Data e seancës: 20/10/2026 12:00
| Pika | Titulli |
| 1 | Informacion për nevojën e sigurimit të huasë me garanci shtetërore nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), për realizimin e Projektit për efikasitet energjetik të Shoqërisë Aksionare për Prodhimin e Energjisë Elektrike, “Elektranat e Maqedonisë së Veriut”, në pronësi shtetërore, Shkup, i përbërë nga dy komponentë: “Rikonstruim energjetik i ndërtesës afariste të SHA EMV – Drejtoria” dhe “Përmirësimi dhe rikonstruimi i rrjetit të energjisë termike në Shkup” |
| 2 | Informacion mbi sulmin ransomware ndaj Fondit të Sigurimit Pensional dhe Invalidor të Maqedonisë së Veriut dhe nevojën për modernizimin e zgjidhjeve ekzistuese aplikative |
| 3 | Informacion për sjelljen e Rregullores për mënyrën dhe kriteret e realizimit të projekteve të mbështetura financiarisht nga Agjencia e Inovacionit, Zhvillimit Shkencor-Teknologjik dhe Sipërmarrësisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut – INOVA, me Propozimrregullore |
| 4 | Propozimstrategji Nacionale për Mbrojtjen dhe Shfrytëzimin e Trashëgimisë Kulturore për periudhën 2027–2031, me Plan të veprimit për zbatimin e Strategjisë Nacionale për Mbrojtjen dhe Shfrytëzimin e Trashëgimisë Kulturore, për periudhën 2028–2030 |
| 5 | Informacion për nevojën e rritjes së numrit të Avokatëve shtetërorë në Avokaturën Shtetërore të Republikës së Maqedonisë së Veriut, me numër 02-1038/1 |
| 6 | Informacion në lidhje me statusin e realizimit të Marrëveshjes për koncesionin e ujit për ndërtimin e centraleve hidroelektrike për prodhimin e energjisë elektrike, për lokacionin me nr. ref. 104, Gabrovska Reka, të Koncesionarit ANI ENERGETIK SHPK Tetovë |
| 7 | Propozimrregullore për kornizën e kompetencave të përgjithshme dhe të veçanta të udhëheqësve të lartë dhe zbatimin e procedurës së përzgjedhjes për udhëheqës të lartë |
| 8 | Propozimprogram për ndryshimin e Programit për ndërtimin dhe rikonstruimin/sanimin e objekteve sportive për vitin 2026 |
| 9 | Informacion për dinamikën e ndërlidhjes së institucioneve që posedojnë/përdorin sisteme informative për punë në zyrë dhe arkivore, me Plan të veprimit dhe shtojca |
| 10 | Propozimvendim për ndërprerjen dhe për dhënien në shfrytëzim të përhershëm të sendit të luajtshëm Institucionit Shëndetësor Publik – Spitali i Përgjithshëm “Dr. Ferid Murad” – Gostivar (sterilizator me formaldehid në avull) |
| 11 | Propozimvendim për ndërprerjen dhe për dhënien në shfrytëzim të përhershëm të sendeve të luajtshme Shtëpisë Ndëshkuese-Përmirësuese Prilep |
| 12 | Propozimvendim për dhënien në shfrytëzim të përhershëm të sendit të paluajtshëm Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës |
| 13 | Propozimvendim për ndryshimin e Vendimit për përcaktimin e rrjetit të institucioneve nacionale nga fusha e kulturës |
| 14 | Propozimvendim për ndërprerjen e vlefshmërisë së Vendimit për dhënien në shfrytëzim të përkohshëm të sendeve të paluajtshme Ambasadës së Republikës së Francës në Republikën e Maqedonisë së Veriut – Shkup |
| 15 | Informacion për zbatimin e prokurimit publik shumëvjeçar për Rikonstruimin e sistemit të ngrohjes qendrore në SHFK “Goce Dellçev”, Vinicë, si dhe Shërbimet për kryerjen e mbikëqyrjes profesionale teknike mbi Rikonstruimin e sistemit të ngrohjes qendrore në SHFK “Goce Dellçev”, Vinicë |
