Informacion për formën e prerë të aktgjykimit të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut në çështjet AD Osiguritelna polisa Shkup dhe të tjerë kundër Republikës së Maqedonisë së Veriut, A. nr. 62544/19 dhe 6430/20, si dhe pagesën në bazë të tij në pjesën që ka të bëjë me marrëveshjet e arritura
12 Informacion për formën e prerë të aktgjykimit të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut në çështjet AD Osiguritelna polisa Shkup dhe të tjerë kundër Republikës së Maqedonisë së Veriut, A. nr. 62544/19 dhe 6430/20, si dhe ekzekutimin e tij
13 Informacion për formën e prerë të aktgjykimit të GJEDNJ-së në çështjen Pucko Petrol Import–Eksport SHPKNJP kundër Republikës së Maqedonisë së Veriut, A. nr. 6381/20, dhe ekzekutimin e grupit përkatës të aktgjykimeve të GJEDNJ-së kundër shtetit
14 Informacion për nevojën e nënshkrimit të Marrëveshjes për ndarjen e shpenzimeve ndërmjet Programit të Kombeve të Bashkuara dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për zbatimin e aktiviteteve të përbashkëta në kuadër të Projektit “Forcimi i kapaciteteve komunale për zbatimin e projekteve – faza 2”
15 Informacion për hyrjen dhe qëndrimin e forcave të armatosura të huaja në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për fushatën e veprimeve luftarake të helikopterit luftarak AH-249 FENICE (FENIKS), me Propozimvendim
16 Informacion për nënshkrimin e Memorandumit të mirëkuptimit ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe GigaWorld AI MKD Inc. për zhvillimin e një qendre të dedikuar hipershkallore të të dhënave me inteligjencë artificiale në Republikën e Maqedonisë së Veriut
17 Propozimvendim për mënyrën e pagesës së shumës për “Javën e Fëmijëve” në periudhën nga data 05.10.2026 deri më 09.10.2026
18 Propozimvendim për ndërprerjen e përdorimit të një sendi të paluajtshëm nga Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës dhe Propozimvendim për dhënien në shfrytëzim të përhershëm të një sendi të paluajtshëm Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit (hapësirë zyre – lokal afarist)
19 Ofertë nga noteri Nikolla Spasovski nga Shkupi për shitjen e pasurisë së paluajtshme të regjistruar në Fletëpronësinë nr. 67516, për KK Maxhari, PK nr. 2698/1, vendi/rruga e quajtur “Industriska”
20 Ofertë nga noterja Katerina Mitrevska nga Shkupi për shitjen e pasurisë së paluajtshme të regjistruar në Fletëpronësinë nr. 195722, për KK Draçevë 2, PK nr. 689/8, vendi/rruga e quajtur “Dashkova Crnica”, dhe Fletëpronësinë nr. 7090, për KK Draçevë 2, PK nr. 911, vendi/rruga e quajtur “Dashkova Crnica”
21 Informacion lidhur me Raportin financiar dhe operativ gjashtëmujor për periudhën janar–qershor 2026 për “Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit” dhe “Shën Apostull Pavli” – Ohër, të TAV Maqedoni, me shtojca
22 Raport financiar i SHA-së për Menaxhimin e Hapësirës Afariste në Pronësi Shtetërore – Shkup, për periudhën nga 1 prilli 2026 deri më 30 qershor 2026
23 Raport financiar tremujor për punën e Ndërmarrjes Publike për Menaxhimin e Pyjeve Shtetërore “Pyjet Kombëtare” – Shkup, për periudhën prill–qershor 2026, me plotësim
24 Raport për punën financiare të Ndërmarrjes Publike “Strezevo” Manastir, për periudhën nga 1 prilli deri më 30 qershor 2026
25 Raport për punën financiare të Ndërmarrjes Publike për Rrugët Shtetërore, për tremujorin e parë të vitit 2026
26 Raport përfundimtar për revizionin e kryer të përputhshmërisë me temë “Prokurimet publike në SHA ESM – Shkup”
27 Çështje kadrovike
- Çështje kadrovike, 29.9.2026
28 Pyetje dhe propozime
