Data e seancës: 27/10/2026 12:00
| Pika | Titulli |
| 1 | Informacion për nevojën e përshpejtimit të implementimit të projektit Parku i centraleve me erë Bogdanci – Faza e II-të në pronësi të Shoqërisë Aksionare për Prodhimin e Energjisë Elektrike “Elektranat e Maqedonisë së Veriut“, në pronësi shtetërore, Shkup |
| 2 | Llogaria vjetore për vitin 2025 e Ndërmarrjes Publike për Infrastrukturën Hekurudhore “Hekurudhat e Republikës së Maqedonisë së Veriut“ – Shkup për vitin 2025, Raporti vjetor për punën e Ndërmarrjes Publike për Infrastrukturën Hekurudhore “Hekurudhat e Republikës së Maqedonisë së Veriut“ – Shkup për vitin 2025 dhe Raportet financiare për vitin që përfundon më 31 dhjetor 2025, me Raportin e revizorit të pavarur, me shtojca dhe me propozimvendime |
| 3 | Propozim për sjelljen e Vendimit të 30-të për dorëzimin e paluajtshmërisë në posedim të Ndërmarrjes Publike për Rrugët Shtetërore |
| 4 | Propozimvendim për dorëzimin e paluajtshmërisë në posedim të Ndërmarrjes Publike për Rrugët Shtetërore (Vendimi i 135-të) |
| 5 | Propozimvendim për dorëzimin e paluajtshmërisë në posedim të Ndërmarrjes Publike për Rrugët Shtetërore (Vendimi i 136-të) |
| 6 | Propozimvendim për dorëzimin e paluajtshmërisë në posedim të Ndërmarrjes Publike për Rrugët Shtetërore (Vendimi i 137-të) |
| 7 | Propozimvendim për dorëzimin e paluajtshmërisë në posedim të Ndërmarrjes Publike për Rrugët Shtetërore (Vendimi i 138-të) |
| 8 | Program për ndryshimin dhe plotësimin e Programit vjetor të investimeve për vitin 2026 të Ndërmarrjes Publike për Kryerjen e Veprimtarive të Ekonomisë së Ujërave, Hidrosistemi “Zletovica“ – Probishtip, me plotësim dhe me Propozimvendim |
| 9 | Propozimrregullore për projektimin e hapësirës ajrore (organizimin dhe strukturën), klasifikimin, shfrytëzimin fleksibil të hapësirës ajrore dhe funksionet e tjera të nevojshme për të siguruar shfrytëzimin maksimal të hapësirës ajrore |
| 10 | Raport gjysmëvjetor për punën e Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari për vitin 2026 |
| 11 | Propozimprogram për ndryshimin e Programit për shfrytëzimin e mjeteve për mbrojtjen shëndetësore të kafshëve në vitin 2026 |
| 12 | Propozimvendim për shitjen e sendeve të luajtshme – kafshë të gjalla të llojit gjedhë |
| 13 | Raport për punën e Arkivit Shtetëror të Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2025, me plotësim |
| 14 | Vendim statutor për ndryshimin dhe plotësimin e Statutit të Drejtorisë për Zonat Zhvillimore Teknologjike Industriale, me Propozimvendim |
| 15 | Informacion për punën e Komisionit për Vlerësimin dhe Përcaktimin e Lartësisë së Dëmeve nga Fatkeqësitë Natyrore dhe Aksidentet e tjera në periudhën nga 28 prilli 2026 deri më 22 shtator 2026 (Komisioni për Vlerësimin dhe Përcaktimin e Lartësisë së Dëmeve nga Fatkeqësitë Natyrore dhe Aksidentet e tjera) |
| 16 | Propozimvendim për regjistrimin e të drejtës së pronësisë mbi paluajtshmëritë në dobi të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Kadastrën e Patundshmërive (lloj tjetër i infrastrukturës – kanali kullues, shtrati i vjetër i lumit Cërna Reka) 03-1232/1 |
