Data e seancës: 10/11/2026 12:00
| Pika | Titulli |
| 1 | Raport i veçantë nga Avokati i Popullit i Republikës së Maqedonisë së Veriut për pengimin e punës sipas kërkesave të parashtruara nga qytetarët në Komunën e Sveti Nikollës, për shkak të pamundësisë së ndërtimit të rrugës hyrëse përmes brezit mbrojtës të autostradës Milladinovci-Sveti Nikollë-Shtip, me qëllim sigurimin e qasjes së sigurt në pronat e tyre në vendin e quajtur Geren, KK Sveti Nikollë - jashtë qytetit |
| 2 | Informacion për ndryshimin dhe plotësimin e Planit financiar të Shoqërisë Aksionare për Menaxhim me Hapësira Afariste në pronësi shtetërore - Shkup për vitin 2026 (ndryshimi i dytë) |
| 3 | Propozimvendim për shitjen e sendeve të luajtshme |
| 4 | Propozimvendim për dhënien e pëlqimit për Vendimin për përcaktimin e çmimeve të shitjes në objektin pjesë e PDU 8, bashkësia urbane Blloku 8.2, P.N. 7.10 në Ohër dhe Propozimvendim për dhënien e pëlqimit për Vendimin për shitjen e banesave dhe vendeve të parkimit në objektin pjesë e PDU 8, bashkësia urbane Blloku 8.2, P.N. 7.10 në Ohër |
| 5 | Propozimvendim për dhënien e pëlqimit për Vendimin për përcaktimin e çmimeve të shitjes në objektin pjesë e PDU 8, bashkësia urbane Blloku 8.2, P.N. 7.11 në Ohër dhe Propozimvendim për dhënien e pëlqimit për Vendimin për shitjen e banesave dhe vendeve të parkimit në objektin pjesë e PDU 8, bashkësia urbane Blloku 8.2, P.N. 7.11 në Ohër |
| 6 | Njoftim me shkrim për aktivitetet lidhur me gjendjen e krizës për shkak të mundësisë së ndërprerjes së furnizimit me naftë dhe derivate të naftës në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, për periudhën nga 25.10.2026 deri më 31.10.2026 |
| 7 | Njoftim me shkrim për gjendjen e krizës në një pjesë të territorit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për shkak të rrezikut të lartë të rritjes së vëllimit të hyrjes dhe tranzitit të migrantëve nëpër territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, për periudhën nga 22.10.2026 deri më 28.10.2026 |
| 8 | Njoftim me shkrim për gjendjen e krizës në një pjesë të territorit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, përkatësisht në zonën e Komunës së Gazi Babës, në të cilën Institucioni Ndëshkues-Korrektues, Shtëpia Ndëshkuese-Korrektuese Idrizovë, ushtron kompetencat e veta, me qëllim parandalimin e kërcënimeve ndaj sigurisë dhe forcimin e sigurisë së institucionit, për periudhën nga 22.10.2026 deri më 28.10.2026 |
| 9 | RAPORT përfundimtar mbi aktivitetet që lidhen me gjendjen e krizës për shkak të rritjes së rreziqeve dhe kërcënimeve nga zjarret në hapësira të hapura dhe zjarret pyjore në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, nga 01.09.2026 deri më 30.09.2026 |
| 10 | Informacion për miratimin e Planit Urbanistik për zonat dhe ndërtimet me rëndësi shtetërore për ndërtimin e centraleve diellore sipërfaqësore dhe fotovoltaike – ndërtime për prodhimin e energjisë elektrike nga burime të rinovueshme me kapacitet mbi 10 MW, KK Erxheli - jashtë qytetit dhe KK Erxheli, Komuna e Sveti Nikollës, me Propozimvendim |
| 11 | Propozimrregullore për ndryshimin dhe plotësimin e Rregullores për mënyrën, kriteret më të hollësishme për ndarjen e mbështetjes financiare për transportuesit ajrorë vendas dhe të huaj dhe dokumentacionin e nevojshëm që duhet të dorëzohet nga shfrytëzuesit e mbështetjes financiare |
| 12 | Propozimprogram për ndryshimin e Programit për përcaktimin e mjeteve financiare të nevojshme për ndarjen e mbështetjes financiare për nxitjen dhe zhvillimin e transportit ajror në Republikën e Maqedonisë së Veriut, për transportuesit vendas dhe të huaj, për periudhën 2025–2027 |
