Data e seancës: 03/11/2026 12:00
| Pika | Titulli |
| 1 | Informacion për përzgjedhjen e institucionit financiar ndërkombëtar përmes të cilit do të financohet Projekti: “Përmirësimi i funksionalitetit, besueshmërisë dhe stabilitetit të sistemit elektroenergjetik në kushtet e integrimit të shtuar të burimeve të ripërtëritshme të energjisë” |
| 2 | Informacion për dhënien e pëlqimit për Listën tarifore mbi lartësinë e kompensimit për vlerësimin e kryer dhe mendimin profesional të dhënë nga ekspertët, me tekst të Listës tarifore dhe Propozimvendim për dhënien e pëlqimit |
| 3 | Propozimprogram për ndryshimin dhe plotësimin e Programit vjetor për financimin e infrastrukturës hekurudhore për vitin 2026 |
| 4 | Plani i biznesit i Ndërmarrjes Publike për Infrastrukturë Hekurudhore “Hekurudhat e Republikës së Maqedonisë së Veriut” – Shkup, për vitin 2026, me propozimvendime |
| 5 | Propozimvendim për shitjen e sendit të luajtshëm (automjet motorik për pasagjerë) Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve |
| 6 | Informacion për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit për llojin, numrin, përbërjen e personelit dhe përbërjen materiale të ekipeve për përgjigje të shpejtë (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 39/25 dhe 145/25) |
| 7 | Kërkesë për sjelljen e Vendimit për shitjen e sendit të luajtshëm – automjet motorik për pasagjerë, për hekur të vjetër (Gjykata Themelore e Kumanovës) |
| 8 | Kërkesë për pëlqim për ndryshimin dhe plotësimin e Rregullores për mënyrën e lëshimit dhe revokimit të licencave në ndërmjetësim (Këshilli Nacional i Ndërmjetësimit) |
| 9 | Propozimaktvendim për ndryshimin e Aktvendimit për emërimin e anëtarëve, zëvendësanëtarëve dhe sekretarit të Komitetit Nacional për Parandalimin e Ekstremizmit të Dhunshëm dhe Luftimin e Terrorizmit |
| 10 | Informacion për miratimin e Llogarisë vjetore të rishikuar, raporteve financiare dhe Raportit vjetor për punën e Shoqërisë Aksionare të Menaxhimit me Hapësira Afariste në pronësi shtetërore – Shkup, për periudhën nga 1 janari 2025 deri më 31 dhjetor 2025, me Raportin e revizorit të pavarur, me plotësime dhe Propozimvendim |
| 11 | Informacion për miratimin e Llogarisë vjetore të konsoliduar të rishikuar dhe raporteve financiare të konsoliduara të rishikuara të Shoqërisë Aksionare të Menaxhimit me Hapësira Afariste në pronësi shtetërore – Shkup, me Shoqërinë Aksionare “Qendra Tregtare e Qytetit” – Shkup, për periudhën nga 1 janari 2025 deri më 31 dhjetor 2025, me Raportin e revizorit të pavarur, me plotësime dhe Propozimvendim |
| 12 | Informacion për miratimin e punës dhe udhëheqjes së veprimtarisë së Shoqërisë të anëtarëve të Bordit të drejtorëve të Shoqërisë Aksionare të Menaxhimit me Hapësira Afariste në pronësi shtetërore – Shkup, për vitin 2025, me plotësim dhe propozimvendime |
| 13 | Informacion për shpërndarjen e fitimit të Shoqërisë Aksionare të Menaxhimit me Hapësira Afariste në pronësi shtetërore – Shkup, për vitin 2025, me plotësime dhe Propozimvendim |
| 14 | Informacion për bartjen e masës drurore nga Ndërmarrja Publike e Menaxhimit me Pyjet Shtetërore “Pyjet Nacionale” p.o. – Shkup, te Komuna e Berovës, për nevojat e SHMK “Aco Ruskovski” – Berovë, me plotësime dhe Propozimvendim |
| 15 | Propozimaktvendim për emërimin e udhëheqësit, zëvendësudhëheqësit, sekretarit dhe anëtarëve të Trupit koordinues për pronësinë intelektuale |
| 16 | Informacion për nevojën e dhënies në menaxhim dhe mirëmbajtje të përkohshme të sistemit të furnizimit me ujë për ZZHTI Shtip, Ndërmarrjes Publike Komunale “Isar” – Shtip |