| 17 | Njoftim me shkrim për aktivitetet lidhur me gjendjen e krizës për shkak të mundësisë së paraqitjes së çrregullimeve në furnizimin me naftë dhe derivate të naftës në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, për periudhën nga 11.10.2026 deri më 17.10.2026 |
| 18 | Propozimligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Ndërtim |
| 19 | Propozimprogram për ndryshimin dhe plotësimin e Programit për Sistemin e Kolektorëve të Ohrit dhe Strugës për vitin 2026 |
| 20 | Informacion për nevojën e sjelljes së vendimeve për dhënien në shfrytëzim të pajisjeve për grumbullimin e mbeturinave komunale (kamionëve) komunave dhe ndërmarrjeve publike komunale në Rajonin Planor të Pellagonisë dhe Rajonin Planor Jugperëndimor në kuadër të Projektit Rajonal për Menaxhimin e mbeturinave të ngurta të financuar nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, dërgesat qershor, korrik dhe gusht 2026 |
| 21 | Informacion për sjelljen e Kontributit të tretë nacional të përcaktuar sipas Marrëveshjes së Parisit për ndryshimet klimatike, me shtojcë |
| 22 | Informacion për Planin e veprimit me masa afatshkurtra për ajër të pastër, me Planin e veprimit |
| 23 | Propozimrregullore për ndryshimin dhe plotësimin e Rregullores për mënyrën, kriteret më të hollësishme për ndarjen e mbështetjes financiare për transportuesit ajrorë vendorë dhe të huaj dhe dokumentacionin e nevojshëm që duhet të dorëzohet nga shfrytëzuesit e mbështetjes financiare |
| 24 | Propozimprogram për ndryshimin e Programit vjetor për ndërtimin, shitjen dhe mirëmbajtjen e hapësirës banesore në pronësi të Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2026 |
| 25 | Propozimprogram për ndryshimin e Programit për përcaktimin e mjeteve të nevojshme për ndarjen e mbështetjes financiare për nxitjen dhe zhvillimin e komunikacionit ajror në Republikën e Maqedonisë së Veriut për transportuesit vendorë dhe të huaj, për periudhën 2025–2027 |
| 26 | Informacion për sjelljen e Planit urbanistik për zona dhe ndërtime me rëndësi shtetërore për ndërtimin e centraleve diellore sipërfaqësore dhe fotovoltaike – ndërtime për prodhimin e energjisë elektrike nga burime të ripërtëritshme me fuqi mbi 10 MW, KK Erxheli – jashtë qytetit dhe KK Erxheli, Komuna e Sveti Nikollës, me Propozimvendim |
| 27 | Propozimrregullore për ndryshimin dhe plotësimin e Rregullores për kriteret më të hollësishme për pagesat direkte, shfrytëzuesit e mjeteve, shumat maksimale dhe mënyrën e pagesave direkte për vitin 2026 |
| 28 | Informacion për ndryshimin e kritereve për linjën kreditore nga fondet e kompensimit, e cila realizohet përmes Bankës Zhvillimore të Maqedonisë së Veriut për mbështetjen e ndërmarrjeve me veprimtari në fushën e bujqësisë me qëllim sigurimin e mbështetjes për blerjen e produkteve bujqësore |
| 29 | Informacion për dhënien e pëlqimit për lidhjen e kontratës për qiradhënien e tokës bujqësore me marrëveshje të drejtpërdrejtë me Goran Jovanovskin, rr. “Nikolla Karev“ nr. 25, Rosoman, me Propozimvendim |
| 30 | Informacion për dhënien e pëlqimit për lidhjen e kontratës për qiradhënien e tokës bujqësore me marrëveshje të drejtpërdrejtë me Daniella Filipovën, bul. Maqedonia nr. 30, Kavadar, me Propozimvendim |