| 16 | Propozimligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit të Arsimit të Mesëm, me procedurë të shkurtuar, parashtruar nga grupi i deputetëve |
| 17 | Kërkesë për dhënien e interpretimit autentik të nenit 2 paragrafi (1) pika 3, në lidhje me nenin 12 të Ligjit të Privatizimit dhe Qiradhënies së Tokës Ndërtimore në Pronësi Shtetërore (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 4/05, 13/07, 165/08, 146/09, 18/11, 51/11, 27/14, 144/14, 72/15, 104/15, 153/15, 23/16, 178/16 dhe 120/18 dhe “Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 122/21), e parashtruar nga deputeti Zoran Kocevski |
| 18 | Statuti i Akademisë Ushtarake “Gjeneral Mihaillo Apostollski” – Shkup (Faza I) |
| 19 | Njoftim nga përmbaruesi Bllagoja Bakraçevski nga Shkupi, dorëzuar me nr. P. 511/2009, lidhur me Urdhëresën për përmbarim mbi pasurinë e paluajtshme të regjistruar në Fletëpronësinë nr. 5218, për KK Kisella Vodë 2, të PK nr. 5756/1, vendi/rruga e quajtur “Lisec 43” |
| 20 | Raport mbi shkallën e realizimit të Programit vjetor të punës së Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2026 (periudha janar–qershor) |
| 21 | Raport përfundimtar për revizionin e kryer të sistemeve të informacionit, si revizion i performancës me temë “Zbatimi i masave parandaluese për sigurinë e informacionit në sistemin e TI-së të Fondit të Sigurimit Pensional dhe Invalidor të Maqedonisë së Veriut” (Enti Shtetëror i Revizionit) |
| 22 | Çështje kadrovike |
| - | Çështje kadrovike 20.10.2026 |
| 23 | Pyetje dhe propozime |
| - | Propozimkonkluzë lidhur me pjesëmarrjen e Republikës së Maqedonisë së Veriut në EKSPO 2027 në Beograd |
| - | Kërkesë nga Ministria e Financave për ndryshimin e konkluzës nr. 2 nga P-77, nga mbledhja e 218-të e Qeverisë së RMV-së |
| - | Njoftim mbi kërkesat e pranuara për pagesën e mjeteve nga administrata gjyqësore dhe gjyqtarët porotë, si dhe nevojën për gjetjen urgjente të një zgjidhjeje |
| - | Informacion në lidhje me shënimin e 23 Tetorit – Ditës së Luftës Revolucionare Maqedonase, e cila do të shënohet në Shkup |
| 24 | Njoftim me shkrim për gjendjen e krizës në një pjesë të territorit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, për shkak të rrezikut të lartë për rritjen e vëllimit të hyrjes dhe transitimit të migrantëve nëpër territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, për periudhën nga 08.10.2026 deri më 14.10.2026 |
| 25 | Njoftim me shkrim për gjendjen e krizës në një pjesë të territorit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, edhe atë në zonën e Komunës së Gazi Babës, ku Institucioni Ndëshkues-Përmirësues, Shtëpia Ndëshkuese-Përmirësuese Idrizovë, kryen kompetencën e tij, me qëllim parandalimin e kërcënimeve të sigurisë dhe përforcimin e sigurisë së institucionit, për periudhën nga 08.10.2026 deri më 14.10.2026 |
| 26 | Njoftim me shkrim për aktivitetet lidhur me gjendjen e krizës për shkak të mundësisë së shkaktimit të çrregullimeve në furnizimin me naftë dhe derivate të naftës në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, për periudhën nga 04.10.2026 deri më 10.10.2026 |
| 27 | Informacion për lidhjen e Memorandumit të Mirëkuptimit ndërmjet Ministrisë së Shëndetësisë të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ministrisë së Shëndetësisë të Republikës së Turqisë në fushat e shëndetësisë dhe shkencave mjekësore, me tekst të harmonizuar të Memorandumit |