| 17 | Informacion mbi rezultatet e rishqyrtimit të skemave dhe masave ekzistuese të ndihmës shtetërore, i përgatitur në bazë të rekomandimeve të përfshira në Raportin e ekspertëve nga Projekti TAEKS nr. 93013 |
| 18 | Propozimvendim për ndërprerjen e shfrytëzimit të sendeve të paluajtshme të Qytetit të Shkupit (të regjistruara në Fletëpronësinë nr. 1387, Fletëpronësinë nr. 1391, Fletëpronësinë nr. 1392, Fletëpronësinë nr. 1399, Fletëpronësinë nr. 1400, Fletëpronësinë nr. 1401, Fletëpronësinë nr. 1402, Fletëpronësinë nr. 1579, Fletëpronësinë nr. 1631, Fletëpronësinë nr. 1634, Fletëpronësinë nr. 1639, Fletëpronësinë nr. 1640, Fletëpronësinë nr. 1644, Fletëpronësinë nr. 1649, Fletëpronësinë nr. 1676 dhe Fletëpronësinë nr. 1677, në vendin/rrugën e quajtur “Çair”) |
| 19 | Propozimvendim për ndërprerjen e shfrytëzimit të sendeve të paluajtshme në pronësi shtetërore të Institucionit Nacional – Biblioteka “Goce Dellçev” – Shtip |
| 20 | Propozimvendim për ndërprerjen e shfrytëzimit të sendeve të paluajtshme të Komunës së Manastirit (Fletëpronësia nr.26860, të PK nr. 17595/1, për KK Manastir 1/2) |
| 21 | Propozimvendim për tjetërsimin e tokës ndërtimore pronësi e Republikës së Maqedonisë së Veriut (Fletëpronësia nr. 31560, PK nr. 7900/5, KK Kumanovë, në vendin/rrugën e quajtur “F. Lozja”) |
| 22 | Njoftim me shkrim për gjendjen e krizës në një pjesë të territorit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, për shkak të rrezikut të lartë nga rritja e numrit të hyrjeve dhe tranzitimit të migrantëve nëpër territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, për periudhën nga 15.10.2026 deri më 21.10.2026 |
| 23 | Njoftim me shkrim për gjendjen e krizës në një pjesë të territorit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, përkatësisht në zonën e Komunës së Gazi Babës, ku Institucioni Ndëshkues-Përmirësues Shtëpia Ndëshkuese-Përmirësuese Idrizovë e kryen kompetencën e tij, për shkak të parandalimit të kërcënimeve të sigurisë dhe forcimit të sigurisë së institucionit, për periudhën nga 15.10.2026 deri më 21.10.2026 |
| 24 | Njoftim me shkrim për aktivitetet lidhur me gjendjen e krizës për shkak të mundësisë së shkaktimit të çrregullimit të furnizimit me naftë dhe derivateve të naftës në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, për periudhën nga 18.10.2026 deri më 24.10.2026 |
| 25 | PROPOZIMPROGRAM PËR NDRYSHIMIN E PROGRAMIT PËR INVESTIME NË MJEDISIN JETËSOR PËR VITIN 2026 |
| 26 | Informacion për progresin në zbatimin dhe sigurimin e financimit shtesë të Projektit për modernizimin e bujqësisë, financuar me hua nga Banka Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim – Banka Botërore |
| 27 | Propozimrregullore për ndryshimin dhe plotësimin e Rregullores për mënyrën, kriteret më të hollësishme për ndarjen e mbështetjes financiare të transportuesve ajrorë vendas dhe të huaj dhe dokumentacioni i nevojshëm që duhet të dorëzohet nga shfrytëzuesit e mbështetjes financiare |
| 28 | Propozimprogram për ndryshimin e Programit për përcaktimin e mjeteve të nevojshme për ndarjen e mbështetjes financiare për nxitjen dhe zhvillimin e komunikacionit ajror në Republikën e Maqedonisë së Veriut për transportuesit vendas dhe të huaj, për periudhën 2025–2027 |
| 29 | Informacion për sjelljen Planit urbanistik për zona dhe ndërtime me rëndësi shtetërore, për ndërtimin e elektranave diellore sipërfaqësore dhe fotovoltaike – objekte për prodhimin e energjisë elektrike nga burime të ripërtëritshme me kapacitet mbi 10 MW, në KK Erxheli – jashtë qytetit dhe KK Erxheli, Komuna e Sveti Nikollës, me Propozimvendim |