- Kërkesë për ndryshimin e konkluzionit nga pika 78 e Procesverbalit-projekt të mbledhjes së 189-të të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, të mbajtur më 14 korrik 2026, dhe të konkluzionit nga pika 59 e Procesverbalit-projekt të mbledhjes së 178-të të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, të mbajtur më 2 qershor 2026
- Pasqyrë e pyetjeve të deputetëve për të cilat nuk është marrë përgjigje
- PP – Konkluzion lidhur me defektin në ndërtesën e “Nova Makedonija”
29 Propozimvendim për hapjen e Konsullatës së Nderit të Republikës së Shqipërisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, me seli në Prilep
30 Propozimvendim për dhënien e pëlqimit për emërimin e konsullit të nderit të Republikës së Shqipërisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, me seli në Prilep
31 Propozimvendim për dërgimin e pjesëtarëve të Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut për pjesëmarrje në stërvitjen “BLACK SWAN 2026 (BLSW 26)” në Hungari
32 Propozimvendim për dërgimin e pjesëtarëve të Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut për pjesëmarrje në aktivitetin e NATO-s “Forward Land Forces – FLF” në Republikën e Letonisë
33 Propozimvendim për dërgimin e pjesëtarëve të Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut në operacionin ndërkombëtar të Bashkimit Evropian “ALTHEA” në Bosnjë dhe Hercegovinë (rotacioni nga nëntori 2026 deri në maj 2027)
34 Propozimvendim për dërgimin e pjesëtarëve të Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut për pjesëmarrje në operacionin e NATO-s “KFOR” në Republikën e Kosovës (rotacioni nga nëntori 2026 deri në maj 2027)
35 Propozimvendim për dhënien në shfrytëzim të përhershëm të sendeve të paluajtshme Ministrisë së Mbrojtjes (objekte që ndodhen në rrugën “Krushino”, të regjistruara në Fletëpronësinë nr. 17232, KK Kërçovë – jashtë qytetit)
36 Informacion për shkallën e zbatimit të detyrimeve nga procesi i planifikimit të mbrojtjes së NATO-s, hapi 5 dhe hapi 1, për periudhën janar–qershor 2026
37 Propozimvendim për ndryshimin e Vendimit për përcaktimin e kuotës së lejeve për të huajt që mund të angazhohen në punë në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2026
38 Propozimvendim për dorëzimin e pasurisë së paluajtshme në posedim të Ndërmarrjes Publike për Rrugët Shtetërore (Vendimi i 126-të)
39 Propozimvendim për dorëzimin e pasurisë së paluajtshme në posedim të Ndërmarrjes Publike për Rrugët Shtetërore (Vendimi i 129-të)
40 Propozimvendim për dorëzimin e pasurisë së paluajtshme në posedim të Ndërmarrjes Publike për Rrugët Shtetërore (Vendimi i 130-të)
41 Informacion për lidhjen e Marrëveshjes së financimit ndërmjet Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) dhe Ministrisë së Energjetikës, Minierave dhe Lëndëve të Para Minerale për Projektin “Përballja me ndotjen e ajrit (faza 2)”, me Memorandum bashkëpunimi dhe tekstin e Marrëveshjes së financimit
42 Vlerësimi i devijimit nga dinamika e trajektores indikative në përputhje me Planin e Integruar Kombëtar për Energjinë dhe Klimën për periudhën 2025–2030
43 Propozimprogram për ndryshimin dhe plotësimin e Programit për zvogëlimin e dallimeve ndërmjet dhe brenda rajoneve planore dhe rritjen e konkurrueshmërisë rajonale për vitin 2026
44 INFORMACION për nevojën e shkarkimit dhe emërimit të anëtarit të Bordit Drejtues të Agjencisë për Kadastër të Patundshmërive, me propozimaktvendim
45 Informacion me Propozimvendim për shumën maksimale të huamarrjes së re të Republikës së Maqedonisë së Veriut përmes emetimit të letrave me vlerë të borxhit në tregun financiar ndërkombëtar
46 Informacion për nevojën e caktimit të agjentit për shërbime procedurale të Republikës së Maqedonisë së Veriut në procesin e emetimit të letrave me vlerë të borxhit në tregun financiar ndërkombëtar

 

Accessibility Menu