| 28 | Informacion mbi hyrjen dhe qëndrimin e forcave të armatosura të huaja në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për pjesëmarrje në stërvitjen “AUTUMN 26”, me Propozimvendim |
| 29 | Propozimvendim për dërgimin e pjesëtarëve të Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut, nga Ministria e Mbrojtjes, për pjesëmarrje në stërvitjen “BCHOD/Balkan Forum 26” në Republikën e Greqisë |
| 30 | Informacion mbi nevojën e zbatimit të reformës në drejtim të zgjidhjes së statusit të ushtarëve profesionistë që kanë mbushur moshën 45 vjeç dhe transformimin e marrëdhënies së punës nga kohëzgjatje e caktuar në kohëzgjatje të pacaktuar, si persona civilë në shërbim të Armatës |
| 31 | Informacion mbi nevojën e sjelljes së Aktvendimit për fillimin e punës së programit studimor “Menaxhment dhe Biznes” të ciklit të tretë të studimeve akademike – studime të doktoraturës (180 SETK), në Institutin për Kërkime Sociologjike dhe Politiko-Juridike, pranë Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup, me Propozimaktvendim |
| 32 | Informacion mbi nevojën e sjelljes së Aktvendimit për fillimin e punës së programit studimor “Shkenca Matematikore dhe zbatimi” të ciklit të tretë të studimeve akademike – studime të doktoraturës (180 SETK), në Fakultetin e Informatikës pranë Universitetit “Goce Dellçev” – Shtip, me Propozimaktvendim |
| 33 | Propozimvendim për dorëzimin e paluajtshmërisë në posedim të Ndërmarrjes Publike të Rrugëve Shtetërore (Vendimi i 3-të) |
| 34 | Propozimvendim për dorëzimin e paluajtshmërisë në posedim të Ndërmarrjes Publike të Rrugëve Shtetërore (Vendimi i 4-të) |
| 35 | Propozimvendim për dorëzimin e paluajtshmërisë në posedim të Ndërmarrjes Publike të Rrugëve Shtetërore (Vendimi i 132-të) |
| 36 | Propozimvendim për dorëzimin e paluajtshmërisë në posedim të Ndërmarrjes Publike të Rrugëve Shtetërore (Vendimi i 133-të) |
| 37 | Propozimvendim për dorëzimin e paluajtshmërisë në posedim të Ndërmarrjes Publike të Rrugëve Shtetërore (Vendimi i 134-të) |
| 38 | Informacion në lidhje me rekomandimet e dhëna nga zyra e avokatisë Three Crowns në mendimin juridik të përgatitur lidhur me Marrëveshjen për dhënien e ndihmës shtetërore nr. 13-1722/1 të datës 27.12.2018 dhe Aneksmarrëveshjen nr. 1, nr. 13-527/1 të datës 21.03.2022, të lidhur me Shoqërinë e Prodhimit dhe Tregtisë DURA AUTOMOTIVE SHPKNJP Ilinden dhe DURA AUTOMOTIVE HOLDINGS O.K. LTD (DURA AUTOMOTIVE HOLDINGS U.K. LTD), si dhe Marrëveshjen për dhënien e ndihmës shtetërore nr. 13-1007/1 të datës 19.08.2020, të lidhur me Shoqërinë e Prodhimit dhe Tregtisë DURA AUTOMOTIVE EKSTRUZHONS SHPKNJP Ilinden dhe DURA AUTOMOTIVE HOLDINGS U.K. LTD, me shtojca |
| 39 | Informacion lidhur me Kërkesën për riprogramimin e borxhit nr. 11-3224/1, të datës 11 gusht 2026, parashtruar nga Komuna e Makedonski Brodit |
| 40 | Informacion në lidhje me kërkesën për dhënien e pëlqimit për bartjen e aksioneve në Shoqërinë e Prodhimit të Energjisë Elektrike “Aktuel Enerzhi Group” SHPK Shkup, me Propozimvendim |
| 41 | Informacion për lëshimin e autorizimit zyrës ndërkombëtare të avokatisë Three Crowns LLP, në lidhje me negociatat për zgjidhjen miqësore të çështjes juridike me Aptiv, me shtojcë Autorizim |