| 31 | Informacion për Raportin përfundimtar të Misionit Këshillimor të Ramsarit nr. 100 (Ramsar Advisory Mission No. 100) për Liqenin e Prespës (Shqipëri, Greqi dhe Maqedoni e Veriut), me Raport |
| 32 | Informacion lidhur me Kërkesën për dhënien e koncesionit për eksploatimin e lëndës së parë minerale – gur gëlqeror në lokalitetin “Gradishtë“, f. Banjica e Epërme, Komuna e Gostivarit, me Propozimvendim |
| 33 | Informacion lidhur me iniciativën e parashtruar për fillimin e procedurës për dhënien e koncesionit për hulumtime të hollësishme gjeologjike të lëndës së parë minerale – travertin në lokalitetin “Milevi Nivi 1“, Komuna e Prilepit, me propozimvendime |
| 34 | Informacion lidhur me Iniciativën për fillimin e procedurës për dhënien e koncesionit për hulumtime të hollësishme gjeologjike të lëndës së parë minerale – lëndë të para minerale metalike në lokalitetin “Barbarevo-Tatomir“ Komuna e Probishtipit, Komuna e Kratovës dhe Komuna e Sveti Nikollës |
| 35 | Informacion lidhur me Iniciativën e parashtruar për fillimin e procedurës për dhënien e koncesionit për hulumtime të hollësishme gjeologjike të lëndës së parë minerale – argjilë, mergele dhe rërë në lokalitetin “Tri Cucki“, Komuna e Gradskos, me Propozimvendime |
| 36 | Propozimrregullore për kornizën e kompetencave të përgjithshme dhe të veçanta të drejtuesve të lartë dhe zhvillimin e procedurës së përzgjedhjes për drejtues të lartë |
| 37 | Propozimvendim për dhënien në shfrytëzim të përhershëm të sendeve të paluajtshme Ministrisë së Punëve të Brendshme (Fletëpronësia nr. 25389, PK 1766, KK Veles) |
| 38 | Propozimrregullore për ndryshimin dhe plotësimin e Rregullores së punës së Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut |
| 39 | Propozimvendim për dhënien në shfrytëzim të përhershëm të sendeve të paluajtshme Institucionit Publik Shëndetësor – Shtëpia e Shëndetit “Goce Dellçev“ – Dellçevë |
| 40 | Informacion për nevojën e nënshkrimit të Konventës së Këshillit të Europës për veprat penale që lidhen me të mirat kulturore, me tekstin e Konventës |
| 41 | Propozimligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Dhuna ndaj Grave dhe Dhuna në Familje, me procedurë të shkurtuar, i parashtruar nga grupi i deputetëve |
| 42 | Raport vjetor për punën e Universitetit të Tetovës në vitin akademik 2024/2025 |
| 43 | Raporti i Rektorit për punën e Universitetit “Nënë Tereza“ në Shkup për periudhën prill 2025 – prill 2026 |
| 44 | Propozimligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Marrëdhëniet e Punës, i parashtruar nga grupi i deputetëve |
| 45 | Propozimligj për plotësimin e Ligjit për Pyjet, me procedurë të shkurtuar, i parashtruar nga grupi i deputetëve |
| 46 | Statuti i Komisionit për Mbikëqyrjen e Tregut të Kapitalit, i parashtruar nga Komisioni i Letrave me Vlerë i Republikës së Maqedonisë së Veriut |
| 47 | Raport për punën e Komisionit Rregullator për Banim për periudhën nga 1 janari deri më 30 qershor 2026 |