| 30 | Informacion mbi anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Forumin global për transparencë dhe shkëmbim të informacioneve për qëllime tatimore në OECD |
| 31 | Informacion mbi pagesën e detyrimeve për anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Kornizën gjithëpërfshirëse BEPS për vitin 2026 |
| 32 | Informacion mbi nevojën e vazhdimit të afatit të Transhës 1 nga Projekti rajonal për mbeturina të ngurta – Numri operativ 52828 deri më 17 janar 2031 |
| 33 | Informacion mbi nevojën e sjelljes së vendimit për dhënien e pajisjeve speciale për deponinë Rusino në rajonin e Pollogut për Ndërmarrjen Publike të përbashkët Rusino Pollog, me propozimvendim |
| 34 | Informacion në lidhje me Kërkesën e parashtruar për kategorizimin e objekteve hoteliere për akomodim parashtruar nga Hotel Park, Shkup, me Propozimaktvendim |
| 35 | Informacion në lidhje me Kërkesën e parashtruar për kategorizimin e objekteve hoteliere për akomodim parashtruar nga hotel INEKS OLLGICA HOTEL & SPA Ohër, me Propozimaktvendim |
| 36 | Informacion në lidhje me Kërkesën e parashtruar për kategorizimin e objekteve hoteliere për akomodim parashtruar nga hotel SHATOR, Manastir, me Propozimaktvendim |
| 37 | Informacion mbi kërkesën për anulimin e Aktvendimit për Kushtet e planifikimit të hapësirës nr. 15-1519/8 të datës 24.07.2014, sjellë për përgatitjen e Dokumentacionit urbanistik planor për Zonën Zhvillimore Turistike për Qendrën e Skijimit Kodra e Diellit, KK Shipkovicë, KK Gajre dhe KK Lisec, Komuna e Tetovës |
| 38 | Propozimligj për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Qeverisë së Republikës së Kroacisë për bashkëpunim strategjik |
| 39 | Propozimligj për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Qeverisë së Shtetit të Katarit për heqjen reciproke të vizave për bartësit e dokumenteve diplomatike, zyrtare dhe të veçanta të udhëtimit |
| 40 | Propozimaktvendim për emërimin e kryetarit, anëtarëve dhe sekretarit të Komisionit për kalimet kufitare të Republikës së Maqedonisë së Veriut me Republikën e Shqipërisë, Republikën e Bullgarisë, Republikën e Greqisë, Republikën e Kosovës dhe Republikën e Serbisë |
| 41 | Propozimprogram për zbatimin e Strategjisë së Zhvillimit Rajonal për periudhën 2026-2028 |
| 42 | Propozimvendim për ndërprerjen dhe për dhënien në përdorim të përhershëm të sendit të luajtshëm Gjykatës Themelore Penale Shkup (automjet motorik për pasagjerë) |
| 43 | Propozimvendim për dhënien me qira të sendit të paluajtshëm (PK 12231, KK Qendër 1) |
| 44 | Propozimvendim për ndërprerjen dhe për dhënien në përdorim të përhershëm të sendit të luajtshëm Prokurorisë Publike të Republikës së Maqedonisë së Veriut (automjet motorik për pasagjerë) |
| 45 | Propozimvendim për dhënien me qira të sendeve të paluajtshme (PK 2147/1, KK Maxhar) |
| 46 | Propozimvendim për përcaktimin e numrit të kandidatëve që regjistrohen në Programin studimor profesional të ciklit të dytë të studimeve profesionale specialistike "Specializim në Detyra Komanduese dhe Shtabi" në Akademinë Ushtarake "Gjeneral Mihaillo Apostollski" - Shkup, në vitin akademik 2026/2027 |