| 42 | Informacion për takimin e dytë të mbajtur të Komisionit të Përbashkët, në përputhje me Marrëveshjen ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Qeverisë së Republikës së Bullgarisë për përgatitjen, ndërtimin dhe vënien në funksion të tunelit hekurudhor ndërkufitar, me tekst të harmonizuar të Protokollit |
| 43 | Propozimprogram për plotësimin e Programit vjetor për financimin e hartimit të planeve urbanistike për vitin 2026 |
| 44 | Informacion për plan të veprimit me masa afatshkurtra për ajër të pastër, me Plan të veprimit |
| 45 | Informacion mbi nevojën për përfshirjen e memorandumit të mirëkuptimit dhe bashkëpunimit strategjik me Aquarius Aerial Firefighting S.A.R.L. nga Luksemburgu, për vendosjen e programit para-sezonal të trajnimit të specializuar të aviacionit në Aeroportin “Shën Apostull Pali” – Ohër, duke filluar nga viti 2027 |
| 46 | Propozimprogram për ndryshimin e Programit për Mbështetje Financiare në Bujqësi për vitin 2026 |
| 47 | Informacion mbi lidhjen e Memorandumit të Bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Administratës Publike të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ministrisë së Digjitalizimit dhe Administratës Publike të Republikës së Kosovës në fushën e reformës së administratës publike |
| 48 | Procesverbal nga mbledhja e nëntë e KD-së, e mbajtur më 20.10.2026 dhe Procesverbal nga mbledhja e njëmbëdhjetë e GV-së, mbajtur më 20.10.2026 |
| 49 | Informacion mbi realizimin e Projektit “Rikonstruksioni i sallës sportive “Maqedonia” në Komunën e Prilepit” |
| 50 | Propozimvendim për ndryshimin e Vendimit për përcaktimin e llojit të mallrave dhe periudhës kohore të zbatimit të normës preferenciale tatimore |
| 51 | Propozimvendim për ndryshimin e Vendimit për përcaktimin e llojit të energjentëve, periudhës kohore, si dhe mënyrës së përllogaritjes së akcizës |
| 52 | Informacion lidhur me Programin Nacional për Punë të Denjë 2026–2030 |
| 53 | Informacion për Iniciativën për zhvillim të platformës digjitale të integruar për tërheqjen e investimeve të huaja të drejtpërdrejta, promovimin e eksportit dhe përforcimin e konkurrueshmërisë së ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme në Republikën e Maqedonisë së Veriut, me shtojcë |
| 54 | Propozimvendim për ndarjen e koncesionit për eksploatimin e lëndës së parë minerale – mermer Shoqërisë së Prodhimit, Tregtisë dhe Shërbimeve BIANKO SETA MARMI SHPK Shkup në lokalitetin “Dupen Kamen”, f. Bellovodicë, Komuna e Prilepit |
| 55 | Propozimprogram për ndryshimin e Programit për zbatimin e fondit intervenues për bujqësinë për vitin 2026 |
| 56 | Raport vjetor për vitin 2025 mbi zbatimin e “Strategjisë për Ndërkulturalizëm dhe Kohezion Social për periudhën 2024–2026, me plan të veprimit” |
| 57 | VENDIM PËR PËRCAKTIMIN E PUNËVE TË MATËSIT NË FUNKSION PËR REGJISTRIM TË PALUAJTSHMËRIVE NË PRONËSI TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT (KLUBI I ORGANEVE TË ADMINISTRATËS SHTETËRORE) |
| 58 | Informacion mbi nevojën e sigurimit të projekteve bazë të rishikuara për rikonstruksion/rikonstruksion me përshtatje për Vilën “Vodno 3” – rezidencë e Kryetarit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Vilën “Ohër” në Ohër dhe Vilën “Star Dojran” në Dojran |