| 13 | Propozimvendim për dhënien e të drejtës së shfrytëzimit të përhershëm të tokës ndërtimore në pronësi të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Qytetit të Shkupit (për ndërtimin e objektit me interes publik, me destinim të ndërtimit E2 – Suprastrukturë komunale) |
| 14 | Propozimvendim për dhënien e të drejtës së shfrytëzimit të përhershëm të tokës ndërtimore në pronësi të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Komunës së Kisella Vodës (për ndërtimin e objektit me interes publik me destinim të ndërtimit V1 – arsim dhe shkencë, shkolla fillore – SHFK “Krume Kepeski”) |
| 15 | Propozimvendim për vazhdimin e koncesionit për eksploatimin e lëndës së parë minerale – tuf vullkanik, Shoqërisë për Prodhim, Transport, Tregti dhe Shërbime DIATOMAK SHPKNJP Probishtip, në lokalitetin “Sllavishko Pole”, f. Vetunicë, Komuna e Rankovcës |
| 16 | Propozimvendim për dërgimin e pjesëtarëve të Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut për pjesëmarrje në stërvitjen “Noble Jolt 26”, në Republikën e Polonisë |
| 17 | Propozimvendim për dërgimin e pjesëtarëve të Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut për pjesëmarrje në stërvitjen “Cyber Coalition 26”, në Talin, Republika e Estonisë |
| 18 | Propozimvendim për dërgimin e pjesëtarëve të Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut për pjesëmarrje në stërvitjen “ORION 26”, në Republikën e Greqisë |
| 19 | Propozimvendim për dërgimin e pjesëtarëve të Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut për pjesëmarrje në stërvitjen “Adaptive Interaction 26”, në Republikën e Italisë |
| 20 | Propozimligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Pjesëmarrjen Rinore dhe Politikat Rinore |
| 21 | Propozimrregullore për metodologjinë e përcaktimit të kritereve për ndarjen e bllok-dotacioneve për arsimin e mesëm sipas komunave dhe Qytetit të Shkupit për vitin 2027 |
| 22 | Propozimrregullore për metodologjinë e përcaktimit të kritereve për ndarjen e bllok-dotacioneve për arsimin fillor sipas komunave për vitin 2027 |
| 23 | Propozimrregullore për metodologjinë e përcaktimit të kritereve për ndarjen e dotacioneve të dedikuara për arsimin fillor sipas komunave për vitin 2027 |
| 24 | Propozimprogram për ndryshimin e Programit për promovimin dhe mbështetjen e turizmit për vitin 2026 |
| 25 | Propozimvendim për ndryshimin e Vendimit për dhënien e miratimit për themelimin e Shkollës së Mesme Private “Algoritam Centar” në Shkup |
| 26 | Propozimvendim për blerjen e pasurive të paluajtshme përmes qirasë |
| 27 | Iniciativë e parashtruar nga Igorço Toçev nga Shkupi, e dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Maqedonisë së Veriut, me numër U. nr. 171/2026, për inicimin e procedurës për vlerësimin e kushtetutshmërisë së nenit 106, paragrafi 5, në pjesët “qëndrueshmëria financiare dhe kompensimet për punën e” dhe “përgatit planin financiar në të cilin përcakton lartësinë e kompensimeve”, si dhe të nenit 140, paragrafi 3, të Ligjit për Tokën Ndërtimore (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 15/15, 98/15, 193/15, 226/15, 31/16, 142/16 dhe 190/16 dhe “Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 275/19, 101/21, 153/23, 61/24, 224/24, 233/24, 87/25 dhe 51/26) |