| 48 | Iniciativë e parashtruar nga Igorço Toçev nga Shkupi, e dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Maqedonisë së Veriut, me nr. U.157/2026, për fillimin e procedurës për vlerësimin e kushtetutshmërisë së nenit 105 paragrafi 1 pika 6, në pjesën “dhe (4)“ të Ligjit për Pyjet (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë“ nr. 64/09, 24/11, 53/11, 25/13, 79/13, 147/13, 43/14, 160/14, 33/15, 44/15, 147/15, 7/16, 39/16 dhe 147/17 dhe “Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut“ nr. 274/22, 255/24, 59/25, 58/26 dhe 134/26) |
| 49 | Iniciativë e parashtruar nga Igorço Toçev nga Shkupi, e dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Maqedonisë së Veriut, me nr. U.149/2026, për fillimin e procedurës për vlerësimin e kushtetutshmërisë së nenit 79 paragrafi (1) alineja 3, në pjesën “paragrafi 2“ të Ligjit për Transportin në Komunikacionin Rrugor (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë“ nr. 68/04, 23/06, 127/06, 64/08, 114/09, 50/10, 83/10, 140/10, 152/10, 17/11, 53/11, 6/12, 23/13, 120/13, 163/13, 187/13, 42/14, 112/14, 166/14, 20/15, 44/15, 97/15, 124/15, 129/15, 193/15, 37/16, 71/16, 64/18, 140/18 dhe 163/18 dhe “Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut“ nr. 275/19, 67/22, 170/24, 3/25, 17/25 dhe 101/25) |
| 50 | Ofertë nga noterja Stanka Goriçan nga Ohri, për shitjen e pasurisë së paluajtshme të regjistruar në Fletëpronësinë nr. 100678, në PK nr. 4136, Fletëpronësinë nr. 100679, në PK nr. 4137, Fletëpronësinë nr. 100680, në PK nr. 4138, Fletëpronësinë nr. 100681, në PK nr. 4139, Fletëpronësinë nr. 115630, në PK nr. 4133/2, PK nr. 4134 dhe PK nr. 4135/2 dhe Fletëpronësinë nr. 114437, në PK nr. 4135/1, për KK Ohër 4, vendi/rruga e quajtur “Patericë“ |
| 51 | Ofertë nga noterja Nerxhivan Idrizi nga Shkupi, për shitjen e pasurisë së paluajtshme të regjistruar në Fletëpronësinë nr. 191123, në PK nr. 12101, për KK Draçevë 2, vendi/rruga e quajtur “Draçevë“ |
| 52 | Ofertë nga noterja Anastasija Petreska nga Shkupi, për shitjen e pasurisë së paluajtshme të regjistruar në Fletëpronësinë nr. 3278, të PK nr. 1573, për KK Glluvo Brazda, vendi/rruga e quajtur “Vërtaçica“ |
| 53 | Ofertë nga noteri Elham Bislimi nga Shkupi, për shitjen e pasurisë së paluajtshme e regjistruar në Fletëpronësinë nr. 55153, të PK nr. 1093/12, për KK Vizbeg, vendi/rruga e quajtur “Markovec“ |
| 54 | Ofertë nga noteri Elham Bislimi nga Shkupi, për shitjen e pasurisë së paluajtshme e regjistruar në Fletëpronësinë nr. 1993, për KK Orizara e Epërme dhe e Poshtme , të PK nr. 622/13, vendi/rruga e quajtur “Rid“ |
| 55 | Ofertë nga noteri Elham Bislimi nga Shkupi, për shitjen e pasurisë së paluajtshme e regjistruar në Fletëpronësinë nr. 4407, për KK Bërnjarcë, në PK nr. 316, vendi/rruga e quajtur “Stojkovsko“ |
| 56 | Ofertë nga noteri Hakija Çolloviq nga Shkupi, për shitjen e pasurisë së paluajtshme e regjistruar në Fletëpronësinë nr. 2001, në PK nr. 7128, për KK Draçevë 1, vendi/rruga e quajtur ”Draçevë“ dhe Fletëpronësinë nr. 10315, në PK nr. 7128, për KK Draçevë 1, vendi/rruga e quajtur “Zharko Zrenjanin nr. 16” |
| 57 | Ofertë nga noteri Ilham Ismani nga Shkupi, për shitjen e pasurisë së paluajtshme e regjistruar në Fletëpronësinë nr. 7831, për KK Gjorçe Petrov 1 – Novo Sello, në PK nr. 659, vendi/rruga e quajtur “1“ |