| 47 | Informacion mbi nevojën e nënshkrimit të Memorandumit të Mirëkuptimit ndërmjet ministrit të Mbrojtjes të Republikës Franceze, ministrit të Mbrojtjes të Mbretërisë së Belgjikës, ministrit të Mbrojtjes të Republikës së Çekisë, Ministrisë Federale të Mbrojtjes të Republikës Federale të Gjermanisë, Ministrisë së Mbrojtjes Kombëtare të Republikës së Greqisë, Ministrisë së Mbrojtjes të Republikës së Italisë, ministrit të Mbrojtjes të Dukatit të Madh të Luksemburgut, ministrit të Mbrojtjes të Mbretërisë së Hollandës, Ministrisë së Mbrojtjes të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Ministrisë së Mbrojtjes Kombëtare të Republikës së Polonisë, Ministrisë së Mbrojtjes Kombëtare të Portugalisë, Ministrisë së Mbrojtjes së Rumanisë, Ministrisë së Mbrojtjes së Mbretërisë së Spanjës, Ministrisë së Mbrojtjes Kombëtare të Republikës së Turqisë (në emër të Qeverisë së Republikës së Turqisë), sekretarit shtetëror për Mbrojtjen e Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut dhe Komandës Supreme të Forcave Aleate për Transformim në lidhje me marrëdhënien funksionale të Qendrës Hapësinore të Ekselencës së NATO-s, nga Republika e Maqedonisë së Veriut (si anëtare) |
| 48 | Informacion mbi ndryshimin e Pakos për mbështetje servisore ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut të përfaqësuar nga Ministria e Mbrojtjes dhe Organizatës së Komunikimit dhe Informacionit të NATO-s të përfaqësuar nga Agjencia e NATO-s për sigurinë e CIS (Sistemeve të Komunikimit dhe Informacionit) shërbime të delegacionit të përhershëm të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Shtabin e NATO-s (NHQ) për vitin 2026, nga informacioni mbi nevojën e nënshkrimit të Pakos për mbështetje servisore ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut të përfaqësuar nga Ministria e Mbrojtjes dhe Organizatës së Komunikimit dhe Informacionit të NATO-s të përfaqësuar nga Agjencia e Komunikimit dhe Informacionit të NATO-s në lidhje me konsultimin, komandën, kontrollin, komunikimet, inteligjencën, mbikëqyrjen dhe zbulimin |
| 49 | Propozimvendim për dërgimin e pjesëtarëve të Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut për pjesëmarrje në aktivitetin e grupit luftarak të NATO-s "Forward Land Forces - FLF", në Republikën e Bullgarisë (rotacion nga janari deri në korrik 2027) |
| 50 | Propozimvendim për dërgimin e një pjesëtari të Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut për pjesëmarrje në operacionin ndërkombëtar të Bashkimit Europian "ALTEA" në Bosnjë dhe Hercegovinë |
| 51 | Propozimvendim për dërgimin e pjesëtarëve të Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut për pjesëmarrje në aktivitetin e grupit luftarak të NATO-s "Forward Land Forces - FLF", në Republikën e Rumanisë (rotacion nga janari deri në korrik 2027) |
| 52 | Propozimvendim për formën dhe përmbajtjen e Formularit për vlerësimin e ndikimit të rregullativës për themelimin e organit të ri të administratës shtetërore ose organizatës administrative |
| 53 | Informacion në lidhje me nevojën e harmonizimit të planifikimit strategjik me kërkesat nga procesi buxhetor që rrjedhin nga korniza e re juridike |
| 54 | Propozimvendim për dhënien në shfrytëzim të përhershëm të sendeve të paluajtshme ISHP Shtëpisë Shëndetësore “Goce Dellçev” - Dellçevë |
| 55 | Propozimligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit të Policisë, me procedurë të shkurtuar |
| 56 | Propozimligj për ndryshimin e Ligjit të Punëve të Jashtme |
| 57 | Propozimligj për ndryshimin e Ligjit të Marrëdhënieve të Punës, me procedurë të shkurtuar, parashtruar nga grupi i deputetëve |
| 58 | Propozimligj për mbështetje financiare për zvogëlimin e pasojave nga kriza ekonomike në prodhimin bujqësor dhe blegtoral dhe blerjen e produkteve bujqësore për vitin 2026, me procedurë të shkurtuar, parashtruar nga grupi i deputetëve |
| 59 | Kërkesë për interpretim autentik të nenit 21 të Ligjit të Vlerësimit ("Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë" nr. 115/10, 158/11, 185/11, 51/12, 64/12, 188/14, 104/15, 153/15, 192/15 dhe 30/16 dhe "Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut" nr. 86/25), parashtruar nga Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut |
| 60 | Kërkesë për interpretim autentik të nenit 34 të Ligjit të Vetëqeverisjes Lokale (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 5/02 dhe “Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 202/24), parashtruar nga deputetët Halil Snopçe, Kaltrina Beqiri, Adnan Azizi, Salim Sulejmani, Rijad Shaqiri dhe Saranda Imeri |
| 61 | Iniciativë e parashtruar nga Emilija Koteski nga Tetova, e dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Maqedonisë së Veriut, me U.nr. 176/2026 për inicimin e procedurës për vlerësimin e kushtetutshmërisë së nenit 1, në lidhje me nenin 2 të Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit të Kujdesit Shëndetësor (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 31/2026) |
| 62 | Iniciativë e parashtruar nga Shoqata "Treto Doba" nga Kumanova, e përfaqësuar nga kryetarja Vera Jovanovska dhe Shoqata "Dostoinstvo", e përfaqësuar nga Trajçe Mitev, e dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Maqedonisë së Veriut, me U.nr. 180/2026, për inicimin e procedurës për vlerësimin e kushtetutshmërisë së nenit 37 të Ligjit të Sigurimit Pensional dhe Invalidor ("Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë" nr.98/12, 166/12, 15/13, 170/13, 43/14, 44/14, 97/14, 113/14, 160/14, 188/14, 20/15, 61/15, 97/15, 129/15, 147/15, 154/15, 173/15, 217/15, 27/16, 120/16, 132/16, 35/18, 220/18 dhe 245/18 dhe “Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr.180/19, 275/19, 31/20, 267/20, 67/22, 79/23, 193/24, 75/25, 154/25, 269/25, 62/26 dhe 212/26) |
| 63 | Iniciativë e parashtruar nga Igorço Toçev nga Shkupi, e dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Maqedonisë së Veriut, me U.nr. 173/2026 për inicimin e procedurës për vlerësimin e nenit 3, pika 8 të Ligjit të Publikimit të Ligjeve dhe Rregulloreve të tjera dhe Akteve në “Gazetën Zyrtare të Republikës së Maqedonisë” (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 56/99 dhe 43/02 dhe “Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 21/21) |
| 64 | Iniciativë e parashtruar nga Igorço Toçev nga Shkupi, e dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Maqedonisë së Veriut, me U.nr. 42/2026 për inicimin e procedurës për vlerësimin e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë së nenit 112 paragrafi 2 në pjesën "zëvendës" të Rregullores së Gjykatës ("Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë" nr. 66/13 dhe 114/14) |
| 65 | Iniciativë e parashtruar nga Igorço Toçev dhe të tjerë, të gjithë nga shërbimi gjyqësor profesional në Gjykatën Administrative të Republikës së Maqedonisë nga Shkupi, e dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Maqedonisë së Veriut, me U.nr. 178/2026 për inicimin e procedurës për vlerësimin e kushtetutshmërisë së nenit 46 paragrafi 1 pika 1 e Ligjit të Gjykatave (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 58/2006, 62/2006, 35/2008, 61/2008, 118/2008, 16/2009, 150/2010, 39/2012, 83/2018 dhe 198/2018 dhe “Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 96/2019 dhe 151/2026) |
| 66 | Iniciativë e parashtruar nga Sasho Gjorgjievski nga Shkupi, e dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Maqedonisë së Veriut, me U.nr. 168/2026 për inicimin e procedurës për vlerësimin e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë së nenit 49-a dhe nenit 50 të Ligjit të Ekzekutimit të Sanksioneve (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut nr. 99/19, 220/19, 236/22, 74/24 dhe 258/25) |
| 67 | Iniciativë e parashtruar nga Goran Putiq nga Shkupi, e dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Maqedonisë së Veriut, me U.nr.179/2026, për inicimin e procedures për vlerësimin e kushtetutshmërisë të nenit 81, nenit 82, nenit 84, nenit, 85, nenit 87, nenit 88 paragrafi 1 dhe 4, nenit 94, nenit 95, nenit 96, nenit 274 dhe nenit 355 paragrafi 2 pika 10 të Ligjit të Procesdurës Kontestimore ("Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut" nr. 151/26) |
| 68 | Iniciativë e parashtruar nga Igorço Toçev nga Shkupi, e dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Maqedonisë së Veriut, me U.nr. 175/2026, për inicimin e procedurës për vlerësimin e kushtetutshmërisë së nenit 5 paragrafi (1) të Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit të Autokampeve (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë“ nr. 13/13, 152/15 dhe 31/16 dhe “Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut“ nr. 257/20, 224/24 dhe 170/26) dhe nenit 46 paragrafi (5), në pjesën “Agjencia e Promovimit dhe Mbështetjes së Turizmit“, të Ligjit të Tokës Ndërtimore (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë“ nr. 15/15, 98/15, 193/15, 226/15, 31/16, 142/16 dhe 190/16 dhe “Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut“ nr. 275/19, 101/21, 153/23, 61/24, 224/24, 233/24, 87/25 dhe 51/26) |
| 69 | Iniciativë e parashtruar nga Igorço Toçev nga Shkupi, e dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Maqedonisë së Veriut, me U.nr.170/2026, për inicimin e procedurës për vlerësimin e kushtetutshmërisë së nenit 32 paragrafi (2), nenit 48 paragrafi (6) alineja 8, nenit 66 paragrafi (6) alineja 8, nenit 84 paragrafi (6) alineja 8 dhe nenit 150 paragrafi (2) pika 6 të Ligjit të Lojërave të Fatit dhe Lojërave Argëtuese (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 148/26) |
| 70 | Iniciativë e parashtruar nga Igorço Toçev nga Shkupi, e dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Maqedonisë së Veriut, me U.nr.160/2026, për inicimin e procedurës për vlerësimin e kushtetutshmërisë së nenit 15 paragrafi (1) alineja 4 të Ligjit të Zonave Zhvillimore Industriale Teknologjike (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 14/07, 103/08, 130/08, 139/09, 156/10, 127/12, 41/14, 160/14, 72/15, 129/15, 173/15, 192/15, 217/15, 30/16 dhe 83/18 dhe “Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 13/23, 59/25, 154/25, 36/26 dhe 132/26) |
| 71 | Iniciativë e parashtruar nga Gjorge Pop-Koçev, avokat nga Shkupi, e dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Maqedonisë së Veriut, me UZ.nr. 46/2026, për inicimin e procedurës për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Vendimit për përcaktimin e çmimeve më të larta për produkte të caktuara në tregtinë me shumicë dhe pakicë, nr. 57-7019/5 të datës 25 gusht 2026, sjellë nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 197/26) |
| 72 | Iniciativë e parashtruar nga Ilinka Stavrova, avokate nga Shkupi, e dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Maqedonisë së Veriut, me U.nr. 177/2026, për inicimin e procedurës për vlerësimin e kushtetutshmërisë së nenit 59 paragrafi (1), në pjesën “ndaj të cilit zbatohen përkatësisht dispozitat e këtij ligji që vlejnë për administratorin e ndërtesës së banimit”, nenit 125 paragrafi (1), në pjesën “bashkësia e pronarëve”, në lidhje me pikën 14, si dhe nenit 125 paragrafi (2) të Ligjit të Banimit (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 99/09, 57/10, 36/11, 54/11, 13/12, 55/13, 163/13, 42/14, 199/14, 146/15, 31/16 dhe 64/18 dhe “Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 302/20, 150/22, 224/24 dhe 160/25) |
