Ministër: Stefan Andonovski
Ministria për transformim digjital i kryen punët që kanë të bëjnë me:
- zhvillimin dhe promovimin e shoqërisë së informacionit;
 - zhvillimin teknologjik dhe kulturën teknologjike;
 - përgatitjen e dokumenteve strategjike në fushën e digjitalizimit;
 - organizimin dhe mbajtjen e trajnimeve për aftësitë digjitale;
 - sigurinë e rrjeteve dhe sistemeve të informacionit;
 - digjitalizimin e shërbimeve publike;
 - administrimin me bazë të integruar të të dhënave personale të popullsisë së Republikës dhe librat përkatëse për evidencë;
 - hartimin dhe mirëmbajtjen e regjistrit të sistemeve të informacionit dhe komunikimit dhe pajisjeve informatike brenda organeve të administratës shtetërore;
 - rrjetin e integruar të informacionit dhe komunikimit, bazat e të dhënave, ndërlidhjen dhe shkëmbimin e informacioneve, aspektet e sigurisë dhe zhvillimin e infrastrukturës së autoriteteve shtetërore, juridike dhe personave të tjerë të cilëve u është besuar me ligj ushtrimi i kompetencave publike;
 - monitorimin e gjendjeve me teknologjitë e informacionit dhe telekomunikacionit dhe vendosjen e standardeve ndërkombëtare;
 - telekomunikimet dhe infrastrukturën e telekomunikacionit;
 - radiodifuzionin dhe infrastrukturën e radiodifuzionit;
 - zbatimin e bashkëpunimit ndërkombëtar për çështjet në kompetencat e saj;
 - mbikqyrjen në kompetencat e saj dhe
 - kryen punë të tjera të përcaktuara me ligj.