| 28 | Iniciativë e parashtruar nga Igorço Toçev nga Shkupi, e dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Maqedonisë së Veriut, me numër U. nr. 174/2026, për inicimin e procedurës për vlerësimin e kushtetutshmërisë së nenit 76, paragrafi (1), në pjesën “përkatësisht qiramarrësi”, të Ligjit për Tokën Ndërtimore (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 15/15, 98/15, 193/15, 226/15, 31/16, 142/16 dhe 190/16 dhe “Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 275/19, 101/21, 153/23, 61/24, 224/24, 233/24, 87/25 dhe 51/26) |
| 29 | Ofertë nga noteri Ilham Ismani nga Shkupi për shitjen e pasurisë së paluajtshme të regjistruar në Fletëpronësinë nr. 13937, për KK Saraj, në PK nr. 11188/1, në vendin/rrugën e quajtur “Saraj” |
| 30 | Ofertë nga noteri Zafir Haxhi-Zafirov për pasurinë e paluajtshme të regjistruar në Fletëpronësinë nr. 152, në PK nr. 233, për KK Rakotincë, në vendin/rrugën e quajtur “Sello” |
| 31 | Ofertë nga noteri Lupço Jordanov nga Radovishi për shitjen e pasurisë së paluajtshme të regjistruar në Fletëpronësinë nr. 7395, për KK Radovish, në PK nr. 4390, në vendin/rrugën e quajtur “Geras Cunev” |
| 32 | Ofertë nga noteri Bashkim Ameti nga Shkupi për shitjen e pasurisë së paluajtshme të regjistruar në Fletëpronësinë nr. 6456, për KK Gjorçe Petrov 5 – Lepenec, në PK nr. 2697/1 dhe nr. 2697/2, në vendin/rrugën e quajtur “Sharplaninska” |
| 33 | Informacion për shkallën e realizimit të mjeteve për dotacione kapitale për projekte infrastrukturore në fushën e arsimit dhe shkencës për vitin 2024, deri më 31 maj 2026 |
| 34 | Raport tremujor për punën financiare të Ndërmarrjes Publike për Menaxhimin dhe Mbrojtjen e Zonës Shumëqëllimore “JASEN” – Shkup, për tremujorin e dytë të vitit 2026 |
| 35 | Plani i veprimit me masat dhe aktivitetet e planifikuara dhe të ndërmarra nga Fondi i Sigurimit Pensional dhe Invalidor i Maqedonisë së Veriut, sipas rekomandimeve të Revizorit të Autorizuar Shtetëror, të përfshira në Raportin përfundimtar për revizionin e kryer të raporteve financiare dhe revizionin e harmonizimit për vitin 2024 të Fondit të Sigurimit Pensional dhe Invalidor të Maqedonisë së Veriut |
| 36 | Raport për punën e Ndërmarrjes Publike për Menaxhimin e Kullotave – Shkup, për tremujorin e dytë, për periudhën nga 1 prilli 2026 deri më 30 qershor 2026 |
| 37 | Raport financiar i Shoqërisë për Ndërtimin, Menaxhimin dhe Dhënien me Qira të Sallës Shumëqëllimore BORIS TRAJKOVSKI SHPKNJP – Shkup, për periudhën nga 1 prilli 2026 deri më 30 qershor 2026 |
| 38 | Raport përfundimtar për revizionin e kryer të raporteve financiare dhe revizionin e harmonizimit për vitin 2024 të Shoqërisë për Organizimin e Lojërave të Fatit në Internet, Lotaria Shtetërore – 77 Bits SHPK, Manastir (Enti Shtetëror i Revizionit) |
| 39 | Raport përfundimtar për revizionin e kryer të raporteve financiare, së bashku me revizionin e harmonizimit për vitin 2024, të Shoqërisë për Organizimin e Lojërave të Fatit në Internet, Lotaria Shtetërore – Mozzart SHPK, Shkup (Enti Shtetëror i Revizionit) |
| 40 | Raport përfundimtar për revizionin e kryer të raporteve financiare, së bashku me revizionin e harmonizimit për vitin 2024, të Shoqërisë për Organizimin e Lojërave të Fatit në Internet, Lotaria Shtetërore – Vezuv SHPK, Shkup (Enti Shtetëror i Revizionit) |
| 41 | Ndryshimi dhe plotësimi i Planit financiar për vitin 2026 të Shoqërisë Aksionare “Agjencia Informative Mediatike” – Shkup, në pronësi shtetërore |
| 42 | Çështje kadrovike |
| 43 | Pyetje dhe propozime |
| - | Kërkesë për tërheqjen nga procedura parlamentare të Propozimligjit për ndryshimin e Ligjit për Sigurimin Vullnetar me Financim Kapital |
| - | Kërkesë nga DZZHTI për ndryshimin e konkluzionit P-78, nga mbledhja e 189-të e Qeverisë |