| 58 | Ofertë nga noteri Dimitar Petrov nga Koçani, për shitjen e pasurisë së paluajtshme e regjistruar në Fletëpronësinë nr nr. 1829, në PK nr. 980/2, për KK Tërkanjë, vendi/rruga e quajtur “Cackov Bunar“ |
| 59 | Ofertë nga noterja Bahar Kalem nga Ohri, për shitjen e pasurisë së paluajtshme e regjistruar në Fletëpronësinë nr. 7054, në PK nr. 2409 dhe PK nr. 2410, për KK Ohër 4, vendi/rruga e quajtur “Çekoshçina“ |
| 60 | Ofertë nga noteri Simon Zafiroski nga Shkupi, për shitjen e pasurisë së paluajtshme e regjistruar në Fletëpronësinë nr nr. 67516, për KK Maxhari, në PK nr. 2698/1, vendi/rruga e quajtur ”Industriska“ |
| 61 | Ofertë nga noteri Vasko Paskali nga Ohri, për shitjen e pasurisë së paluajtshme e regjistruar në Fletëpronësinë nr. 1529, për KK Orovnik, në PK nr. 410/2, vendi/rruga e quajtur “Kaj Krusha“ dhe Fletëpronësinë nr. 388, për KK Orovnik, në PK nr. 410/2, vendi/rruga e quajtur “Kaj Krusha“ |
| 62 | Ofertë nga noteri Fatmir Ajruli nga Shkupi, për shitjen e pasurisë së paluajtshme e regjistruar në Fletëpronësinë nr. 957525, në PK nr. 172/1, për KK Çair, vendi/rruga e quajtur “Çair“ |
| 63 | Njoftim nga përmbaruesja Zorica Simiq nga Shkupi, i dorëzuar me nr. I.4540/2025, për Konkluzionin për shitjen e dytë publike me gojë, e cila do të mbahet më 28 tetor 2026, për pasurinë e paluajtshme të regjistruar në Fletëpronësinë nr. 1077, për KK Lisiçe e Poshtme – jashtë qytetit, në PK nr. 1386, vend/rruga e quajtur “Vodeniçki Pat“ dhe PK nr. 1992, vendi/rruga e quajtur “Shamak“ |
| 64 | Informacion për anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Koalicionin për Shkrim-leximin Shëndetësor dhe të drejtat e njeriut të Këshillit të Europës |
| 65 | Informacion për aktivitetet aktuale të projektit rajonal Eko Konekt “Përmirësimi i menaxhimit të biodiversitetit dhe restaurimi i natyrës“ |
| 66 | Informacion për rrjedhën e deritanishme të procedurës për zgjidhjen me marrëveshje të Kontratës për themelimin e partneritetit publiko-privat për projektimin, ndërtimin, financimin, menaxhimin dhe transferimin e centralit fotovoltaik në ZZHTI Strugë, me nr. 05-129/16, të datës 2 maj 2024 |
| 67 | Informacion për masat dhe aktivitetet e ndërmarra për tejkalimin e vërejtjeve të revizorit për raportet financiare për vitin që përfundon më 31.12.2025 |
| 68 | Raport përfundimtar për revizionin e suksesit të kryer me temë: “Zbatimi efikas i programit Erasmus+ për arsimin, trajnimin, të rinjtë dhe sportin“ (Enti Shtetëror i Revizionit) |
| 69 | Raport përfundimtar i revizionit të kryer të suksesit me temë “Efikasiteti i institucioneve në procesin e lëshimit të lejeve për burimet e ripërtëritshme të energjisë (BRE)“ |
| 70 | Raport përfundimtar për revizionin e kryer të raporteve financiare, së bashku me revizionin e harmonizimit për vitin 2024, të Ndërmarrjes Publike për Infrastrukturën Hekurudhore “Hekurudhat e Republikës së Maqedonisë së Veriut“ – Shkup |
| 71 | Raport përfundimtar për revizionin e raporteve financiare dhe revizionin e suksesit për vitin 2024 të Inspektoratit Shtetëror të Tregut (Llogaria e buxhetit bazë 637) |
| 72 | Çështje kadrovike |