| 73 | Iniciativë e parashtruar nga Igorço Toçev nga Shkupi, e dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Maqedonisë së Veriut, me U.nr.171/2026, për inicimin e procedurës për vlerësimin e kushtetutshmërisë së nenit 106 paragrafi 5, në pjesët “qëndrueshmëria financiare dhe kompensimet për punën e” dhe “përgatit plan financiar në të cilin përcakton lartësinë e kompensimeve”, si dhe nenit 140 paragrafi 3 të Ligjit të Tokës Ndërtimore (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 15/15, 98/15, 193/15, 226/15, 31/16, 142/16 dhe 190/16 dhe “Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 275/19, 101/21, 153/23, 61/24, 224/24, 233/24, 87/25 dhe 51/226) |
| 74 | Iniciativë e parashtruar nga Igorço Toçev nga Shkupi, e dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Maqedonisë së Veriut, me U.nr.174/2026, për inicimin e procedurës për vlerësimin e kushtetutshmërisë së nenit 76 paragrafi (1), në pjesën “përkatësisht qiramarrësi”, të Ligjit të Tokës Ndërtimore (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 15/15, 98/15, 193/15, 226/15, 31/16, 142/16 dhe 190/16 dhe “Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 275/19, 101/21, 153/23, 61/24, 224/24, 233/24, 87/25 dhe 51/226) |
| 75 | Njoftim nga përmbaruesi Bllagoja Bakraçevski nga Shkupi, dorëzuar me nr. I. 892/2009, lidhur me Urdhresën për përmbarim mbi pasurinë e paluajtshme të regjistruar në Fletëpronësinë nr. 68571, për KK Maxhari, të PK nr. 2271/1, vendi/rruga e quajtur “B.Milloshevski” |
| 76 | Raport financiar për punën e Ndërmarrjes Publike të Mirëmbajtjes dhe Mbrojtjes të Rrugëve Magjistrale dhe Rajonale – Shkup, c.o., për periudhën nga 1 prilli deri më 30 qershor 2026 |
| 77 | Raportet përfundimtare për revizionin e kryer të raporteve financiare dhe revizionin e harmonizimit të Ministrisë së Transformimit Digjital për vitin 2024 (Llogaria e Buxhetit Themelor (637) dhe Llogaria e Buxhetit të Donacioneve (785 - 51), Qendra për Internet më të Sigurtë e Republikës së Maqedonisë së Veriut) |
| 78 | Raport përfundimtar për revizionin e kryer të sistemeve të informacionit, si revizion i performancës, me temën “Zbatimi i masave dhe kontrolleve të sigurisë në sistemin e TI-së të Fondit të Sigurimit Shëndetësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut” |
| 79 | Raport përfundimtar për aksidentin ajror në Liqenin e Mavrovës, më 12 dhjetor 2025, ACCID 013/2025 (ulje e detyruar në ujërat e Liqenit të Mavrovës e avionit Piper PA28-160, me shenjën e regjistrimit N5005W, më 12 dhjetor 2025) |
| 80 | Raport vjetor për punën e Këshillit të Prokurorëve Publikë të Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2025 |
| 81 | Informacion për Llogarinë vjetore për vitin 2025 të Institucionit Publik Qendra e Arsimit të të Rriturve Shkup |
| 82 | Plani i veprimit për zbatimin e rekomandimeve të Entit Shtetëror të Revizionit, sipas Raportit përfundimtar për revizionin e kryer të raporteve financiare dhe revizionin e harmonizimit për vitin 2024, të Institucionit Shëndetësor Publik – Spitali i Përgjithshëm me Kompetencë të Zgjeruar Prilep |
| 83 | Informacion për aktivitetet e përcaktuara, personat përgjegjës dhe afatet për zbatimin e rekomandimeve nga Raporti përfundimtar i revizorit shtetëror të autorizuar për revizionin e kryer të raporteve financiare dhe revizionin e harmonizimit për vitin 2024 të Ministrisë së Mbrojtjes, me shtojcë Plan i veprimit |
| 84 | Raport për financimin e aktiviteteve programore të shoqatave dhe fondacioneve nga buxheti i organeve të administratës shtetërore dhe njësive të vetëqeverisjes lokale në vitin 2025 |
| 85 | Raport përfundimtar për vlerësimin e zbatimit të Planit nacional të veprimit për Partneritetin për Qeverisje të Hapur (2024–2026), për periudhën shkurt 2024 – gusht 2026 |
| 86 | Informacion për raportin gjashtëmujor për realizimin e planeve vjetore të punësimit për vitin 2026, për gjashtëmujorin e parë, periudhën janar – qershor 2026, i cili përmban të dhëna për numrin e punësimeve të planifikuara dhe numrin e punësimeve të realizuara në institucionet e sektorit publik, sipas grupeve |
| 87 | Raport për realizimin e nënzërave 412110 – Rezerva e përhershme (shpenzime të paparashikuara) dhe 413110 – Shpenzime rrjedhëse (shpenzime të ndryshme) nga Buxheti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, për periudhën nga 1 janari deri më 30 qershor 2026 |
| 88 | Çështje kadrovike |
| - | Propozim i çështjeve kadrovike - 3.11.2026 |
| 89 | Pyetje dhe propozime |
| - | Propozimkonkluzë lidhur me Projektin për ndërtim të Korridorit 8: Aksi i autostradës Tetovë – Gostivar – Bukojçan dhe Trebenishtë – Strugë – Qafë Thanë dhe Korridorit 10 d: Aksi i autostradës Prilep – Manastir, në përputhje me Raportin e Mbikëqyrjes lidhur me nevojën për zgjatjen e afatit për përfundimin e Projektit deri më 4 dhjetor 2029 |
| - | Njoftim nga Ministria e Financave për Avokat të Shtetit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për rajonin e Ohrit, Tome Tërposki |
| 90 | Propozimprogram për plotësimin e Programit për realizimin dhe zhvillimin e veprimtarisë në fushën e standardit studentor për vitin 2026 |
| 91 | Ofertë nga noteri Nikolla Spasovski nga Shkupi, për shitjen e pasurisë së paluajtshme e regjistruar në Fletërponësinë nr. 67516, për KK Maxhari, të PK nr.2698/1 vendi/rruga e quajtur “industriska” |
| 92 | Informacion për pagesën e një pjese të kontributit financiar të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Fondin Monetar Ndërkombëtar, për pjesëmarrje në aktivitetet e Qendrës Rajonale për Ndihmë Teknike për Europën Juglindore, me Letrën e qëllimit dhe Propozimvendim |
| 93 | Informacion për nevojën e rishpërndarjes së mjeteve nga huaja nga Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), nr. 44175 e datës 05.12.2014, e dedikuar për ndërtimin e aksit hekurudhor Bellakovcë – Kriva Pallankë |
| 94 | Propozimvendim për dorëzimin e paluajtshmërisë në posedim të Ndërmarrjes Publike të Rrugëve Shtetërore (Vendimi i 128-të) |
| 95 | Propozimvendim për dorëzimin e paluajtshmërisë në posedim të Ndërmarrjes Publike të Rrugëve Shtetërore (Vendimi i 139-të) |
| 96 | Propozimvendim për dorëzimin e paluajtshmërisë në posedim të Ndërmarrjes Publike të Rrugëve Shtetërore (Vendimi i 140-të) |
| 97 | Propozimvendim për dorëzimin e paluajtshmërisë në posedim të Ndërmarrjes Publike të Rrugëve Shtetërore (Vendimi i 142-të) |
| 98 | Informacion për ndryshimin dhe plotësimin e Planit financiar të Shoqërisë Aksionare të Menaxhimit me Hapësir Afariste në pronësi shtetërore – Shkup, për vitin 2026 (ndryshimi i dytë) |
| 99 | Informacion për aktivitetet përgatitore për fillimin e procesit të negociatave dhe lidhjen e Marrëveshjes për krijimin e kornizës për zgjerimin e Zonës së Roaming-ut të Bashkimit Europian me Republikën e Maqedonisë së Veriut |
| 100 | Propozim i plotësuar për ndryshimin dhe plotësimin e Buxhetit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2026 |
| 101 | Informacion për huamarrjen e mundshme të Republikës së Maqedonisë së Veriut përmes huasë për financimin e nevojave buxhetore për vitet 2026 dhe 2027, në tregun financiar ndërkombëtar, në vlerë deri në 60.000.000 euro |