Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Ministria e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale

Ministria e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale
 
 

 

Ministria e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale i kryen punët që kanë të bëjnë me:

  • energjetikën, politikën energjetike dhe planifikimin zhvillimor në fushën e energjisë elektrike, gazin natyror, naftën dhe derivateve të naftës, energjinë termike dhe ujërave termale, si dhe llojeve të tjera të energjisë dhe eksploatimin e tyre;

  • furnizimin me energji;

  • zbatimin e procedurave për përzgjedhjen dhe emërimin e organeve drejtuese, menaxhim dhe mbikëqyrje të personave juridikë nga fusha e energjisë në pronësi të plotë ose dominuese shtetërore;

  • strategjinë dhe politikën për sigurinë energjetike;

  • përdorimin racional të energjisë dhe efikasitetin e energjisë, burimet e rinovueshme të energjisë;

  • koordinimin e punës dhe realizimin e investimeve energjetike;

  • minierat, strategjinë dhe politikat për zhvillimin e minierave;

  • eksploatimin e burimeve minerale dhe burimeve gjeologjike;

  • kërkime gjeologjike dhe kërkime lidhur me eksploatimin e burimeve minerale;

  • zhvillimin e programit për punë kërkimore në fushën e kërkimeve bazë gjeologjike lidhur me përdorimin e qëndrueshëm të resurseve;

  • mbikëqyrjen nën juridiksionin e tij dhe

  • kryen punë të tjera të përcaktuara me ligj.

Në përbërje të Ministrisë së Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale është Byroja e Metrologjisë:

  • Byroja e Metrologjisë ka funksionin e personit juridik

Accessibility Menu