| - | Propozim për çështje kadrovike, 27.10.2026 |
| 73 | Pyetje dhe propozime |
| - | Kërkesë urgjente për veprim lidhur me konkluzionin në lidhje me Informacionin për projektin KOMPAS – Mekanizmi i Koordinuar për Mbrojtjen nga Subversioni Strategjik, me Shtojcën 1 |
| 74 | Informacion për mundësitë dhe kushtet për zgjidhjen me marrëveshje të lëndëve para Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut Ristovski dhe të tjerë kundër Republikës së Maqedonisë së Veriut, A.nr. 10235/26 dhe 16 aplikacione të tjera |
| 75 | Informacion për mundësitë dhe kushtet për zgjidhjen me marrëveshje të lëndës para Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, Validin Ramadani kundër Republikës së Maqedonisë së Veriut, A.nr. 1759/23 |
| 76 | Informacion për mundësitë dhe kushtet për zgjidhjen me marrëveshje të lëndëve para Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut, Ramadani kundër Republikës së Maqedonisë së Veriut, nr. A. 6349/23 dhe nr.A. 11284/23 |
| 77 | Informacion lidhur me sjelljen e Vendimit për formimin e Komitetit Nacional për Mbrojtjen e Gazetarëve, me Propozimvendim |
| 78 | Propozimvendim për ndërprerjen e shfrytëzimit të sendit të paluajtshëm (salla sportive “Park“, Fletëpronësia nr. 15661, KK Strumicë, PK nr. 15) |
| 79 | Propozimvendim për dorëzimin e paluajtshmërisë në posedim të Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore (Vendimi i 131-të) |
| 80 | Propozimvendim për dorëzimin e paluajtshmërisë në posedim të Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore (Vendimi i 122-të) |
| 81 | Propozimprogram për ndryshimin e Programit për zbatimin e Fondit intervenues për bujqësinë për vitin 2026 |
| 82 | Propozimvendime për dhënien e pëlqimit ndaj vendimeve për lëshimin e sendeve përfundimisht të konfiskuara (gjithsej 3 automjete motorike) |
| 83 | PROPOZIMPROGRAM PËR NDRYSHIMIN E PROGRAMIT PËR INVESTIME NË MJEDISIN JETËSOR PËR VITIN 2026 |
| 84 | Informacion për financimin e aktiviteteve për realizimin e Projektit për rikonstruksionin e baseneve dhe rinovimin e pajisjeve të Stacionit të pompimit të ujërave të zeza në Strugë |
| 85 | Informacion për statusin e implementimit të masave për thjeshtimin e së paku 50 procedurave administrative relevante për veprimtarinë e kompanive, me propozim për përcaktimin e qasjes së vetme ndaj rregullimit normativ, sigurimin e kushteve për zbatimin dhe digjitalizimin e tyre |
| 86 | Informacion për progresin në zbatimin dhe sigurimin e financimit shtesë të Projektit për modernizimin e bujqësisë, të financuar me hua nga Banka Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim – Banka Botërore |
| 87 | Informacion për nominimin e Koordinatorit Nacional të Republikës së Maqedonisë së Veriut për Transformimin e Sistemeve Agro-ushqimore (National Convenor for Food Systems Transformation) |
| 88 | Informacion: Përfundimi i ndërtimit të kolektorëve kryesorë të sistemit të kanalizimit të Shkupit dhe vazhdimi i punimeve ndërtimore në stacionin e trajtimit të ujërave të zeza në Shkup, pas konsultimeve me Bankën Europiane të Investimeve dhe Bankën Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim |